Regjimi i presidentit rus Vladimir Putin e përdor krizën e refugjatëve për ta destabilizuar Bashkimin Evropian, shkruan në një artikull miliarderi amerikan George Soros.
“Putin do të përfitonte shumë nga Evropa e ndarë. Në bazë të interesave ekonomike, Putin tashmë i ka prishur marrëdhëniet me Evropën “, tha Soros.
“Gaboheni nëse mendoni se Putin vendosi të ndërhyjë në Siri për të shmangur krizën e refugjatëve në Evropë. Putin krizën e refugjatëve e sheh si një mënyrë të përshpejtuar për shpërbërjen e Bashkimit Evropian”, tha Soros.
Siç thotë ai, Putini paraqet një kërcënim real për BE-në, dhe kjo e fundit do të duhej të shfaqte një qëndrim unik kundër Rusisë.