Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Sllovaki: Grindja me Ukrainën për gazin, taktikë shpërqendrimi

2025/01/04 at 8:45 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Sllovaki: Grindja me Ukrainën për gazin, taktikë shpërqendrimi

Kryeministri sllovak Robert Fico po nis një grindje serioze me Ukrainën për shkak të ndalimit të tranzitit të gazit.


Arsyeja nuk është rreziku i krizës energjetike, por problemet e brendshme politike në këtë vend të BE.

Ndërsa Rusia bombardon Ukrainën ditë për ditë, fati i popullit ukrainas dhe i vendit të tyre bëhet gjithnjë e më shumë lojë e pushtetit dhe e politikës në disa vende të BE. Në Hungari Viktor Orban gënjen popullin e tij, që të besojë se ai është një “misionar i paqes” – në këtë rol ai bën thirrje kundër opozitës, e cila u shërben “luftënxitësve në Bruksel”. Nga ana tjetër në fushatën zgjedhore në Gjermani Olaf Scholz përpiqet të paraqitet si “kancelar i paqes” dhe “njeri i çtenisionimit”, për t’ua hequr votat partive pro-ruse AfD dhe BSW.

Edhe në politikën e brendshme të Sllovakisëçështja e Ukrainës zien prej kohësh. Por tani kryeministri Robert Fico, me emër socialdemokrat por në fakt një populist i djathtë, ka nisur një konflikt serioz diplomatik me fqinjin e tij për shkak të ndalimeve të tranzitit të gazit në Ukrainë. Ai kërcënon Ukrainën, se do t`ia ndërpresë eksportet e energjisë elektrike ose ndihmën për refugjatët ukrainas, nëse Ukraina vazhdon të ndalojë transitin e gazit rus. Por në fakt nuk është fjala për rrezikun e një krize energjetike në Sllovaki, por për një shpërqendrim nga problemet e brendshme politike – nga programi i rreptë i kursimeve dhe kriza gjithnjë e më e thellë e koalicionit qeverisës.

Kabineti tripartiak i Ficos në Sllovaki, i përbërë nga populistë të majtë dhe të djathtë, është i njohur për qëndrimet e tij pro-ruse. Megjithatë deri tani kryeministri ka mbështetur kryesisht politikën e BE për Ukrainën. Kthesa nisi në vjeshtë: në fund të tetorit Fico duke buzëqeshur me sharm, i dha një intervistë propagandistes famëkeqe ruse të luftës Olga Skabejeva, e cila i bën thirrje Putinit të sulmojë Evropën me bomba bërthamore. Aty ai kritikoi BE për “zgjatjen e luftës” në Ukrainë dhe premtoi se do të shkonte në Moskë për paradën e fitores më 9 maj 2025 – për të shënuar 80 vjetorin e përfundimit të Luftës së Dytë Botërore.

Vizitë në Moskë

Por Fico shkoi pak para Krishtlindjeve 2024 në Moskë dhe vizitoi diktatorin rus Vladimir Putin. Takimi ishte, siç u tha, për zgjidhjen e problemit me gazin në Sllovaki. Ukraina kishte njoftuar prej kohësh se do të ndërpriste përfundimisht transitin e gazit rus më 1 janar 2025, pas skadimit të kontratës përkatëse me Rusinë. Kryeministri sllovak nuk dha detaje. E paqartë është gjithashtu se si dhe në cilën rrugë ai udhëtoi për në Moskë.

Pas Krishtlindjeve Fico njoftoi vetëm se ai i kishte ofruar Putinit, që Sllovakia mund të ishte një vend ndërmjetësues neutral për negociatat e paqes midis Rusisë dhe Ukrainës. Në të njëjtën kohë ai kërcënoi Ukrainën fqinje me ndalimin e furnizimit me energji elektrike nga Sllovakia, nëse tranziti i gazit ndërpritet. Paralelisht me këtë ministri sllovak i mbrojtjes Robert Kalinak i rekomandoi Ukrainës “të heqë dorë nga territoret”.

“Një front i dytë energjetik kundër Ukrainës”

Kjo shkaktoi zemërim dhe indinjatë në Kiev. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky akuzoi kryeministrin sllovak se me udhëzimet e sundimtarit të Rusisë po hap “një front të dytë energjetik” kundër Ukrainës. Edhe nga radhët e opozitës sllovake dhe nga disa vende të tjera të BE, përfshirë Republikën Çeke, erdhën kritika të ashpra ndaj Ficos dhe politikave të tij pro-ruse.

Në fakt disa politikanë të partisë socialdemokrate të Ficos, Smer-SD, vitet e fundit kanë rënë në sy për qendrimet e tyre ndonjëherë rrënqethëse pro-ruse. Për shembull, përpara se të merrte detyrën, ministri aktual i Jashtëm Juraj Blanar ishte një nga të paktët deputetë sllovakë, që votoi kundër një rezolute, që dënonte Rusinë për krimet e luftës në Buça Në krahasim me të tjerët Fico ishte një nga përfaqësuesit më të moderuar prorusë të partisë së tij.

Humbja e taksave të tranzitit

Kthesa e tij tani ka të bëjë me sa duket ne rradhë të parë me vështirësitë e shumta ekonomike dhe politike brenda Sllovakisë. Vendi ka një nga deficitet buxhetore më të larta në zonën e euros – në vitin 2024 ai ishte rreth gjashtë për qind. Më parë biznesi i gazit rus i sillte shumë para buxhetit sllovak. Sepse Sllovakia ishte edhe vetë një vend tranzit për vendet e tjera evropiane dhe grumbullonte rreth gjysmë miliardë euro taksa tranziti çdo vit. Ky burim të ardhurash tani bie.

Për më tepër: qeveria e Ficos, e cila erdhi në detyrë me shumë premtime sociale, duhet të zbatojë masa të rrepta kursimi dhe rritje taksash për të ulur deficitin buxhetor. Më 1 janar 2025 norma normale e tvsh-së u rrit nga 20 në 23 për qind, madje për shumë grupe produktesh të favorizuara nga dhjetë në 19 për qind. Kompanitë e mëdha në të ardhmen do të duhet të paguajnë tatim më të lartë të korporatës. U shkurtua edhe mbështetja për familjet dhe pensionistët.

Zgjedhje të parakohshme?

Në të njëjtën kohë Sllovakia ndoshta do të duhet të rrisë çmimet e energjisë, sepse së shpejti do t’i duhet të importojë gaz nga vendet perëndimore dhe të paguajë vetë tarifat e tranzitit. Por megjithëse në Bratislavë dihej prej kohësh se Ukraina nga 1 janari 2025 do të ndalonte tranzitin e gazit, qeveria nuk u kujdes në kohë, për të kërkuar alternativa të tjera afatgjata ndaj gazit rus, siç kishte bërë fqinji i saj Çekia.

Në një situatë, kur në mesin e popullatës sllovake janë të përhapura simpatitë proruse, Robert Fico fajëson tani Ukrainën dhe politikën e sanksioneve anti-ruse të BE për problemet ekonomike të Sllovakisë – ngjashëm me atë që bën aleati i politik dhe homologu i tij Viktor Orban në Hungari.

Ukrainashërben si një taktikë shpërqendrimi edhe për një arsye tjetër: koalicioni gjithsesi jo shumë homogjen i Ficos është prej muajsh në një krizë, që sa vjen e përkeqësohet. Një grup politikanësh veçanërisht nacionalistë dhe pro-rusë u larguan në tetor 2024 nga grupi parlamentar i partnerit më të vogël të koalicionit, Partisë Kombëtare Sllovake (SNS). Që atëherë koalicioni ka pasur një shumicë vetëm prej një vote në parlament. Nga ana tjetër në partinë Hlas, partia e dytë më e madhe në koalicion pas Smer-SD të Ficos, e cila nominalisht quhet gjithashtu socialdemokrate, ka deputetë, të cilëve kursi i djathtë populist, prorus i Ficos u duket tepër radikal dhe kërcënojnë në mënyrë indirekte të largohen nga koalicioni. Prandaj skenari i zgjedhjeve të parakohshme është i mundshëm.

Ndërkohë ende nuk dihet, se si do të rezultojë mosmarrëveshja e gazit me Ukrainën dhe nëse kryeministri sllovak do t’i zbatojë kërcënimet e tij ndaj vendit fqinj. Një gjë është e sigurt: nuk ka rrezik për krizë energjetike në Sllovaki, siç siguroi edhe qeveria në Bratislavë. Në vend të kësaj çështja e gazit mund të kthehet së shpejti në një çështje për të ardhmen politike të Robert Ficos./DW



Ju sugjerojmë

Vota e diasporës, Celibashi thirrje partive politike: Numëruesit janë të lodhur…
Kryesore

Vota e diasporës, Celibashi thirrje partive politike: Numëruesit janë të lodhur…

12 Maj, 2025 7:42 pm
Ngjyroset me rozë një tjetër bashki, socialistët marrin edhe Memaliajn
Politikë

Ngjyroset me rozë një tjetër bashki, socialistët marrin edhe Memaliajn

12 Maj, 2025 7:25 pm
82% e të paraburgosurve në Elbasan ia japin votën PS-së
Politikë

82% e të paraburgosurve në Elbasan ia japin votën PS-së

12 Maj, 2025 7:12 pm
Hamasi: Kemi liruar pengun e fundit të gjallë në Gaza
Bota

Hamasi: Kemi liruar pengun e fundit të gjallë në Gaza

12 Maj, 2025 6:52 pm
Rezultati në Berat, Demo: E kemi të mbrojtur mandatin e 5
Kryesore

Rezultati në Berat, Demo: E kemi të mbrojtur mandatin e 5

12 Maj, 2025 6:27 pm
Vau i Dejës/ Përfundon numërimi i votave, as PD dhe as PS nuk shpallen forcë e parë
Aktualitet

Vau i Dejës/ Përfundon numërimi i votave, as PD dhe as PS nuk shpallen forcë e parë

12 Maj, 2025 5:58 pm
Mbyllet votimi në Finiq, socialistët marrin më shumë vota se forcat e tjera politike
Aktualitet

Mbyllet votimi në Finiq, socialistët marrin më shumë vota se forcat e tjera politike

12 Maj, 2025 5:45 pm
“Jeni heronj “, Putin nderon ushtrinë: Ndaluat një luftë civile
Bota

A e ka seriozisht Putini propozimin për paqe?

12 Maj, 2025 5:34 pm
Përfundon procesi i numërimit në Këlcyrë, ja forca që kryeson
Aktualitet

Përfundon procesi i numërimit në Këlcyrë, ja forca që kryeson

12 Maj, 2025 5:09 pm
Kurti takon ambasadorët e shteteve të QUINT-it dhe shefin e BE-së në Kosovë
Rajoni

Kurti takon ambasadorët e shteteve të QUINT-it dhe shefin e BE-së në Kosovë

12 Maj, 2025 5:02 pm
Para
1939/ “Vendi ku dua të jem është Shqipëria…”, intervista ekskluzive me Mbretin Zog në Stokholm

1939/ “Vendi ku dua të jem është Shqipëria…”, intervista ekskluzive me Mbretin Zog në Stokholm

Vrasja e 12 personave në Mal të Zi, protestë kundër policisë për mosparandalimin e ngjarjes

Vrasja e 12 personave në Mal të Zi, protestë kundër policisë për mosparandalimin e ngjarjes

Qarkullonte me armë zjarri në automjet, arrestohet 33-vjeçari në Tiranë

Qarkullonte me armë zjarri në automjet, arrestohet 33-vjeçari në Tiranë
















TE FUNDIT

Vota e diasporës, Celibashi thirrje partive politike: Numëruesit janë të lodhur…

Vota e diasporës, Celibashi thirrje partive politike: Numëruesit janë të lodhur…
12 Maj, 2025

Kreu i Komisionit Qendror Zgjedhor, Ilirjan Celibashi ka dal pasditen e sotme në një deklaratë për mediat, ku ka dhënë...

Lexo më shumë

Ngjyroset me rozë një tjetër bashki, socialistët marrin edhe Memaliajn

Ngjyroset me rozë një tjetër bashki, socialistët marrin edhe Memaliajn
12 Maj, 2025

Ka përfunduar numërimi i votave në KZAZ-të e bashkisë së Memaliajt në qarkun e Gjirokastrës. Edhe këtë bashki e kryeson...

Lexo më shumë

82% e të paraburgosurve në Elbasan ia japin votën PS-së

82% e të paraburgosurve në Elbasan ia japin votën PS-së
12 Maj, 2025

Teksa partitë politike janë në 'luftë' me njëra-tjetrën për të fituar vota të përkthyera në mandate, gazetari Fatos Salliu ka...

Lexo më shumë

Hamasi: Kemi liruar pengun e fundit të gjallë në Gaza

Hamasi: Kemi liruar pengun e fundit të gjallë në Gaza
12 Maj, 2025

Grupi militant Hamas raportohet se ka liruar pengun e fundit të gjallë me shtetësi amerikano-izraelite që mbahej në Rripin e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com