-U tha në Opinion

Sondazhi në Opinion/ Konflikti Rama-Meta do të rritet


               Publikuar në : 23:12 - 20/02/20 |
Geljano Fataj

Presidenti i Republikës ka publikuar pasditen e të enjtes dokumente, të cilat sipas tij, provojnë shkeljet e rënda ligjore përmes dhe falsifikimeve që Ministria e Drejtësisë dhe Kuvendi kanë bërë për të shpallur në Fletore Zyrtare si anëtare të Gjykatës Kushtetuese, Arta Vorpsin.

Për presidentin ky është një akt mafioz i Rilindjes, që sipas tij, ka kapur çdo pushtet dhe tani do të kapë dhe institucionin e Presidencës, por do ta kenë të pamundur, sepse në 2 Mars kur ka lajmëruar miting në bulevard, popullit do t’i kthehen të gjitha institucionet.

Këtë të enjte, në Opinion është trajtuar kjo përplasje, ndërsa në rrjetet sociale është hedhur një sondazh.

Gjatë dy orëve të emisionit votuan rreth 6600 persona, ndërsa 60 përqind mendojnë se ky konflikt do të rritet. Pjesa tjetër mendon se mes Metës dhe Ramës do të ketë një marrëveshje, siç është bërë disa herë. / Opinion.al

Pas