Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Sot afati fundit për përgjigje, maturantët dorëzojnë draftin në ministri

2020/06/13 at 2:23 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 9 min
A A
Sot afati fundit për përgjigje, maturantët dorëzojnë draftin në ministri

Maturantët që po protestojnë përpara ministrisë së Arsimit kanë dorëzuar një draft me kërkesat e tyre lidhur me provimin e Gjuhë Letërsisë.


Një përfaqësi e tyre kanë takuar një përfaqësues të MARS dhe kanë dorëzuar një draft me 10 pika në të cilin shprehur shqetësimet se përse ata e kanë konsideruar të papërshtatshëm testin dhe kërkesat që ata kanë.

“Përmbajtja e testit dhe rëndësia e tij nuk korrespondojnë me kohën e vënë në dispozicion, pasi minutazhi përkatës, llogaritur për secilën pyetje nuk mjaftonte. Së dyti, maturantët u përballën me një test i cili vlerësonte dije periferike dhe jo të programit mësimor të zbatuar në vitin mësimor 2019-2020. Së treti, testi përmbante pyetje, alternativat e së cilave nuk na testonin njohuritë tona, por logjikën dhe përqendrimin. Pyetjet ishin të paqarta për nga kumtimi dhe nuk na drejtonin drejt një kërkesë specifike, por të vërdallisnin në alternativat e përafërta.  Pyetjet gramatike kanë synuar që më shumë të na vënë në pozitë, duke na ngatërruar, sesa të testojnë nivelin dhe arritjet tona në fushën e Gjuhës Shqipe”, shkruhet mes të tjerave në dokument.

Protestuesit kanë bllokuar rrugën e Durrësit që në mëngjesin e sotëm dhe kërkojnë plotësimin e dy kërkesave; rivlerësimin e testit të Gjuhës dhe Letërsisë dhe uljen e dhe uljen e pragut për notën 9 dhe 10.

Ata i kanë lënë gjithashtu një afat Ministrisë së Arsimit, deri në mesnatën ditës së sotme për të kthyer një përgjigje. Në të kundërt ata thonë se do të veprojnë ndryshe, deri në bojkotimin e provimit të matematikës i cili zhvillohet ditën e hënë. /Opinion.al

Drafti i plotë:

Në kuadër të procesit të Maturës Shtetërore, proces ky i cili vlerëson nxënësit e sistemit arsimor parauniversitar duke përbyllur një cikël 12 vjecar studimesh, ditën e enjte, datë 11 Qershor 2020, nga ora 10:00 deri në orën 12:00 ,është zhvilluar provimi (i detyruar) për lëndët e Gjuhë Shqipe dhe Letërsi Bërthamë. Si pasojë e kushteve të jashtëzakonshme,kjo për hir të Pandemisë së COVID-19, që përfshiu vendin tonë nga Marsi 2020 deri në Maj 2020, sistemi arsimor dhe procesi arsimor në vend u pezullua, ashtu si shumë aktivitete të tjera shtetërore. Me rihapjen e vendit dhe daljen nga karantina shtetërore e detyruar,të gjithë aktivitetet pësuan ndryshime të plota ose të pjesshme. Konkretisht procesi i Maturës Shtetërore iu nënshtrua një sërë ndryshimeve konstruktive dhe administrative. Kjo listë ndryshimesh përfshin:
a) Ndryshim e tipologjisë së testimeve për maturantët dhe hartimin e një sistemi testimi me alternativa.
b) Ndryshimin e programit sipas të cilit realizohet testimi i maturantëve, bazuar në njohuritë dhe temat e zhvilluara ne ambientet e klasës përgjatë tremujorit të fundit të vitit shkollor 2019-2020.
c) Ndryshimi i kohëzgjatjes së testimit të maturantëve nga 2 orë e 30 minuta në 2 orë.
d) Ndryshimi i procesit të korrigjimit të provimeve, ku kalohet nga një sistem korrigjimi fizik (metoda manual) nga grupe mësuesish specialistë të fushës, në korrigjim elektronik me skaner (aplikuar për herë të parë vitin e shkuar vetëm për pyetjet me alternativa).
e) Ndryshime administrative të administrimit dhe realizimit të testimeve si proces, bazuar në rregullat strikte kundër përhapjes së COVID-19.
f) Së fundmi, ndryshimet prekën edhe metodologjinë e identifikimit të maturantëve, duke krijuar teza të personalizuara. (Kujdes! Tezë e personalizuar nënkupton teza të veçanta testimi për çdo individ, shoqëruar me emër, mbiemër dhe atësi, si dhe e firmosur nga çdo maturant që i nënshtrohet testimit.)

Pas njohjes me tezën e testimit tonë, ditën e enjte 11.06.2020 dhe përfundimit të testimit në lëndët Gjuhë Shqipe dhe Letërsi Bërthamë, ne maturantët konstatuam se teza e provimit të lëndëve Gjuhë Shqipe dhe Letërsi Bërthamë nuk ishte në përputhje të plotë me orientimin paraprak që është bërë përgjatë periudhës disa javore të përgatitjes për testim. Ne,fillimisht individualisht dhe më pas kolektivisht, kemi konstatuar probleme konkrete në hartimin e tezave të testimit, përfshirë këtu paqartësi në kumtim dhe formulime jo të përshtashme.
Në vijim të këtij materiali do ju njohim me të gjitha konstatimet tona, shoqëruar me argumente dhe shembuj konkret nga pyetjet e provimit. Ky material vjen si rezultat i një analizimi të tezës së provimit nga ana jonë, si dhe mbështetur me argumentime të specialistëve të ndryshëm, të cilët kanë shprehur publikisht dhe me vullnet të plotë opinionin e tyre mbi formatin e hartimit të tezës së provimit.

1. Përmbajtja e testit dhe rëndesa e tij nuk korrespondonte me kohën e vënë në dispozicion, pasi minutazhi përkatës, llogaritur për secilën pyetje nuk mjaftonte. Ne maturantët jemi detyruar t’i rikthehemi në mënyrë të vazhduar pyetjeve (shumicës prej tyre), pasi mundësia e kuptimit të pyetjes dhe vështirësia e zgjedhjes së një alternative ishin kundër sfidës me kohën e testit. Kjo vërtetohet nga nevoja që nxënësit në përgjithësi patën për të vazhduar me zgjidhjen e testit edhe pas përfundimit të orarit zyrtar prej dy orësh.

2. Së dyti, ne maturantët u përballëm me një test i cili vlerësonte dije periferike dhe jo të programit mësimor të zbatuar në vitin mësimor 2019-2020. Pyetje konkrete që faktojnë këtë konstatim janë: pyetja rreth gjetjes së funksionit të përdorimit të imazheve të fëmijëve paraqitur në një reklamë (parku), pyetja rreth gjetjes së instumenteve të duhura për ilustimin e një artikulli rreth shpellave më të mëdha në botë, pyetja e cila kërkonte gjetjen e informacionit, të cilit i duhet treguar burimi,pyetja mbi krahasimin e dy informacioneve të marra nga dy burime të ndryshme, pyetja e cila kërkonte gjetjen e një informacioni të nënkuptuar në një artikull mbi fëmijët dhe kohën që ata kalojnë para televizorit.

3. Së treti, testi përmbante pyetje, alternativat e të cilave nuk na testonin njohuritë tona,por logjikën dhe përqëndrimit në momentin e plotësimit të testit. E shohim të udhës të shtojmë se presioni që ka në vetvete procesi i testimit për cdo maturant (me të drejtë) e ul nivelin e përqëndrimit momental dhe vështirëson tezën, jo për nga konteksti, po për nga synimi që kanë pyetjet testuese në vetvete. E gjithë kësaj situate i shtohet edhe faktori kohë. Pyetje konkrete janë: pyetja e cila kërkonte gjetjen e veprimit të rradhës së personazhit të një paragrafi të shkurtër ilustrues i cili identifikohet me emrin Turi, pyetja e cila kërkonte gjetjen e tezës të një paragrafi që ilustronte dilemën mes të shkruajturit histori të shkurtra apo romane, pyetja rreth gjetjes së instumenteve të duhura për ilustimin e një artikulli rreth shpellave më të mëdha në botë, pyetja rreth gjetjes së funksionit të përdorimit të imazheve të fëmijëve paraqitur në një reklamë,pyetja mbi kulmet apo etapat e vdekjes së Ptroklikt në fragmentin e Iliadës, pyetja mbi përcaktimin e situatës paraqitur në fragmentin e Iliadës nëse ishte dramatike, heroike, sarkastike apo realiste.

4. Për më tepër, kostatojmë se ndryshe nga sa është folur mediatikisht dhe është cituar në materailin zyrtar publikuar në datën 13.05.2020, me Nr.protokolli 1552, në rubriken e dytë SPECIFIKA TË TESTIT se testi i Gjuhës Shqipe do të kishte vetëm dy pjesë dhe jo tre, se në këto dy pjesë do testoheshin përkatësisht arritjet në fushën e Gjuhës Shqipe dhe arritjet në fushën e letërsisë shqiptare dhe botërore,në test ne u përballëm me pyetje teorike mbi aftësinë në të shkruar. (Citoj se ndryshe nga testi i Gjuhës Shqipe, testi i Gjuhës së huaj e cilësonte testimin teorik mbi strukturat dhe teknikat e të shkruarit.) Heqja e esesë dhe risjellja e saj në planin teorik nuk mat kopetencat e të shprehurit drejt dhe saktë në gjuhën shqipe të nxënësve të cdo lloj niveli. Këtu futen pyetjet si: gjeni tezën e përshtatshme dhe efektive për një ese bindëse, gjeni veprimin e rradhës të Turit që vijon në të njëjtin stil aksioni (kompetenca jo të mirëfillta gjuhësore, me natyrë kinematografike), gjeni hyrjen e përshtashme për një ese narrative, zgjidhni nje tezë të përshatshme mbi esenë me temë: “Zgjidhni një grup të cilit ju i përkisni dhe shpjegoni pse përfshirja është e rëndësishme për ju”.

5. Në sektorin e testimit i cili përmbante pyetje mbi analizën strukturore dhe gjuhësore të teksteve joletrare, ne konstatruam se pyetjet ishin jo të qarta për nga kumtimi dhe nuk na drejtonin drejt një kërkese specifike, por të vërdalliste nëpër alternativa të përafërta. Kësaj i shtohet edhe fakti se tekstet e shkurtra, ose thënë më saktë, paragrafët me mangësi informacioni e vështirësonin deri në kufinjtë e së pamundurës gjetjen e përgjigjes së saktë. Eshtë e udhës të përmendet se ndryshe nga çfarë jemi orientuar për tre vite pune në gjimnaz dhe një periudhe disa javore konsultimesh, kjo pjesë e testimit na vjen në një format krejt të patrajtuar më parë, për rrjedhojë edhe penalizues. Pyetje ilustruese: gjeni fjalë apo togje fjalësh që tregojnë burimin e kumtimit,shprehni titullin e dhënë të fragmentit me një fjali pa folje,cfarë fjalie duhet shtuar në fund të shkrimit për të rritur interesin e lexuesve ndaj qytetit të Sarandës,ku duhen shtuar detajet për besueshmërinë e tekstit, gjeni mesazhin që përcjell fotoja, cili nga fjalitë e paragrafit shpreh qëndrimin e autorit ndaj interest të mikut të tij ndaj natyrës, gjeni modelin organizues me të cilin është ndërtuar struktura e përgjithshme e paragrafit, cila është teza e fragmentit mbi dilemën e të shkruarit histori të shkurtra apo romane.

6. Shprehim indinjatën ndaj mosrespektimit të sistemit testues i cili na është paraqitur në testin model të Maturës Shtetërore 2020, publikuar nga QSHA NË 25.05.2020, i cili ndryshon tërësisht sa i përket natyrës së pyetjeve nga testi i provimit kombëtar i datës 11.06.2020. Testi model ishte fokusur zbatimin praktik të njohurive tona duke identifikuar në tekste të mirfillta tipare të teksteve joletrare, jo në testin teorik me fragmente me 3-4 fjali maksimumi. Për më tepër, testi model respektonte barazinë mes teksteve letrare prozaike dhe poetike,ndërkohë që provimi kombëtar përmbante vetëm dy tekste letrare poetike cfarë rrjedhimisht rrit vështirësinë e testit mbi nivelin mesatar.

7. Pyetjet e gramatikës kanë synuar më shumë të na vënë në pozitë, duke na ngatërruar, sesa të testojnë nivelin dhe arritjet tona në fushën e Gjuhës Shqipe.Ilustrimi: pyetja mbi përcaktimin e lidhëzës prandaj, pyetja mbi funksionin e fjalëve të paraprira nga pjesorja, pyetja: “Cila fjali është ndërtuar saktë sipas raporteve sintaksore të gjymtyrëve të saj?”

8. Për të kaluar në sektorin e Letërsisë, zgjedhja e poezisë “Dritë fshehtësie” e Lasgush Poradecit, vlerësohet nga ana jonë aspak e përshatshme.Kjo pasi kjo poezi ka karakter shumë të lartë filozofiko-poetik, siç vlerësohet nga mësuese Marsela Neni në një website online. E renditur në një prej shkrimeve poetike, i paanlizuar më parë nga nxënësit nëpër shkolla(kjo jo domosdoshmërisht, por per etike profesionalizmi) kjo poezi ka shfaqur problematikë reale në përceptimin e saj nga ne maturantët.Shpesh e dëgjojmë të artikuluar si poezi e cila i përshatet nivelit të një kritiku letrar. Për më tepër botimi “Ylli i zemrës” është një libër i papërfshirë prej kohësh në tekstet mësimore duke nxjerrë problematika përshtatjeje edhe nga vetë mësimdhënësit.Dëshmojmë se në materialet e aksesueshme nga nxënësit nuk ka asnjë analizë, koment apo shkrim i përshatshëm për nivelin e nxënësve gjimnazistë si material suplementar.

9. Pa u larguar nga teksti poetik i Lasgush Poradecit,alternativat e këtij teksti ishin të një niveli shumë të lartë duke mos respektuar nivelet e arritjeve dhe koptencave të nxënësve.Ilustrime: nga buron thelbi i përjetësisë në poezi, cili është kuptimi i fjalës dlirnja, gjeni epitetin tipik lasgushian të krijuar sipas frymës organike të gjuhës shqipe,gjeni vargun në kontrast me harmoninë e pafund që “shpaloset vargje”(kujdes: gabim në hartimin e pyetjes), gjeni përqasjen simbolike të dy vargjeve të fundit të strofës së parë të tingujve dhe fjalëve, gjeni vargun e ndërtuar mbi bazën e paradoksit, gjeni motivin kryesor të poezise, gjeni simbolikën e dritës së fshehtë. Ndërkohë, edhe alternativat e tekstit tjetër letrar kishin modele të qasjes jo normale mbi nivelin e pyetjes.Ilustrim: çfarë nxit inversion në vargun e tretë, cilat janë kulmet nëpër të cilat zhvillohet vdekja e Patroklit, duke u nisur nga fragmenti cilat janë tiparet e heronjve të eposit grek (këtu:Patrokli).

10. Shqetësim që qëndron mbetet formulimi i pasaktë i pyetjeve ose i stërzgjatur që ul performancën e përqëndrimit të cdo maturanti apo personi të testuar dhe orienton krejt gabimisht në rrugën drejt gjetjes së alternativës së saktë. Ilustrime: cila është teza e përshatshme për esenë: “Zgjidhni një grup të cilit i përkisni dhe shpjegoni pse përfshirja është e rëndësishmë për ju”, cili është funksioni I grupit të fjalëve të paraprira nga pjesorja, cili nga artikujt përmban informacion që i duhet treguar burimi, cila nga fjalitë është shembull i një të dhëne të nënkuptuar në fragmentin rreth qëndrimit të fëmijëve pra televizorit,cfarë mesazhi përcjell fotoja,cilat fjalë apo togje fjalësh tregojnë burimin e kumtimit, cili varg krijon kontrast me harmoninë e pafund që shaploset vargje.

Në përfundim të akt-konstatimit tonë listojmë pritshëmrinë tonë për trajtimin e materialit (nga ana juaj) të paraqitur nga ana jonë.
Kërkojmë që ky material të studiohet dhe shqyrtohet me detaje dhe pa paragjykime apo abuzime me statusin tonë,të qenurit maturantë.
Shprehim unanimisht se ne jemi ndjerë të abuzuar dhe të tallur në përballje me tezën e paraqitur ditën e enjte 11.06.2020.



Ju sugjerojmë

Izraeli sulmon Libanin pavarësisht kritikave të Trump
Bota

Izraeli sulmon Libanin pavarësisht kritikave të Trump

17 Qershor, 2026 4:39 pm
Rama për Zvërnecin: Hera e parë që dëgjova për popullsi homogjene greke
Kryesore

PE rrëzoi amendamentin për Sazanin dhe Zvërnecin, Rama ironizon protestën

17 Qershor, 2026 3:42 pm
Trump me vonesë në takimin e G7: Unë jam shefi
Bota

Trump me vonesë në takimin e G7: Unë jam shefi

17 Qershor, 2026 2:59 pm
Gjobë e majme për Vllazninë, “Disiplina” publikon vendimet për mbylljen e sezonit
Sport

Gjobë e majme për Vllazninë, “Disiplina” publikon vendimet për mbylljen e sezonit

17 Qershor, 2026 1:39 pm
Bllokimi i rrugëve në Tiranë gjatë tubimit, policia procedon 16 protestues
Aktualitet

Bllokimi i rrugëve në Tiranë gjatë tubimit, policia procedon 16 protestues

17 Qershor, 2026 1:34 pm
Mbyllja e Vettingut, Braho: Tani duhet që të ruajmë standardet që kemi arritur
Aktualitet

Mbyllja e Vettingut, Braho: Tani duhet që të ruajmë standardet që kemi arritur

17 Qershor, 2026 1:32 pm
Si ia doli Netanyahu të ndryshojë planin e Trump për paqe në Gaza?
Bota

Trump: Pa mua dhe Amerikën nuk do të kishte Izrael

17 Qershor, 2026 12:57 pm
SPAK godet grupin e Eldi Dizdarit, GJKKO lë në fuqi masat e sigurisë
Kronikë

SPAK godet grupin e Eldi Dizdarit, GJKKO lë në fuqi masat e sigurisë

17 Qershor, 2026 12:33 pm
Projekti në Zvërnec, Rama për Al Jazeera-n: Është një bekim për vendin
Kryesore

Rama për protestën: Kështu vepruan lëvizjet ekstremiste në Europën e paraluftës

17 Qershor, 2026 12:30 pm
Sekuestrohen 16 tonë fanella false të Kampionatit Botëror, 95 persona në pranga
Sport

Sekuestrohen 16 tonë fanella false të Kampionatit Botëror, 95 persona në pranga

17 Qershor, 2026 12:26 pm
Para
OSBE kërkon ndalimin e reklamave elektorale gjatë lajmeve

OSBE kërkon ndalimin e reklamave elektorale gjatë lajmeve

1914/ Hyrja triumfuese e Esat Pashës në Durrës

Esat Pasha: Evropa të lejojë Shqipërinë t’i rregullojë vetë punët e saj

Basha tha se këto biznese nuk kanë marrë ndihmë, Rama publikon shifrat

Rama reagon për takimet e Bashës në Vlorë: Teatri vazhdon
















TE FUNDIT

Izraeli sulmon Libanin pavarësisht kritikave të Trump

Izraeli sulmon Libanin pavarësisht kritikave të Trump
17 Qershor, 2026

Forcat izraelite raportohet të kenë kryer sulme të reja në jug të Libanit, pavarësisht kritikave të reja nga presidenti amerikan,...

Lexo më shumë

PE rrëzoi amendamentin për Sazanin dhe Zvërnecin, Rama ironizon protestën

Rama për Zvërnecin: Hera e parë që dëgjova për popullsi homogjene greke
17 Qershor, 2026

Parlamenti Europian ka rrëzuar amendamentin që lidhej me Sazanin dhe Zvërnecit në rezolutën për Shqipërinë, duke miratuar dokumentin final me...

Lexo më shumë

Trump me vonesë në takimin e G7: Unë jam shefi

Trump me vonesë në takimin e G7: Unë jam shefi
17 Qershor, 2026

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, bëri shaka në samitin e G7 në Evian, kur ishte rreth një orë me vonesë...

Lexo më shumë

Gjobë e majme për Vllazninë, “Disiplina” publikon vendimet për mbylljen e sezonit

Gjobë e majme për Vllazninë, “Disiplina” publikon vendimet për mbylljen e sezonit
17 Qershor, 2026

Klubi i Vllaznisë do të duhet të përballet me një gjobë të majme për shkak të sjelljes së spektatorëve. “KF...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}