TIRANE- Kryetari i opozitës Lulzim Basha do të jetë të sonte (e enjte) në emisionin “Opinion” përballë gazetarit Blendi Fevziu. Çështjet më të rëndesishme të aktulitetit politik do të trajtohen në një intervistë të drejtperdrejte ‘live tv’ që nis në orën 21:00. Cilat janë akuzat më të forta që janë ngritur mbi mazhorancën, performanca e dobët sipas opozitës, e disa ministrive; Rastet abuzive apo edhe korruptive që kanë përfshire të majtën në pushtet, do të jenë në vemendje të intervistes mbrëmjen e sotme. Çfarë po ndodh me opozitën, cili do të jetë aksioni i saj si dhe lëvizjet që kanë ndodhur në Partinë Demokratike? Një javë pas intervistës me Kryeministrin Edi Rama në “Opinion”, në studio do të keni mundësi të ndiqni qendrimin do të mbaje kryetari i PD-së, Lulzim Basha edhe për akuzat që janë ngritur ndaj tij.