Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ekskluzive/ Spaho: Protesta edhe në rrethe. Ja marrëdhënia me Parlamentin

2016/03/29 at 3:52 PM
në Aktualitet, Te Fundit, Unë shkruaj
Kohë leximi: 4 min
A A
Ekskluzive/ Spaho: Protesta edhe në rrethe. Ja marrëdhënia me Parlamentin

TIRANE- Numri Dy i Partisë Demokratike, njëherësh n/kryetar i Kuvendit, Edmond Spaho në një intervistë për Opinion.al ka sqaruar aksionin opozitar në ditët në vijim. Intervista merr shkas nga protesta e djeshme tek parku i Liqenit dhe ngjarjet që e pasuan. Spaho thotë se protestat do të shtrihen edhe në rrethe. Për kryeqytetin ai tha se do të krijohet Aleanca për Tiranën për të ndalur betonizimin e qytetit. Spaho ka folur edhe për Strazimirin, Reformën në Drejtësi dhe marrëdhëniet e opozitës me Parlamentin.


 Pamë dje një protestë paksa radikale nga ana e opozitës, ku u angazhuan edhe shumë deputetë të PD kundër parkut të lojërave tek Liqeni. Pati të lënduar dhe të arrestuar. Cili do të jetë aksioni opozitar i radhës?

Nuk është hera e parë që opozita proteston për ndërtimet që po bëhen tek parku i liqenit artificial madje deputete të saj ka pasur edhe në protestat e mëpareshme. E veçanta e ditës së djeshme ishte ashpërsia e forcave të rendit të Ministrise së Brendshme dhe Policisë Bashkiake të cilat në kundërshtim me sa parasheh ligji në të tilla raste kishin ardhur me trupa të armatosura dhe të paidentifikueshme.

Për më keq, pas protestes u arrestuan mjaft përkrahës të opozitës nga policë të mbuluar me maska të cilët në disa raste nuk përdoren mjetet e policisë për të marrë të arrestuarit por ambulanca dhe mjete të tjera.

Të krijohej përshtypja sikur ishe në ndonje vend të Amerikes Latine në vitet shtatedhjetë të shekullit të kaluar.

Pavareisht dhunës së ushtruar opozita do të vazhdojë të kontestoje ndërtimet tek Liqeni me të gjitha mjetet ligjore në dispozicion përfshire protestat sikurse ka vepruar deri më sot.

Janë paditur në prokurori  9 deputetë të opozites nga Policia e Tiranës me një sërë akuzash, më të rendat për Strazimirin dhe Nokën. A keni një koment për këtë. A ishte pa leje protesta e djeshme tek Liqeni?

Tashme kemi bërë kallëzim penal për Drejtorin e Policisë së Tiranes dhe atë të Policisë Bashkiake për veprimet dhe urdhërat që kanë dhënë dje. Veprimet e opozitës kanë qenë në përputhje me objektivin për të mos lejuar vazhdimin e punimeve në atë zonë. Policia tejkaloi kompetencat dhe u soll në mënyrë barbare me qytetarët.

Nuk është aspak e vërtetë që protesta ishte pa leje. Asnjëherë Partia Demokratike nuk ka organizuar protesta pa leje. Për protesten e djeshme janë njoftuar me shkrim një ditë para protestes Drejtoria e Policisë së Tiranës dhe Bashkia e Tiranes sikurse e kerkon ligji per protestat dhe tubimet. Kush thotë të kundërtën gënjejn dhe nuk e ka për herë të parë.

Pra a do të ketë ditët në vijim protesta dhe a do të jenë ato vetëm për parkun e Liqenit?

Protesta do të ketë për parkun e liqenit dhe për çështje të tjera të cilat janë shqetësim i gjithë qytetarëve të vendit. Do të kombinojmë protestat lokale me ato kombëtare. Kemi marre inisiativen të krijojmë Aleancën për Tiranën ku do ftojmë të bëhen pjesë të gjithë ata të cilët dësherojnë dhe kanë vullnet të mbrojnë qytetin nga betonizimi.

Nuk është vetëm parku tek liqeni por janë edhe 15 pika të tjera të cilat synohet të betonizohen nën maskën që “po punojmë”, “po e bëjmë qytetin më të bukur e më të jetueshëm” por në fakt po veprojnë tërësisht në të kundërt të atyre që premtuan në zgjedhjet e fundit vendore.

Pati një moment që mori një diskutim të gjerë, një foto e Strazimirit me pistoletë…Në fakt a kishte deputeti juaj pistoletë pa leje? A e cënon opozitën “rasti Strazimiri” a nuk do ishte më mirë distancimi, kur JU  jeni vënë në ballë të kauzës për dekriminalizimin e Parlamentit?

Kjo çështje është sqaruar disa here nga deputeti Strazimiri dhe përfaqësues të Partise Demokratike. Nuk ka pasur pistolete as me leje dhe as pa leje. Zhurma rreth kesaj çështje bëhet për të tërhequr vemendjen nga sjellja brutale e policisë si dhe për të hequr paralele që nuk mund të hiqen me procesin e dekriminalizimit i cili penalizon shumë përfaqesues të Partise Socialiste.

Po me reformën në drejtësi çfarë do të bëhet? Sipas mazhorancës po vini kushte që nuk kanë lidhje me drejtësinë?

 Nëse zbatimi i Kushtetutes dhe vendimeve të Gjykatës Kushtetuese nuk ka të bejë me drejtesine kjo tregon mjerimin ku ka rënë maxhoranca. Kushtetuta dhe Gjykata Kushtetuese janë institucionet më të larta të sistemit të drejtësise. Respektimi i Kushtetutës dhe zbatimi i vendimeve të Gjykates Kushtetuese është i detyrueshem dhe pa ekuivok.

 Dhe e fundit…si do të vazhdojë marrëdhënia e opozitës me Parlamentin? Pra çfarë qendrimi do mbani të enjten në seancë? 

 Do të vazhdojë të mbetet kjo marredhenie deri sa maxhoranca te kuptojë se duhet të sillet si force politike serioze duke respektuar deri në germën e fundit marrëveshjen që kemi nenshkruar ne dhjetor te vitit 2014 për dekriminalizimin, zbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese si dhe veprimtarinë e komisioneve hetimore parlamentare.

Z. Spaho, faleminderit që pranuat këtë intervistë për Opinion.al.

Intervistoi: Riviera Dedaj



Ju sugjerojmë

Lumturia, Hasimja tregon përjetimin e ditës kur u bë baba
-U tha në Opinion

Lumturia, Hasimja tregon përjetimin e ditës kur u bë baba

9 Qershor, 2025 10:48 pm
“O trëndafil, ilaç im…”, avokatja i merr 3800 euro e zhduket pa nam e nishan
Aktualitet

“O trëndafil, ilaç im…”, avokatja i merr 3800 euro e zhduket pa nam e nishan

9 Qershor, 2025 10:27 pm
Federata Serbe: Vlerësojmë mikpritjen e FSHF, jo sjelljen e tifozëve
Sport

Federata Serbe: Vlerësojmë mikpritjen e FSHF, jo sjelljen e tifozëve

9 Qershor, 2025 9:46 pm
Çfarë i shkaktoi protestat në Los Angeles?
Bota

Çfarë i shkaktoi protestat në Los Angeles?

9 Qershor, 2025 9:22 pm
Kuvendi/ PS dhe PD nuk ranë dakord për kalendarin e punimeve në javët e mbetura
Politikë

Kuvendi/ PS dhe PD nuk ranë dakord për kalendarin e punimeve në javët e mbetura

9 Qershor, 2025 8:48 pm
“Është java më e rëndësishme e vitit”, Meri Shehu: Fati ndryshon duart!
-Jetë dhe Stil

“Është java më e rëndësishme e vitit”, Meri Shehu: Fati ndryshon duart!

9 Qershor, 2025 8:31 pm
Itali/ Dështojnë referendumet, shumica e qytetarëve e bojkotuan
Bota

Itali/ Dështojnë referendumet, shumica e qytetarëve e bojkotuan

9 Qershor, 2025 8:27 pm
Kosova përuron një stacion policor afër kufirit me Serbinë
Rajoni

Kosova përuron një stacion policor afër kufirit me Serbinë

9 Qershor, 2025 8:06 pm
Shefi i NATO: Evropa duhet të rrisë shpenzimet për mbrojtjen
Bota

Shefi i NATO-s bën thirrje për forcim 400 për qind të mbrojtjes ajrore

9 Qershor, 2025 7:53 pm
“Do ta marrim”, Trump nuk heq dorë nga “aneksimi” i Groenlandës
Bota

Trump sulmon guvernatorin e Kalifornisë: Pa mua janë asgjë

9 Qershor, 2025 7:41 pm
Para
Video/ Vrasja e Zyra Hidës nisin hetimet

Video/ Vrasja e Zyra Hidës nisin hetimet

Ngërç në reformën e Drejtësisë

Ngërç në reformën e Drejtësisë

Kapet korrieri shqiptar me 3 kg heroinë

Kapet korrieri shqiptar me 3 kg heroinë

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Lumturia, Hasimja tregon përjetimin e ditës kur u bë baba

Lumturia, Hasimja tregon përjetimin e ditës kur u bë baba
9 Qershor, 2025

Padyshim, momenti më i lumtur për çdo njeri, është ai kur bëhet prind. Ermal Hasimja ndau sonte në “Opinion” pikërisht...

Lexo më shumë

“O trëndafil, ilaç im…”, avokatja i merr 3800 euro e zhduket pa nam e nishan

“O trëndafil, ilaç im…”, avokatja i merr 3800 euro e zhduket pa nam e nishan
9 Qershor, 2025

Në shkurt të këtij viti, emisioni “Stop” transmetoi një problematikë nga Lushnja. Bexhet Vrapi, tregoi se kunati i tij, që...

Lexo më shumë

Federata Serbe: Vlerësojmë mikpritjen e FSHF, jo sjelljen e tifozëve

Federata Serbe: Vlerësojmë mikpritjen e FSHF, jo sjelljen e tifozëve
9 Qershor, 2025

Dy ditë pas ndeshjes në Shqipëri që përfundoi pa gola, Federata Serbe e Futbollit ka publikuar një deklaratë për ditët...

Lexo më shumë

Çfarë i shkaktoi protestat në Los Angeles?

Çfarë i shkaktoi protestat në Los Angeles?
9 Qershor, 2025

Protestat filluan të premten pasi u zbulua se oficerët e Zbatimit të Doganave të Imigracionit (ICE) po kryenin bastisje në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com