-U tha në Opinion

Sondazhi/ Nesho nga SHBA: Biden fiton votën popullore


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 23:14 - 03/11/20 |
el ida

Më shumë se 100 milionë amerikanë kanë votuar përmes votës paraprake, ndërkohë që SHBA është sot në garën presidenciale, për drejtuesin e Shtëpisë së Bardhë në 4 vitet e ardhshme.

Joe Biden vijon të dominojë sondazhet, ndonëse ditët e fundit ato kanë shënuar një rritje për presidentin trump.

Në emisionin “Opinion”, Dritan Nesh drejtues i kompanisë së sondazheve “Harris X”, tha se duket se fituesi i votës popullore do të jetë Biden, ndërkohë që shtetet që do të ndajnë fituesin janë Arizona dhe Karolina e Veriut.

“Duket që Bideni do ta fitojë prapë votën popullore dhe do të fitojë me mbi 4 milionë vota. Sidoqofte në shtetet që luhatet, Florida, Karolina e Veriut, Pensilvania kryesisht gara është shumë e ngushtë, brenda diferencës statistikore dhe mund të shkojë në cilindo kamp”, tha Nesho i pyetur mbi rezultatet e sondazhit të tij.

“Duket se Trump ka një avantazh në Florida, në bazë të regjistrimeve të republikanëve edhe në bazë të votës së hershme në Florida. Florida duket që po shkon në drejtim të Trump. Pensilvania duket që po shkon në drejtim të Bidenit.

Duket që Bideni është më i pëlqyeshëm në Pensilvani se sa ishte Hillari Klitnon, edhe për faktin se është shteti i tij”, tha Nesho.

I pyetur nga gazetari Blendi Fevziu, se cilat do të jenë shtetet që vendosin nëse Pensilvania dhe Florida shkojnë në balancë, Nesho tha:
“Pa dyshim Arizona dhe Karolina e Veriut. Nëse Biden fiton Arizonën i merr zgjedhjet ngushtë, edhe nëse Trump e merr Karolinën  e Veriut”./Opinion.al

 

 

Pas