Qeveria spanjolle ka paguar 11 milionë dollarë për t’i shpëtuar tre gazetarë, që ishin duke u mbajtur peng nga xhihadistët e lidhur me grupit al-Qaeda, sipas një gazete turke.
The Telegraph shkruan se gazetarët Freelance, Antonio Pampliega, Jose Manuel Lopez dhe Anel Sastre u kthyen me aeroplan në Spanjë më 8 maj, pasi që ishin mbajtur peng nga fronti i al-Nusras për 10 muaj pas kidnapimit të tyre qershorin e kaluar në Aleppo të Sirisë, ku ishin duke raportuar, transmeton Gazeta Express.
Kur është pyetur për artikullin në gazetën turk “Yeni Safak”, ministri i Jashtëm në detyrë i Spanjës ka thënë se nuk mund të konfirmojë, por as ta mohojë se është paguar për lirimin e gazetarëve.
“Nuk jam në dijeni se bëhet fjalë për këtë rast,” tha Jose Manual Garcia Margallo, duke iu përgjigjur pyetjeve në Havana, ku një delegacion i qeverisë spanjolle është për vizitë zyrtare.