Ditën e nesërme në orën 15:00 do të shpallet vendimi për ndryshimin e masës së sigurisë ndaj Sali Berishës, nga ‘’detyrim paraqitje’’ në ‘’arrest shtëpie’’.
Kërkesa për ashpërsimin e masës së sigurisë ndaj Berishës erdhi pasi ky i fundit kundërshtoi masat e mëparshme të GJKKO.
Ndaj tij janë vendosur masat ‘’detyrimit për paraqitje’’ dhe ‘’ndalim të daljes jashtë shtetit’’.
Berisha ka mohuar akuzat dhe ka deklaruar në vazhdimësi se procesi kundër tij është porositur nga kundërshtari politik, kryeministri Edi Rama.
Kujtojmë se kërkesa e SPAK mbërriti në gjykatë të shtunën, pas marrjes së autorizimit nga Kuvendi i Shqipërisë për heqjen e imunitetit të deputetit Sali Berisha.