TIRANË-Sondazhi për politikanin më aktiv në PD u lancua nga gazetari Blendi Fevziu gjatë emisionit të mbërmshëm direkt pas mbylljes së sondazhit për ministrat. Analistët që ishin në ftuar në emision votuan “live” për politikanin e tyre të preferuar në radhët e PD. Në këtë sondazh renditen 10 politikanët më aktiv në radhët e PD, ata që flasin më shpesh në media.
Kështu Tomor Alizoti tha se vota e tij shkon për Grida Dumën. Robert Rakipllari e kishte të vëshitrë të zgjidhte mes Dumës e Patozit, por në fund vendosi për Dumën. Artan Hoxha po ashtu u luhat shumë në zgjedhje, duke thënë se janë gjithë politikanët në listë, por në fund e hodhi votën për Grida Dumen.
Elisa Spiropali po ashtu ishte e dyzuar mes Grida Dumës dhe Astrit Patozi, dhe në fund zgjodhi Patozin. Lorenc Vangjeli votoi Albana Vokshin dhe Anila Basha votoi për Astrit Patozin.
Çdo qytetar që ka dëshirë mund të votojë në sondazh, në portalin Opinion.al për politikanin e tij të preferuar në PD.