Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Sonte Milan-Inter/ Sulmuesi me dy “fytyra”, dy “hajmalitë” dhe 5 gjëra për derbyn

2017/10/15 at 4:57 PM
në Aktualitet, Sport, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Sonte Milan-Inter/ Sulmuesi me dy “fytyra”, dy “hajmalitë” dhe 5 gjëra për derbyn

Nga njëra anë është Inter-i i vendit të dytë në renditje dhe që duket se është rigjeneruar nga kura Spalletti, nga tjetra një Milan në kërkim të rimëkëmbjes, pas një fillimi me ulje-ngritje që ka sjellë 3 humbje që tani. Ndeshja e të dielës në mbrëmjes, që do të luhet në një “San Siro” të mbushur plot, do të jetë shumë e rëndësishme për vazhdimin e sezonit. Zikaltrit do të kërkojnë fitoren e 7 radhazi që do t’i jepte atyre mundësinë të qëndronte mes të parëve në renditje, ndërsa kuqezinjtë duan të shkurtojnë në 4 pikë distancën me kushërinjtë. Për këtë arsye, do të jetë një sfidë me tension të lartë, e cila mund të bëhet akoma më e bukur nga fytyrat e shumta të reja të të dy skuadrave dhe nga shumë lojtarë që mund të rezultojnë vendimtarë.

Në shtëpinë e Inter, të gjithë sytë do të jenë te Mauro Icardi. Qendërsulmuesi argjentinas nuk ka një marrëdhënie shumë të mirë me derbin. Goli i tij i parë kundër kuqezinjve ka ardhur në përballjen e fundit të zhvilluar mes këtyre dy skuadrave në kampionat prillin e kaluar, e mbyllur në barazim 2-2. Për sa i takon takimeve të mëparshme, tifozët zikaltër nuk ia kanë falur atë gabim nga 11 metrat në derbin e sezonin 2015/16: nga barazimi i mundshëm te një humbje 3-0. Mauro ka realizuar gjashtë gola në këtë kampionat, por goli me aksion mungon që nga ndeshja e fituar në fushën e Roma-s.

Dhe kur flitet për lojtarë vendimtarë në derbi nuk mund të mos mendohet për Candreva-n. Shifrat lasin vetë: 2 sifda me Milan, 2 gola të shënuar. Me Spalletti-n është gjithmonë titullarë dhe, pas goli të shënuar kundër Shqipërisë, mund të gjejë edhe realizimin e parë në kampionatin italian. Ndërsa, ka realizuar 3 gola deri tani Ivan Perisic, të gjithë në fundin e ndeshjeve. Kroati dukej se do të përfundonte tek United në verë, por ka qëndruar dhe ka qenë një nga më të mirët në këto javë të para të kampionatit. Tifozët e Milan nuk e kanë harruar akoma golin e barazimit 2-2 të realizuar në minutat e fundit të derbit të fazës së parë në sezonin e kaluar.

Në shtëpinë e Milan, problemet fizike të Kalinic mund ta shtyjnë Moontella-n t’i besojë Andre Silva-s. Portugezi ka shkëlqyer edhe në ndeshjen e fundit të luajtura me kombëtaren e Portugalisë, që ka siguruar kualifikimin direkt në Rusi 2018 pas fitores 2-0 të marrë kundër Zvicrës. 21-vjeçari ka realizuar 9 gola në 10 ndeshjet kualifikuese me luzitanët. Ai ka qenë protagonist edhe në ndeshjet europiane të luajtura me kuqezinjtë: 6 gola në po kaq ndeshje, 1 çdo 65 minuta. Në kampionat ka luajtur vetëm 208 minuta dhe nuk ka shënuar akoma asnjë gol. Rasti i duhur mund të jetë pikërisht derbi.

Janë të paparashikueshëm, teknikë dhe të aftë të ndryshojnë ndeshjet. Suso dhe Bonaventura janë gati të shfrytëzojnë mundëinë e tyre. Dy mesfushorët sulmues kanë një dëshirë të madhe të tregojnë vlerat e tyre, pasi janë lënë jashtë formacionit titulluar në ndeshjen kundër Roma-s. Ish-lojtari i Atalanta-s, mes më të mirëve në sezonin e kaluar, duhet të gjejë shkëlqimin e humbur dhe përballja me kushërinjtë mund të jetë ajo e duhura. Lëvizjet et ij mund të vënë në vështirësi mbrojtësit shtatlartë të Inter, ashtu si ato të Suso, i cili ka rinovuar kontratën këtë javë dhe mund të aktivizohet mbrapa qendërsulmuesit.

Për sa i takon mbrojtjes, ajo e Inter është shumë më lart me vetëm 3 gola të pësuar deri tani. Zikaltrit, në fakt, kanë mbrojtjen më të mirë të gjithë kampionatit. Blerja e re Skriniar ka qenë një nga notat më pozitive të fillimit të sezonit dhe është përshtatur shumë mirë me qendërmbrojtësin tjetër Miranda. Nuk mund të thuhet e njëjta gjë për Leonardo Bonucci-n, blerja e bujshme e Milan-it në verë. Paraqitjet e tij kanë qenë shumë zhgënjyese, me mbrojtjen kuqezi që ka pësuar 10 gola deri tani. Për ish-mbrojtësin bardhezi nuk do të kishte rast më të mirë se derbi për të marrë një revansh. Tifozët milanistë, të cilët kanë humbur durimin me të, e urojnë një gjë të tillë./ Telesport

Ju sugjerojmë

Rama: Patronazhistët mezi presin të hakmerren për zgjedhjet e Bashkisë Tiranë
Politikë

Rama: Patronazhistët mezi presin të hakmerren për zgjedhjet e Bashkisë Tiranë

24 Shtator, 2025 6:40 pm
Rama për shkarkimin e zv.ministrit me cigare: Ky akt të jetë parimi i palëkundur
Politikë

Rama për shkarkimin e zv.ministrit me cigare: Ky akt të jetë parimi i palëkundur

24 Shtator, 2025 6:35 pm
Zgjedhjet për Bashkinë e Tiranës, Rama: Opozita do të dalë edhe më  humbur
Kryesore

Zgjedhjet për Bashkinë e Tiranës, Rama: Opozita do të dalë edhe më humbur

24 Shtator, 2025 6:27 pm
Rama: Do të ndërhyjmë në drejtimin e Ujësjellësit të Bashkisë Tiranë
Kryesore

Rama: Do të ndërhyjmë në drejtimin e Ujësjellësit të Bashkisë Tiranë

24 Shtator, 2025 6:22 pm
SHBA vendosi tarifë 35% ndaj mallrave serbe, Vuçiç takon Marco Rubio
Rajoni

SHBA vendosi tarifë 35% ndaj mallrave serbe, Vuçiç takon Marco Rubio

24 Shtator, 2025 6:21 pm
Shkarkimi i Veliajt/Rama për Bashkinë e Tiranës:Sot nisim punën për zgjedhjet e reja
Kryesore

Shkarkimi i Veliajt/Rama për Bashkinë e Tiranës:Sot nisim punën për zgjedhjet e reja

24 Shtator, 2025 6:19 pm
Rama në Berat, batuta me përfaqësuesit e teknologjisë: Ju mund të merrni hak…
Kryesore

Shkarkimi i Veliajt, nesër mblidhet Qeveria për të marrë vendim

24 Shtator, 2025 5:59 pm
Trump njofton 35% tarifa ndaj Kanadasë nga 1 gushti, në radhë edhe BE
Bota

Trump: Kam ndalur 7 luftëra/ La Republicca: Konflikti Kosovë-Serbi i ngrirë…

24 Shtator, 2025 4:51 pm
Departamenti Amerikan i Shtetit: Kurti shkeli vijën e kuqe! Reagon kryeministri
Rajoni

Departamenti Amerikan i Shtetit: Kurti shkeli vijën e kuqe! Reagon kryeministri

24 Shtator, 2025 3:56 pm
SPAK merr të pandehur kryebashkiakun e Ersekës, Erion Isai
Kryesore

SPAK merr të pandehur kryebashkiakun e Ersekës, Erion Isai

24 Shtator, 2025 3:39 pm
Para
Një tjetër dasmë e madhe, Labi zbulon detajet: 600 të ftuar dhe …

Labi me Qëndresën po martohen, del video nga ceremonia e mbërritjes së nuses

Video/ Berisha apo Strakosha, cila ishte pritja më e vështirë e penalltisë?

Video/ Berisha apo Strakosha, cila ishte pritja më e vështirë e penalltisë?

Histori tronditëse/ Nëna vrau babain, familja fajëson vajzën dhe nuk i flet prej 20 vitesh

Histori tronditëse/ Nëna vrau babain, familja fajëson vajzën dhe nuk i flet prej 20 vitesh

TE FUNDIT

Rama: Patronazhistët mezi presin të hakmerren për zgjedhjet e Bashkisë Tiranë

Rama: Patronazhistët mezi presin të hakmerren për zgjedhjet e Bashkisë Tiranë
24 Shtator, 2025

Kryeministri Edi Rama duket se ka ndezur motorët për zgjedhjet e Bashkisë së Tiranës. Në fjalën e tij përpara ministrave...

Lexo më shumë

Rama për shkarkimin e zv.ministrit me cigare: Ky akt të jetë parimi i palëkundur

Rama për shkarkimin e zv.ministrit me cigare: Ky akt të jetë parimi i palëkundur
24 Shtator, 2025

Kreu i qeverisë ka mbajtur këtë pasdite një mbledhje në selinë rozë me kabinetin e tij të ri qeverisës. Rama...

Lexo më shumë

Zgjedhjet për Bashkinë e Tiranës, Rama: Opozita do të dalë edhe më humbur

Zgjedhjet për Bashkinë e Tiranës, Rama: Opozita do të dalë edhe më  humbur
24 Shtator, 2025

Kryeministri Edi Rama është shprehur se kandidatja e Partisë Socialiste për Bashkinë e Tiranës, Ogerta Manastirliu, ka gjetur mbështetjen e...

Lexo më shumë

Rama: Do të ndërhyjmë në drejtimin e Ujësjellësit të Bashkisë Tiranë

Rama: Do të ndërhyjmë në drejtimin e Ujësjellësit të Bashkisë Tiranë
24 Shtator, 2025

Kryeministri Edi Rama në një konferencë të mbajtur nga selia rozë u shpreh se do të ndërhyhet në drejtimin e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com