Spanja do të dërgojë një numër të vogël raketash për sistemet Patriot në Ukrainë, sipas gazetës El Pais, duke cituar burime të paidentifikuara. Spanja ka përjashtuar dërgimin e sistemeve të mbrojtjes ajrore në Ukrainë, por në vend të kësaj do të dërgojë raketa.
Spanja ka tre grupe Patriot, të cilat i bleu nga Gjermania në 2004 dhe 2014.
“Ne duhet të forcojmë angazhimin tonë ndaj Ukrainës,” tha një burim diplomatik spanjoll për gazetarët e huaj dje, të enjten.
Në fillim të këtij muaji, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky u tha vendeve anëtare të NATO-s se Kievit i duheshin të paktën shtatë sisteme Patriot ose sisteme të tjera të sofistikuara të mbrojtjes ajrore për të kundërshtuar sulmet ajrore ruse.
Në të njëjtën kohë, ai u bëri thirrje atyre të forcojnë ndihmën ushtarake që i japin Kievit.