Besimtarët ortodoksë në mbarë botën festojnë ditën e diel më 5 maj Ngjalljen e Krishtit, ose Pashkën. Për ortodoksët.
Në mbarë vendin, qytetarë të shumtë kanë kujtuar sot atë që njihet si “e premtja e zezë”.
Kjo ditë simbolizon vuajtjet e Jezu Krishtit, kryqëzimin dhe vdekjen e tij në Kryq.
Besimtarët ortodoks marshuan nga katedralja në drejtim të sheshit Nënë Tereza, ndërsa u lutën për më shumë paqe dhe dashuri.
Edhe në Korçë, Durrës, Fier, Vlorë dhe disa qytete të tjera të vendit u organizua marshimi i Epitafit.
Të shumtë janë besimtarët që marrin pjesë në këtë ditë që përkujton kryqëzimin dhe varrimin e Krishtit, si dhe Ngjalljen pas tri ditësh. Mesnata mes 4-5 majit kulmon me Ngjalljen e Krishtit dhe ceremonitë në kishat e Shqipërisë fillojnë në 23:00 të së shtunës, për të vijuar deri në orët e para të së dielës.