Aktualitet

Spaho i përmend gjyshin, Balluku: Më ke hyrë në shtëpi, jam krenare për mbiemrin që mbaj



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:09 - 24/11/22 |
Opi Nion

Zv.kryeministrja Belinda Balluku ka shkëmbyer replika në kuvend me deputetin e PD Edmond Spaho, lidhur me projektin e portit të Durrësit.

Ndërsa Spaho i është referuar si Bela, Balluku i është drejtuar shkurtimisht si Mondi, ndërsa nuk ministrja ka reaguar ashpër lidhur me faktin që për të disatën herë, në kuvend përmendet gjyshi i saj.

Pjesë nga fjala e Ballukut

Meqë më thirre Bela, po të them Mondi.  I dashur Mondi, u bë hera e disatë që më përmend gjyshin. Qetësohu, merr frymë thellë.

Më dëgjo me vëmendje se ke hyrë në familjen time. Më  ke hyrë në shtëpi. Nuk jam ngatërruar me familjen tënde, as me fëmijët e tu. Qetësohu se nuk të bën mirë, edhe ngjyra që merr është e rrezikshme. Bëhesh lejla dhe ke tension të lartë.

Unë të dashur opozitarë jam krenare për mbiemrin që mbaj sepse sot edhe kësaj dite njerëzit e respektojnë familjen time. Nuk më prekni fare tek kjo pjesë. Ka filluar edhe babai im të fitojë imunitet. Familja ime është ndër më të nderuarat në Tiranë e gëzon sot e kësaj dite respekt.

Pas