Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Slogani “Taken by Albania” sërish në syrin e mediave ndërkombëtare

2019/03/18 at 12:31 PM
në Sociale, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Slogani “Taken by Albania” sërish në syrin e mediave ndërkombëtare

Slogani i këtij viti i paraqitur nga Ministria e Turizmit “Taken by Albania” ku si referencë është marrë film i vitit 2008 nga Liam Neeson, në të cilin shqiptarët shfaqen si trafikantë të qenieve njerëzore, vijon të shkaktojë komente në mediat botërore.

Këtë herë ka qenë “News.com.au” që i ka dedikuar një shkrim këtij slogani duke e shkruar që në titull ‘një nga sloganet më të çuditshme për të promovuar turizmin që është parë ndonjëherë në botë’.

Shkrimi nis duke thënë se në botë janë parë shumë slogane të mira dhe të këqija për të promovuar turizmin, por ai i ofruar këtë vit nga Shqipëria është më i pazakonti.

Shqipëria ka shpërndarë konfuzion me këtë fushatë në titullin “I rrëmbyer nga Shqipëria” , i cili lidhet  në mënyrë të pashmangshme me krahasimin e rrëmbimit në filmin “Taken”, ku protagonist është aktori Liam Neeson, i cili në rol është një agjent që trafikantët shqiptar i kanë rrëmbyer vajzën.

Në  vijim të shkrimit thuhet se në pamje të parë ky slogan duket i pafajshëm pasi shprehja “të rrëmbehesh” përdoret me idenë ‘të magjepsesh’ dhe ‘të befasohesh’, por jo. Të nxitur nga vetëdijesim apo nga dëshpërimi i plotë, Ministria e Turizmit në Shqipëri e ka marrë referencën e “Taken” me qëllim.

Madje vendi i ka bërë apel edhe aktorit që ta vizitojë. Shkrimi vijon me citimin e mesazhit të dhënë për aktorin në promo ku thuhet: “Çkemi Liam. Në kulturën popullore Shqipëria është përshkruar si parajsa e drogës, kriminelëve dhe gangsterëve. Ne e kuptojmë që ky perceptim mund të bëjë për filma të mirë si ‘Taken’ I vitit 2008, por është tërësisht i pavërtetë.”

Përmes këtij slogani të ri turizmi Shqipëria përshkruhet si një vend i bukur dhe shumë i sigurt për t’u vizituar.

Sipas shkrimit të “News.com.au” perceptimet në rrjete sociale janë të ndryshme për këtë slogan, disa e pëlqejnë dhe disa jo. Në mbyllje të shkrimit “News.com.au” shkruan se të bësh  një slogan për turizmin është një punë e vështirë. Vetëm një slogan duhet të tërheqë vëmendjen e miliona njerëzve dhe t’i bindë ata që të kalojnë kohën dhe paratë në vendin që po përpiqesh të ‘shesësh’./Xh.K/Opinion.al/

Etiketa: liam neesonministria e turizmittaken by albania

Ju sugjerojmë

Berisha pas daljes nga SPAK: Policia greke e ka përzënë Irena Gjokën
Kryesore

Berisha pas daljes nga SPAK: Policia greke e ka përzënë Irena Gjokën

6 Tetor, 2025 10:28 am
Stuhia e dëborës godet malin Everest, bllokohen 200 alpinistë, qindra evakuohen
Bota

Stuhia e dëborës godet malin Everest, bllokohen 200 alpinistë, qindra evakuohen

6 Tetor, 2025 10:08 am
Nis sot viti i ri akademik për universitetet, afro 20 mijë maturantë të regjistruar
Aktualitet

Nis sot viti i ri akademik për universitetet, afro 20 mijë maturantë të regjistruar

6 Tetor, 2025 8:44 am
Aksident në rrugën Lezhë-Milot, përplasen dy automjete dhe një motor
Kronikë

Aksident në rrugën Lezhë-Milot, përplasen dy automjete dhe një motor

6 Tetor, 2025 8:40 am
Gara për Tiranën, Lapaj del në mbështetje të Florian Binajt
Kryesore

Gara për Tiranën, Lapaj del në mbështetje të Florian Binajt

6 Tetor, 2025 8:37 am
Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
Kryesore

Horoskopi, 6 tetor 2025

6 Tetor, 2025 8:34 am
I armatosur në makinë, përplasi 7 automjete në tentativë për t’i ikur “Shqiponjave”
Kronikë

I armatosur në makinë, përplasi 7 automjete në tentativë për t’i ikur “Shqiponjave”

5 Tetor, 2025 2:16 pm
Alarm për bombë në qytetin e Burrelit, forcat xheniere në vendin e ngjarjes 
Kronikë

Sauk/Personi i armatosur përplas me makinë efektivin e policisë dhe disa persona

5 Tetor, 2025 1:20 pm
Surpriza e kandidimit, Manastirliu: Patëm bisede të gjatë me bashkëshortin
Kryesore

Surpriza e kandidimit, Manastirliu: Patëm bisede të gjatë me bashkëshortin

5 Tetor, 2025 10:59 am
Ngjarja në Fushë-Krujë/Qëllohet me armë ndaj lokalit të ish-shoferit të Arjan Ndojës
Kronikë

Vetëplagoset me armë zjarri 30-vjeçari në Shkodër

5 Tetor, 2025 9:06 am
Para
Gjesti i Ronaldos, UEFA hap zyrtarisht hetimin

Gjesti i Ronaldos, UEFA hap zyrtarisht hetimin

Meghan Markle gati për baby shower-in numër dy

Meghan Markle gati për baby shower-in numër dy

Kriza/ Meta flet për pazare por pa emra. Koment ironik për rrezikun rus

Kriza/ Meta flet për pazare por pa emra. Koment ironik për rrezikun rus

TE FUNDIT

Berisha pas daljes nga SPAK: Policia greke e ka përzënë Irena Gjokën

Berisha pas daljes nga SPAK: Policia greke e ka përzënë Irena Gjokën
6 Tetor, 2025

Sali Berisha është paraqitur paraditen e sotme në SPAK për të zbatuar masën “detyrim paraqitjeje” për dosjen “Partizani”. Në nje...

Lexo më shumë

Stuhia e dëborës godet malin Everest, bllokohen 200 alpinistë, qindra evakuohen

Stuhia e dëborës godet malin Everest, bllokohen 200 alpinistë, qindra evakuohen
6 Tetor, 2025

Më shumë se 200 alpinistë kanë mbetur të bllokuar nga një stuhi dëbore në shpatet tibetiane të malit Everest. Media...

Lexo më shumë

Nis sot viti i ri akademik për universitetet, afro 20 mijë maturantë të regjistruar

Nis sot viti i ri akademik për universitetet, afro 20 mijë maturantë të regjistruar
6 Tetor, 2025

Sot nis viti i ri akademik. Deri më tani janë regjistruar afro 20 mijë maturantë, të cilët tyre kanë zgjedhur...

Lexo më shumë

Aksident në rrugën Lezhë-Milot, përplasen dy automjete dhe një motor

Aksident në rrugën Lezhë-Milot, përplasen dy automjete dhe një motor
6 Tetor, 2025

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e kësaj të hëne në aksin Lezhë-Milot, në afërsi të fshatit Shënkoll. Dy automjete dhe...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com