Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Sondazhi në Shqipëri: 70% e qytetarëve në 6 qarqe pohojnë se barnat nuk janë të sigurta

2024/09/24 at 6:35 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Sondazhi në Shqipëri: 70% e qytetarëve në 6 qarqe pohojnë se barnat nuk janë të sigurta

Një ndër faktorët kryesorë pse shqiptarët largohen jashtë vendit është shëndetësia dhe cilësia e barnave mjekësore. Pamundësi për të mos përballuar ilaçet që mjekët rekomandojnë si efektive për trajtimin e sëmundjeve, i çojnë qytetarët që të përdorin ilaçet e rimbursuara.


Instituti Agenda ka kryer një studim ditët e para të shtatorit, në lidhje me kujdesin shëndetësor publik në vendin tonë, veçanërisht sa i përket trajtimit me medikamente. Anketimi u zhvillua në shtatë qytetet më të mëdha të vendit: Tiranë, Durrës, Fier, Elbasan, Shkodër, Vlorë dhe Korçë.

Sipas të dhënave të studimit të kryer në 6 qarqet më të mëdha të vendit, 70% e qytetarëve pohojnë se shteti shqiptar nuk ofron mbështetje të mjaftueshme financiare për trajtimin me barna përmes skemës së rimbursimit.

Një pjesë e mirë e tyre pohojnë se ilaçet që marrin nuk japin efektin e duhur, kjo pasi për të reduktuar kostot lihen alternativat më të lira. Sipas studimit, rreth 39 % e qytetarëve pranojnë se vetë mjekët i kanë këshilluar që të blejnë ilaçet për trajtimin e sëmundjeve të tyre, pasi medikamentet e listës së rimbursimit sipas tyre nuk janë të efektshme.

Pjesa dërrmuese e qytetarëve beson se ilaçet që qarkullojnë në vendin tonë nuk janë të sigurta . Plot 38% e qytetarëve të cilët kanë pasur nevojë për trajtim shëndetësor me medikamente nuk kanë pasur mundësi ekonomike të blejnë medikamentet e nevojshme ndërsa rreth 19% e tyre i kanë blerë me vështirësi.

Nga anketimi në 5 qarqe, rezulton se rreth 50% e qytetarëve nuk kanë fare dijeni për listën e rimbursimit të barnave. Përballë kësaj situate, humbja është sërish vetëm e tyrja. Pyetjes nëse gjatë 12 muajve të fundit, u ka ndodhur të mos blenë dot barnat e udhëzuara nga mjeku, ngaqë kanë qenë shumë të shtrenjta dhe nuk rimbursoheshin nga shteti, I janë përgjigjur me “PO”, rreth 39% e të anketuarve, shifër kjo që dëshmon qartë se për shkak të pamundësisë ekonomike për të përballuar çmimet, ata i kanë mohuar vetes trajtimin e duhur.Trajtimi në kohë me barnat e duhura jo vetëm rrit shanset e një shërimi dhe zvogëlon rrezikun e përkeqësimit të sëmundjes.

Referuar shifrave të IQIVIA (organizatës globale që raporton mbi të dhënat në shëndetësi), pavarësisht aspiratave për tu integruar në Bashkimin Europian, vendi ynë mbetet larg standardit të këtyre vendeve pasi vetëm 5% e GDP-së është buxheti i shëndetësisë, ndërkohë që mesatarja europiane është 10.9%. Niveli i mbulimit me barna të rimbursueshme në Shqipëri nuk kalon 37% ndërsa mesatarja për Europën është 61%. Kësaj situate i shtohen dhe problemet të shkaktuara nga nga vonesa e pashpjegueshme për miratimin e listës së re. Kjo vonëse aktualisht ka sjellë një sërë problemesh në tregun farmaceutik. Mungojnë shumë ilaçe që janë në listën e barnave te rimbursueshme, pasi distributorët nuk kanë ndërmarrë riskun për të krijuar stok. Aktualisht nga ekspertët e shëndetësisë, situata me buxhetin e akorduar për barnat e rimbursueshme tregon se pika më e dobët e këtij sistemi nuk janë investimet në aparatura, por pikërisht trajtimi me ilaçe, i cili në kushtet aktuale më shumë sëmur se shëron qytetarët, duke iu mohuar një të drejtë themelore.



Ju sugjerojmë

Edi Rama: Tifozë të budallakisë patriotike po trajtojnë Hashimin si armik
Aktualitet

Edi Rama: Tifozë të budallakisë patriotike po trajtojnë Hashimin si armik

28 Tetor, 2025 11:07 am
Kërkon lirinë, caktohet data kur do shqyrtohet kërkesa e Ilir Metës
Kronikë

Shtyhet për në 11 nëntor seancën ndaj Metës

28 Tetor, 2025 10:48 am
Pjesë e një organizate që trafikonte drogë, arrestohen në Manzë dy vëllezërit
Kronikë

Pjesë e një organizate që trafikonte drogë, arrestohen në Manzë dy vëllezërit

28 Tetor, 2025 10:00 am
I dehuri me “Porsche” i merr jetën 17 vjeçarit në Vlorë
Kronikë

I dehuri me “Porsche” i merr jetën 17 vjeçarit në Vlorë

28 Tetor, 2025 9:47 am
Trump nënshkruan marrëveshjen historike për mineralet e rralla me Japoninë
Bota

Trump nënshkruan marrëveshjen historike për mineralet e rralla me Japoninë

28 Tetor, 2025 9:01 am
Parashikimi i motit për sot, 9 korrik 2025
Kryesore

Moti/ Si do variojnë temperaturat përgjatë ditës

28 Tetor, 2025 8:17 am
Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
Kryesore

Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju

28 Tetor, 2025 7:54 am
Dumani në parlament, Sejamini: Sot aty është humbur një mundësi…
-U tha në Opinion

Dumani në parlament, Sejamini: Sot aty është humbur një mundësi…

27 Tetor, 2025 10:43 pm
Deputetët e opozitës kundër Dumanit: Mashtrues
Politikë

Deputetët e opozitës kundër Dumanit: Mashtrues

27 Tetor, 2025 10:11 pm
Plagoset një person në Vaun e Dejës,
Kronikë

Aksident në Krujë, 20-vjeçari përplas për vdekje këmbësoren

27 Tetor, 2025 10:05 pm
Para
Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s vjen në Tiranë, ja kur do të mbahet mbledhja e rëndësishme

Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s vjen në Tiranë, ja kur do të mbahet mbledhja e rëndësishme

Përmbytjet në Europë, Ministria e Jashtme tregon a ka shqiptarë të prekur

Një vit nga sulmi në Banjskë, Ministria e Jashtme: E papranueshme që autorët mbeten ende të lirë

Aeroporti i Tiranës tejkalon 8 milionë pasagjerë për rreth 9 muaj

Aeroporti i Tiranës tejkalon 8 milionë pasagjerë për rreth 9 muaj
















TE FUNDIT

Edi Rama: Tifozë të budallakisë patriotike po trajtojnë Hashimin si armik

Edi Rama: Tifozë të budallakisë patriotike po trajtojnë Hashimin si armik
28 Tetor, 2025

Kryeministri Edi Rama ka kritikuar ashpër të gjithë ata që kritikojnë ish-Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, teksa ai ndodhet në...

Lexo më shumë

Shtyhet për në 11 nëntor seancën ndaj Metës

Kërkon lirinë, caktohet data kur do shqyrtohet kërkesa e Ilir Metës
28 Tetor, 2025

Gjykata e Posaçme shtyn për më 11 nëntor seancën ndaj Ilir Metës. Më 29 gusht, Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit...

Lexo më shumë

Pjesë e një organizate që trafikonte drogë, arrestohen në Manzë dy vëllezërit

Pjesë e një organizate që trafikonte drogë, arrestohen në Manzë dy vëllezërit
28 Tetor, 2025

Policia e Durrësit, në bashkëpunim me Interpol Tiranën, ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Brothers”, duke vënë në pranga...

Lexo më shumë

I dehuri me “Porsche” i merr jetën 17 vjeçarit në Vlorë

I dehuri me “Porsche” i merr jetën 17 vjeçarit në Vlorë
28 Tetor, 2025

Një aksident i rëndë ka ndodhur rreth orës 01:30 të natës së djeshme në qytetin e Vlorës, ku një 17-vjeçar...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com