Soni Malaj ka dhuruar sot gjak për të gjithë fëmijët e sëmurë talasemik.
“Pak minuta nga koha juaj, për të shpëtuar një jetë. Në ndihmë të fëmijëve talasemike. Një nismë e ndërmarrë nga Kryqi i Kuq Shqiptar”, shkruan Soni në rrjetet sociale, ndërsa poston foton e saj duke dhuruar gjak në ambjentet e Klinkës KEIT, e cila është mbështetëse e Kryqit të Kuq në këtë nismë, të përqafuar edhe nga shumë personazhe të tjerë të njohur.
Ajo pak ditë më parë u bë pjesë e Fundjava Ndryshe, duke dhuruar ndihma dhe ushqime për familjet në nevojë. Në këtë nismë ajo kishte marrë me vete edhe vajzën e saj, Anna.