Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Qeveria nuk i ka votat, shtyhet votimi i Demarkacionit. VV: Fituam!

2016/09/01 at 2:30 PM
në Aktualitet, Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Qeveria nuk i ka votat, shtyhet votimi i Demarkacionit. VV: Fituam!

Parlamenti i Kosovës nuk arriti të fusë sot në votim pr/ligjin e shumëdebatuar për ndarjen e kufirit me Malin e Zi, ose siç njihet ndryshe Demarkacioni. Në seancën e sotme plenare thirrur në kushtet e urgjencës pasi sesioni nis në mes të shtatorit, Demarkacioni u hoq nga rendi i ditës. Qeveria nuk i bëri dot votat për ta votuar draftin pasi Lista Serbe njoftoi se nuk do të shkonte në seancë. Edhe disa deputetë të tjerë në radhët e mazhorancës duket se nuk do ta votonin ndarjen e kufirit.


Pas vendimit për tërheqjen e Ligjit për Demarkacion nga seanca e sotme e Kuvendit, protestuesit janë shpërndarë duke brohoritur në shenjë fitoreje.

Opozita

Kryetari i partisë Nisma për Kosovën, Fatmir Limaj nuk është pajtuar me konstatimet e qeverisë dhe kryeministrit Isa Mustafa se tërheqja e ratifikimit të Demarkacionit ndërlidhet me presionet politike të opozitës. Limaj ka thënë se qeveria duhet ta pranoj se tërheqja e ratifikimit lidhet me mungesën e Listës Serbe në Kuvend dhe votave te koalicionit për ratifikimin e marrëveshjes. Në fund, Limaj ka ftuar qeverinë që të ulet me të gjitha subjektet relevante politike dhe të rifillojë procesi i shënjimit të vijës kufitare me Malin e Zi.

Ndërsa Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj u shpreh: “Kundërshtimi politik e qytetar, për tash e një vit, duke përfshirë protestat, peticionin e mbi 200 mijë qytetarëve, gazin në Kuvend dhe plot aktivitete opozitare e qytetare, e kanë dhënë efektin e vet dhe sot një numër i mjaftueshëm i deputetëve e kanë kuptuar se marrëveshja është gabim, dhe prandaj vota e tyre do të jetë kundër”.

Qeveria 

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që të tërheq nga rendi i ditës Projektligjin për ratifikimin e Marrëveshjes për Demarkacionin e kufirit me Malin e Zi. Lajmi u bë i ditur rreth një orë pasi kishte nisur seanca që u karakterizua nga debatet.

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa tha se vendimi lidhet me situatën e tensionuar. “Tërheqja nuk nënkupton se ne do ta rishqyrtojmë apo rinegociojmë marrëveshjen, por do ta shqyrtojmë momentin kur do ta procedojmë sërish”, ka deklaruar Kryeministri Mustafa.

Parlamenti

Seanca e sotme e Kuvendit të Kosovës ka filluar me rreth dy orë vonesë. Ajo u thirr në orën 11:30 por arriti në nisë punimet në 13:30. Replikat kryesisht ishin rreth aferës së përgjimeve të njohur si “Pronto II” dhe arrestimeve të fundit të gjashtë aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje nën dyshimet për sulmin ndaj Kuvendit të Kosovës, që ndodhi më datën 4 gusht të këtij viti.

Ndërkohë, para nisjes së seancës, dy deputete të Vetëvendosjes janë ndaluar nga policia teksa hynin në sallë. Ato dyshohet se kishin me vete gaz lotsjellës, tha policia. Të ndaluarat janë Donika Kadaj dhe Aida Dërguti.

Jashtë parlamentit shumë qytetarë kanë protestuar kundër kufirit me Malin e Zi.

Protestuesit bënë thirrje të mos falen tokat. Ata kërkuan që deputetët të mos votojnë Demarkacionin. Protesta u mbajt nën kontroll nga dhjetëra forca policie. Para protestuesve folën aktivistët e Vetëvendosjes, të cilët u shprehën të vendosur për të mos lejuar miratimin e Demarkacionit. Protesta u shpërnda kur Parlamenti vendosi të shtyjë votimin.

Partia Serbe

Lista Srbska njoftoi që në orën 10:00 se nuk do të marrë pjesë në seancën e ditës së sotme, ku do të votohej marrëveshja për Demarkacionin.

Shefi i grupit parlamentar të Listës Srbska, Slavko Simiq, ka deklaruar që Lista Serbe me vendim unanim nuk do të marrë pjesë në këtë seancë, ngaqë ndihen të pasigurt.Sipas tyre ky vendim vjen pa ndikim nga Beogradi.

BE-ja

Ndërkombëtarët në Kosovë ndoqën me interes zhvillimet e sotme. Para nisjes së seancës, BE-ja në Kosovë u bëri thirrje të gjithë pjesëmarrësve të angazhohen për një ambient të qetë gjatë debatit dhe votimit. BE-ja në Kosovë, po ashtu rikujton se e drejta për të protestuar është një e drejtë demokratike, me kusht që ajo të jetë e shprehur në mënyrë paqësore dhe në pajtim me ligjet e Kosovës”, thuhet ndër të tjera në deklaratën e zyrës së BE-së në Kosovë.

Vetëvendosja

Lëvizja Vetëvendosje doli në një deklaratë ku tha se “Gjatë gjithë natës policia dhe grupacione të panjohura janë angazhuar në një fushatë pa precedent bastisjesh dhe shpifjesh, kundër VETËVENDOSJES!  Arsyeja e vetme për këto gjeste diktatoriale, është dëshira e Thaçit, Veselit e Mustafës për t’ia dhuruar 8200 hektarë Malit të Zi, kundër ligjit, kundër vullnetit qytetar e kundër dëshirës së deputetëve”, u shpreh VV paraditen e sotme.

*Foto nga protesta e sotme në sheshin Skenderbe, Prishtinë

8835C17F-BA76-403E-9826-D2BA48EEA36B_w610_r1_s14137997_10153630642672000_2128094764991713388_o14125492_10153630642392000_7406073003287123231_o

*Foto: Forca të shumta policie dhe mjete të blinduara në Prishtinë

rl6-768x576rl7-768x576rl8-768x576

*Foto: bombat artizanale me molotov

231



Ju sugjerojmë

I dyshuar për sulmin terrorist në Berlin, policia vret 21-vjeçarin
Bota

I dyshuar për sulmin terrorist në Berlin, policia vret 21-vjeçarin

26 Korrik, 2026 7:54 pm
Allajbeu: Të pavërtetat mbi mua, do t’i drejtohem rrugës ligjore
Te Fundit

Allajbeu: Të pavërtetat mbi mua, do t’i drejtohem rrugës ligjore

26 Korrik, 2026 5:41 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Kronikë

Ish- i fejuari i vrau prindërit, çfarë deklaroi në polici 24-vjeçarja nga Rsokoveci

26 Korrik, 2026 5:36 pm
Zjarr i madh në Pyllin e Sodës në Vlorë
Aktualitet

Zjarr i madh në Pyllin e Sodës në Vlorë

26 Korrik, 2026 5:11 pm
Protestuesit refuzuan “Besën”, Rama: Ftesa ishte për flamingot, jo për sorrat
Kryesore

Protestuesit refuzuan “Besën”, Rama: Ftesa ishte për flamingot, jo për sorrat

26 Korrik, 2026 5:06 pm
Ndërron jetë gruaja e plagosur nga ish-dhëndri në Roskovec
Aktualitet

Ndërron jetë gruaja e plagosur nga ish-dhëndri në Roskovec

24 Korrik, 2026 7:49 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Aktualitet

I jep fund jetës brenda makinës 35-vjeçari që vrau ish-vjehrrin në Roskovec

24 Korrik, 2026 5:11 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Aktualitet

Vrasja në Roskovec, drejtori i policisë Fier: Autori nuk pranon të dorëzohet

24 Korrik, 2026 4:34 pm
Protesta/Rama ja adreson shkakun administratës publike: E derdhi pikën në bulevard
Aktualitet

Protesta/Rama ja adreson shkakun administratës publike: E derdhi pikën në bulevard

24 Korrik, 2026 1:06 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Kronikë

Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier

24 Korrik, 2026 12:15 pm
Para
Ky është polici më “hot” gjatë protestës në Kosovë

Ky është polici më "hot" gjatë protestës në Kosovë

‘Drejtësia’, gjyqtarët pension milionerësh, projektligji parashikon mbi 270.000 lekë në muaj

Ja sa do ti kenë pagat gjyqtarët e prokurorët. A do të marrin sërish rryshfet?

Kongresmeni Engel: Basha, lideri i ri që po sjell një frymë të re në politikën shqiptare

Kongresmeni Engel: Basha, lideri i ri që po sjell një frymë të re në politikën shqiptare

Please login to join discussion















TE FUNDIT

I dyshuar për sulmin terrorist në Berlin, policia vret 21-vjeçarin

I dyshuar për sulmin terrorist në Berlin, policia vret 21-vjeçarin
26 Korrik, 2026

Në një deklaratë, departamenti i policisë së Berlinit thotë se i dyshuari në sulmin e djeshëm Abdul Ballout, ku u...

Lexo më shumë

Allajbeu: Të pavërtetat mbi mua, do t’i drejtohem rrugës ligjore

Allajbeu: Të pavërtetat mbi mua, do t’i drejtohem rrugës ligjore
26 Korrik, 2026

Drejtuesi i Spitalit Amerikan Klodian Allajbeu përmes një publikimi në rrjetet sociale ka deklaruar se do t’u drejtohet rruëve ligjore...

Lexo më shumë

Ish- i fejuari i vrau prindërit, çfarë deklaroi në polici 24-vjeçarja nga Rsokoveci

Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
26 Korrik, 2026

24-vjeçarja Rozalinda Plaka, e cila u mbajt peng për disa orë nga ish-partneri i saj, Refit Buzi ka dëshmuar në...

Lexo më shumë

Zjarr i madh në Pyllin e Sodës në Vlorë

Zjarr i madh në Pyllin e Sodës në Vlorë
26 Korrik, 2026

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë pasditen e sotme Pyllin e Sodës në Vlorë, duke krijuar një re...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}