Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

SPAK mbyll hetimet për inceneratorin e Elbasanit

2022/12/12 at 4:23 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 8 min
A A
Operacioni “Shpirti”, SPAK jep pretencën për 8 të pandehurit, sa vite burg kërkon

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka mbyllur hetimet për aferën e inceneratorëve për impiantin e Elbasanit, dhe ka çuar dosjen për gjykim në ngarkim të të pandehurve, Alqi Bllako, Lefter Koka, Stela Gugallja, Mirel Mërtiri, Klodian Zoto, Etleva Kondi, Jonida Zeqo, Pëllumb Abeshi, Bardhul Çabiri dhe Serafin Papa.


Ata akuzohen për veprat penale, “Shpërdorimi i detyrës”, “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”

Njoftimi i SPAK

Prokuroria Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë ka përfunduar hetimet për proçedimin penal nr.277 viti 2020, që bën fjalë për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës”, “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale” të parashikuara nga nenet 248, 245, 260 dhe neni 287, gërmat (a) dhe (b) të Kodit Penal, e kryer në rrethanën cilësuese “në bashkëpunim” sipas nenit 287, paragrafi (2) i Kodit Penal, në ngarkim të të pandehurve Lefter Koka, Alqi Bllako, Etleva Kondi, Jonida Zeqo, Pëllumb Abeshi, Bardhul Çabiri, Serafin Papa, Mirel Mërtiri, Klodian Zoto, Stela Gugallja, shoqëria “Albtek Energy” sh.p.k dhe shoqëria “Integrated Technology Services” sh.p.k.

Objekti i hetimeve të këtij proçedimi penal kanë qënë veprimet e kryera për proçedurën e ndjekur për lidhjen e kontratës së konçensionit me objekt “Ndërtimin dhe administrimin e impiantit të trajtimit të mbetjeve urbane të Qarkut Elbasan, për prodhimin e energjisë”, si dhe veprimet e kryera në fazën e zbatimit të kësaj kontrate konçensioni, kontratë e cila është lidhur midis Ministrisësë Mjedisit dhe shoqërisë tregtare “Albtek Energy” sh.p.k.

Në përfundim të hetimeve paraprake në ngarkim të të pandehurve të mësipërm, janë mbledhur provat e nevojshme dhe është provuar fakti se janë konsumuar disa vepra penale, më konkretisht:

Së pari, nga hetimet e kryera është provuar se në proçedurën e dhënies së konçensionit dhe në lidhjen e kontratës me objekt “Ndërtimin dhe administrimin e impiantit të trajtimit të mbetjeve urbane të Qarkut Elbasan, për prodhimin e energjisë”, nuk janë kryer të plota veprimet përgatitore për dhënien e konçensionit, në kundërshtim me nenin 16 të ligjit nr.125/2013 “Për konçensionet dhe partneritetin publik privat”, në kundërshtim me nenet 5, 6, 7, 8, 13, 14/1, 26 të V.K.M nr.575, datë 10.07.2013 “Për miratimin e rregullave për vlerësimin dhe dhënien me konçension/partneritet publik privat”, me kreun II, pika 2/c, të V.K.M-së nr.1, datë 10.01.2007 “Për miratimin e rregullave të prokurimit publik”, tëndryshuar.

Së dyti, nga hetimet është provuar gjithashtu fakti se nuk është është zbatuar proçedura e rregullt ligjore lidhur me llojin e proçedurës që është përdorur për dhënien e konçensionit, në kundërshtim me parashikimet e nenit 22 të ligjit nr.125/2013 “Për konçensionet dhe partneritetin publik privat”, në kundërshtim me dokumentet standarte të tenderit të zbatueshme për konçensionet, në kundërshtim edhe me sygjerimet e Ministrisë së Financave dhe Agjensisë së Prokurimit Publik. Në rastin konkret, në proçedurën e ndjekur për dhënien e konçensionit dhe lidhjen e kontratës me shoqërinë “Albtek Energy” sh.p.k, është ndjekur proçedura “me negocim, pa shpallje paraprake të njoftimit”, e rregulluar nga neni 33 e vijues të ligjit nr.9643, datë 20.11.2006 “Për prokurimin publik”, të ndryshuar. Proçedura e ndjekur për dhënien e konçensionit “me negocim, pa shpallje paraprake të njoftimit”, nuk është një nga proçedurat e parashikuara në nenin 22 të ligjit nr.125/2013, ku parashikohet se për dhënien e konçensionit munden të përdoren vetëm një nga tre proçedurat: i) proçedura e hapur; ii) proçedura e kufizuar; ose iii) proçedura me negocim, me shpallje paraprake të njoftimit të kontratës.

Veprimet dhe mosveprimet e mësipërme në kundërshtim me ligjindhe aktet nënligjore, përbëjnë mospërmbushje të rregullt të detyrës, kanë dëmtuar interesat e ligjshme të shtetit, si dhe i kanë sjellë personit juridik “Albtek Energy” sh.p.k përfitime materiale të padrejta, pasi ka përfituar në kundërshtim me ligjin kontratën e konçensionit për ndërtimin e impiantit të trajtimit të mbetjeveurbane dhe prodhimin e energjisë.

Lidhur me këto dy momente, i pandehuri Lefter Koka në cilësinë e ish Ministrit të Mjedisit, i pandehuri Alqi Bllako në cilësinë e ish Sekretarit të Përgjithshëm në Ministrinë e Mjedisit, i dhe të pandehurit Pëllumb Abeshi, Bardhul Çabiri, Serafin Papa, Etleva Kondi dhe Jonida Zeqo, janë akuzuar se kanë kryer veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, të kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga nenet 248 dhe 25 të Kodit Penal.

Së treti, në përfundim të hetimeve paraprake janë mbledhur provat e nevojshme dhe është provuar fakti se nga shoqëritë tregtare“Albtek Energy” sh.p.k (shoqëria që ka përfituar konçensionin)dhe “Integrated Technology Services” sh.p.k (shoqëria që ka zbatuar punimet për ndërtimin e objektit të konçensionit) janë pranuar fatura tatimore shitje dhe janë paguar detyrimet financiare për këto fatura tatimore për disa shoqëri tregtare të tjera, për punime që në të vërtetë nuk janë kryer nga këto shoqëri tregtare. Shuma totale e faturave tatimore për punime të papaguara është në vlerën 331,920,918 lekë, ndërsa shumat monetare që janë paguar për shlyerjen e këtyre faturave tatimore është në vlerën 329,475,608 lekë.

Gjatë hetimeve paraprake për këtë proçedim penal janë mbledhur dhe janë siguruar provat e nevojshme që provojnë faktin se i pandehuri Lefter Koka, në cilësinë e ish Ministrit të Mjedisit, nga shuma monetare që janë paguar nga shoqëritë “Albtek Energy” sh.p.k dhe “Integrated Technology Services” sh.p.k, ka përfituar shumën monetare prej 308,210,941 lekë, e cila përbën një përfitim material të parregullt, që është marrë në këmbim të favorizimit të padrejtë të shoqërisë “Albtek Energy” sh.p.k në zhvillimin e proçedurës së dhënies së konçensionit dhe në lidhjen e kontratës së konçensionit me objekt “Ndërtimin dhe administrimin e impiantit të trajtimit të mbetjeve urbane të Qarkut Elbasan, për prodhimin e energjisë”.

E pandehura Stela Gugalla në cilësinë e ortakut të vetëm dhe administratorit të shoqërisë “Albtek Energy” sh.p.k, i pandehuri Klodian Zoto në cilësinë e ortakut të vetëm dhe administratorit të shoqërisë “Integrated Technology Services” sh.p.k, si dhe i pandehuri Mirel Mërtiri në cilësinë e pronarit faktit të shoqërisë“Albtek Energy” sh.p.k, në bashkëpunim me njëri tjetrin dhe nëbashkëpunim me të pandehurin Lefter Koka, kanë përdorur njëskemë fiktive të kryerjes së pagesave, të realizuar nëpërmjet dy shoqërive tregtare respektive, për të mbuluar dhe për të fshehur natyrën e vërtetë të origjinës së paligjshme të shumave monetare, natyrën e vërtetë të transferimit dhe të zhvendosjes së tyre, të cilat në të vërtetë përbëjnë “përftim të parregullt” si rrjedhim edhe produkt të veprës penale të korrupsionit.

I pandehuri Lefter Koka, në cilësinë e ish Ministrit të Mjedisit, ka kërkuar, ka pranuar dhe ka marrë nga shoqëritë tregtare “Albtek Energy” sh.p.k dhe “Integrated Technology Services” sh.p.k, që janë përfitueset e kontratës së konçensionit, përfitimet e parregullta monetare, në mënyrë të tërthortë, nëpërmjet krijimit të një skemefiktive për kryerjen e punimeve në shoqërinë konçensionare, duke përdorur disa shoqëri tregtare të tjera të kontrolluara në mënyrë të tërthortë prej tij, të kontrolluara prej personave familjarë të tij, si dhe të kontrolluara prej subjekteve tregtare në zotërim të tij. Marrja e përfitimeve është realizuar nëpërmjet skemës fiktive të kryerjes së punimeve dhe të kryerjes së pagesave, për të mbuluar dhe për të fshehur natyrën e vërtetë të origjinës së paligjshme të shumave monetare, natyrën e vërtetë të transferimit dhe të zhvendosjes së tyre, të cilat në të vërtetë përbëjnë “përftim të parregullt” si rrjedhim edhe produkt të veprës penale të korrupsionit.

Për veprimet e mësipërme, të pandehurit Mirel Mërtiri, Stela Gugallja dhe Klodian Zoto janë akuzuar se kanë kryer veprat penale “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim, si dhe “Pastrimi iprodukteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale” , kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga nenet 245 e 25 dhe 287/2 iKodit Penal. Ndërsa, i pandehuri Leftër Koka është akuzuar se ka kryer edhe veprat penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, si dhe “Pastrimi iprodukteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale” , kryer në bashkëpunim, të parashikuara nga nenet 260 dhe 287/2 të Kodit Penal.

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit tëOrganizuar Tiranë ka përfunduar hetimet paraprake për të pandehurit Lefter Koka, Alqi Bllako, Etleva Kondi, Jonida Zeqo, Pëllumb Abeshi, Bardhul Çabiri, Serafin Papa, Mirel Mërtiri, Klodian Zoto, Stela Gugallja, shoqëria “Albtek Energy” sh.p.k, si dhe shoqëria “Integrated Technology Services” sh.p.k dhe ka paraqitur në datë 09.12.2022 në Gjykatën e Posaçme të Shkallës sëParë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar kërkesën për dërgimin e çështjes në gjyq.

Ndërkohë, për pretendimet të tjera të paraqitura nga kallëzuesit nëkëtë proçedim penal dhe për fakte dhe episode të tjera që kanërezultuar gjatë veprimeve hetimore të kryera në këtë proçedim penal, është vendosur ndarja e çështjes penale dhe vazhdojnë tëjenë ende në fazën e hetimeve paraprake. Konkretisht, ështëvendosur ndarja e çështjes penale për këto rrethana:

– Rrethanat dhe faktet që lidhen me pretendimet se janë kryer veprime në kundërshtim me ligjin në proçedurën e kalimit per miratim në Këshillin e Ministrave të projekt vendimit tëpropozuar nga Ministria e Mjedisit mbi bazën e të cilit ështëmiratuar më pas V.K.M nr.907, datë 17.12.2014 që ka miratuar sigurimin e financimit të nevojshem të kontratës sëkonçensionit;

– Rrethanat dhe faktet që lidhen me pretendimet se funksionarët e Ministrisë së Industrisë dhe Energjisë, Ministrisë së ZhvillimitEkonomik dhe Sipërmarrjes, Ministrisë së Drejtësisë, nëkundërshtim me ligjin kanë kthyer përgjigje pozitive ndaj Ministrisë së Mjedisit lidhur me zbatimin e proçedurës “negocim pa shpallje”, duke përfshirë edhe provat dhe dokumentet që janë gjetur dhe janë nxjerrë nga kompjuterat e sekuestruara në banesën e të pandehurit Klodian Zoto;

– Rrethanat dhe faktet që lidhen me pretendimet se ka pasur mungesë kontrolli në zbatimin e kontratës konçensionare, si dhe rrethanat që lidhen me pretendimet se është dhënë nëkundërshtim me ligjin miratimi për prodhimin e energjisë për shoqërinë “Albtek Energy” sh.p.k me vendimin nr.792, datë09.11.2016 për një afat prej 25 vjet;

– Rrethanat dhe faktet që lidhen me personat e tjerë nën hetim, persona fizikë dhe personat juridikë, apo bashkëpunëtorë tëtjerë të mundshëm, të cilët dyshohet se kanë bashkëpunuar me të pandehurit e mësipërm në kryerjen e veprës penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisëkriminale”, të parashikuar nga neni 287/2 i Kodit Penal;

– Rrethanat dhe faktet që lidhen me pretendimet se nga shoqëritëtregtare “Albtek Energy” sh.p.k dhe “Integrated Technology Services” sh.p.k, në bashkëpunim me subjekte të tjera tregtare, është kryer fshehje e të ardhurave dhe shmangie nga taksat dhe tatimet, duke mos kryer deklarime të sakta para organeve tatimore;

– Rrethanat dhe faktet që lidhen që lidhen me punonjës të tjerë nëMinistrinë e Mjedisit, për të cilët dyshohet se mundet të kenëbashkëpunuar në kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës” të parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal;

– Rrethanat dhe faktet që lidhen me dyshimet se janë kryer veprime në kundërshtim me ligjin në zhvillimin e proçedurës së prokurimit me objekt “Mbyllja e vënddepozitimit ekzistues të mbetjeve të ngurta EKO-Park, Durrës”, me fond limit 1,684,288,721 lekë, si dhe në fazën e ekzekutimit të kësaj kontrate dhe transanksionet e mëvonshme që janë kryer lidhur me fondet e përfituara nëpërmjet kësaj kontrate prokurimi.

Për faktet dhe rrethanat për të cilët është vendosur ndarja e çështjes penale, hetimet paraprake janë në vazhdim e sipër dhe ende nuk kanë përfunduar. Në përfundim të hetimeve paraprake do të informohet publiku për mënyrën e përfundimit të tyre.

Sqarim: Kërkesa për gjykim është pjesë e ushtrimit të ndjekjes penale. Gjithkush prezumohet i pafajshëm derisa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim të formës së prerë



Ju sugjerojmë

Aksi Rrogozhinë-Bradashesh me 65 tabela rrugore, Qato shpjegon pse ka ndodhur kjo
-U tha në Opinion

Aksi Rrogozhinë-Bradashesh me 65 tabela rrugore, Qato shpjegon pse ka ndodhur kjo

18 Qershor, 2025 11:15 pm
Eksperti i ARRSH-së në Opinion:Si aksi Elbasan-Rrogozhinë,nuk ka asnjë rrugë në botë
-U tha në Opinion

Eksperti i ARRSH-së në Opinion:Si aksi Elbasan-Rrogozhinë,nuk ka asnjë rrugë në botë

18 Qershor, 2025 11:04 pm
Opinion – A rrezikohet Shqipëria pas konfilktit Izrael – Iran? – 18 Qershor 2025
Emisionet

Opinion – A rrezikohet Shqipëria pas konfilktit Izrael – Iran? – 18 Qershor 2025

18 Qershor, 2025 10:48 pm
Lufta Iran-Izrael, Zekthi: Eliminimi i Khameneit vetëm nëse…
-U tha në Opinion

Lufta Iran-Izrael, Zekthi: Eliminimi i Khameneit vetëm nëse…

18 Qershor, 2025 10:42 pm
Konfliktet në Lindjen e Mesme, Zekthi zbulon se çfarë mund t’i ndodhë Shqipërisë
-U tha në Opinion

Konfliktet në Lindjen e Mesme, Zekthi zbulon se çfarë mund t’i ndodhë Shqipërisë

18 Qershor, 2025 10:37 pm
“Kanë kapitulluar”, Trump: SHBA do të ndalojnë bombardimet kundër Huthëve në Jemen
Bota

Trump: Përfaqësuesit iranianë duan të vijnë në Shtëpinë e Bardhë

18 Qershor, 2025 10:22 pm
A mund ta çaktivizojë programin bërthamor të Iranit një sulm ndaj impiantit Fordov?
Bota

A mund ta çaktivizojë programin bërthamor të Iranit një sulm ndaj impiantit Fordov?

18 Qershor, 2025 10:13 pm
Trump bisedë telefonike me Netanyahu, ja çfarë biseduan dy liderët
Bota

Përplasja me Iranin, Netanyahu falënderon Trump për mbështetjen: Një mik i madh!

18 Qershor, 2025 9:37 pm
Vaji i rrezikshëm i ullirit, caktohet masa e sigurisë për shitësin
Aktualitet

Vaji i rrezikshëm i ullirit, caktohet masa e sigurisë për shitësin

18 Qershor, 2025 9:28 pm
Irani: Nisëm raketa balistike super të rënda drejt Izraelit
Bota

Irani: Nisëm raketa balistike super të rënda drejt Izraelit

18 Qershor, 2025 9:21 pm
Para
“Gënjyen për të mbrojtur vëllain tim”, Harry sulmon familjen mbretërore

"Gënjyen për të mbrojtur vëllain tim", Harry sulmon familjen mbretërore

Sekuestrohen mbi 2 milion euro pasuri të bashkëshortes së Admir Muratajt

Sekuestrohen mbi 2 milion euro pasuri të bashkëshortes së Admir Muratajt

Mbreti Charles III publikon kartolinën e parë të Krishtlindjeve në mbretërimin e tij

Mbreti Charles III publikon kartolinën e parë të Krishtlindjeve në mbretërimin e tij
















TE FUNDIT

Aksi Rrogozhinë-Bradashesh me 65 tabela rrugore, Qato shpjegon pse ka ndodhur kjo

Aksi Rrogozhinë-Bradashesh me 65 tabela rrugore, Qato shpjegon pse ka ndodhur kjo
18 Qershor, 2025

Qarkullimi rrugor në Shqipëri duket se ka një problem të përhershëm gjatë vitit, të shtuar gjatë sezonit veror me bllokimin...

Lexo më shumë

Eksperti i ARRSH-së në Opinion:Si aksi Elbasan-Rrogozhinë,nuk ka asnjë rrugë në botë

Eksperti i ARRSH-së në Opinion:Si aksi Elbasan-Rrogozhinë,nuk ka asnjë rrugë në botë
18 Qershor, 2025

Trafiku është kthyer në tmerrin e të gjithë drejtuesve të automjeteve në Shqipëri. Marrë shkak nga sinjalistika e tepruar dhe...

Lexo më shumë

Opinion – A rrezikohet Shqipëria pas konfilktit Izrael – Iran? – 18 Qershor 2025

Opinion – A rrezikohet Shqipëria pas konfilktit Izrael – Iran? – 18 Qershor 2025
18 Qershor, 2025

Mbrëmjen e kësaj të mërkure në emisionin Opinion ishte i ftuar analisti Fitim Zekthi, i cili foli rreth konfliktit Iran-Izrael...

Lexo më shumë

Lufta Iran-Izrael, Zekthi: Eliminimi i Khameneit vetëm nëse…

Lufta Iran-Izrael, Zekthi: Eliminimi i Khameneit vetëm nëse…
18 Qershor, 2025

Konfliktet në Lindjen e Mesme vijojnë të shkaktojnë frikë dhe kaos. Duke folur lidhur me këtë situatë dhe rrezikun e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com