Aktualitet

SPAK: 4 mln € për punë të pakryera, zv.presidenti i FSHF miratoi situacionet



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:01 - 16/11/22 |
Opi Nion

Prokuroria e Posaçme ka dhënë detaje zyrtare duke zbardhur akuzat për biznesmenin dhe zëvendëspresidentin e FSHF-së, Arben Dervishaj, i cili u arrestua në cilësinë e mbikëqyrësit të punimeve të shoqërisë koncesionare “Integrated Technology Waste Treatment Fier”.

Sipas SPAK, Dervishaj ka miratuar situacione për punime fiktive të shoqërisë koncesionare, për shërbime që nuk janë kryer ku në sajë të mashtrimit janë siguruar përfitime për shoqërinë koncesionare “Integrated Technology Ëaste Treatment Fier” sh.p.k, në vlerën katër milion Euro.

Po ashtu, Dervishaj ka përfituar nga Klodian Zoto, aksioner kryesor i shoqërisë koncesionare “Integrated Technology Waste Treatment Fier” sh.p.k, udhëtime private jashtë shtetit, bileta avioni, qëndrim në hotele dhe të bileta të ndeshjeve të futbollit në stadium në Itali.

“Shtetasi Arben Dervishaj, në cilësinë e mbikëqyrësit të punimeve të shoqërisë koncesionare “Integrated Technology Ëaste Treatment Fier” sh.p.k., ka miratuar dhe më pas pasyqyruar/dorëzuar pranë Autoritetit Kontraktor, Ministrisë së Mjedisit/Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, situacione për punime fiktive të shoqërisë koncesionare, për shërbime që nuk janë kryer dhe pajisje që nuk janë realizuar në zbatim të kontratës koncesionare, ku në sajë të mashtrimit janë siguruar përfitime për shoqërinë koncesionare “Integrated Technology Ëaste Treatment Fier” sh.p.k, në vlerën 4,000,000 (katër milion) Euro, veprime në kundërshtim me ligjin  nr. 8402, datë 10.9.1998 “Për kontrollin dhe disiplinimin e punimeve të ndërtimit”, i ndryshuar, si dhe Udhëzimin e Këshillit të Ministrave, nr.3, datë 15.02.2001, “Për mbikëqyrjen dhe kolaudimin e punimeve të ndërtimit”, i ndryshuar.

Gjithashtu, shtetasi Arben Dervishaj, në cilësinë e mbikëqyrësit të punimeve të shoqërisë koncesionare “Integrated Technology Ëaste Treatment Fier” sh.p.k, ka marrë përfitime të parregullta  nga shtetasi Klodian Zoto, aksioner kryesor i shoqërisë koncesionare “Integrated Technology Ëaste Treatment Fier” sh.p.k, që kanë konsistuar në përfitime të vlerës së udhëtimeve të tij private për jashtë shtetit, biletave të avionit, qëndrimit në hotele dhe të biletave të ndeshjeve të futbollit në stadium në Itali”-bën me dije SPAK.

Pas