Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Skrapar/ Këshilli Bashkiak dhe Prefekti falsifikojnë miratimin e buxhetit

2019/02/11 at 9:41 PM
në Aktualitet, Kryesore
Kohë leximi: 7 min
A A
Skrapar/ Këshilli Bashkiak dhe Prefekti falsifikojnë miratimin e buxhetit

Qyteti i Skraparit rrezikon që të futet në ngërç për shkak të paligjshmërisë së Këshillit Bashkiak. Emisioni “Stop” në Tv Klan mbrëmjen e sotme ka denoncuar miratimin e buxhetit për vitin 2019 në mënyrë të paligjshme. Miratimi u bë nga këshilli bashkiak dhe Prefekti i qarkut të Beratit, Harilla Dafa.


Pas dështimit të dy mbledhjeve të Këshillit Bashkiak në muajin Dhjetor për të miratuar buxhetin, u mblodh sërish në mënyrë të paligjshme më 4 Janar 2019 nën drejtimin e Prefektit Harilla Dafa, i cili nuk ka kompetenca për të bërë një mbledhje të tillë. Rrjedhimisht edhe vendimet e marra janë të paligjshme. Mirëpo, edhe pse në mënyrë të paligjshme, në buxhetin për Bashkinë e Skraparit për vitin 2019 përcaktohet ulja e shpenzimeve, që do të thotë largime nga puna të 51% të punonjësve të Bashkisë Skrapar.

Nënkryetarja e bashkisë së Skraparit, Rudina Llango, ka denoncuar paligjshmëritë në miratimin e buxhetit të Skraparit për vitin 2019. Ajo thotë se procesverbali i mbledhjes së Këshillit Bashkiak të 28 Dhjetorit 2018 mungon dhe po në shkelje të ligjit, mbledhja u thirr sërish nga prefekti i Beratit. Miratimi i buxhetit është falsifikuar nga Prefekti, kryetari i Këshillit Bashkiak dhe sekretarja e tij.

Rudina Llango, nënkryetare e Bashkisë Skrapar: “Në fund të vitit për miratimin e buxhetit të drejtën e thirrjes së këshillit të bashkisë e ka kryetari i bashkisë me kompetencat që i jep ligji për vetëqeverisjen vendore. Në këtë moment për mosmiratimin e buxhetit në datën e parë që ishte më 14, Bashkia Skrapar njoftoi Prefektin për mosrealizimin e kësaj mbledhje, dhe Prefekti me shkresë ka iniciuar kryetarin e Bashkisë për thirrjen e një mbledhje të dytë, që u caktua data 28.12.2018. Por edhe kjo mbledhje ka dështuar për shkak se nuk u paraqitën anëtarët e këshillit.

Stafi i Bashkisë ka qenë prezent dhe nuk u realizua duke na bërë një njoftim verbal që kjo mbledhje nuk do të realizohet. Për herë të tretë ligji nuk parashikon thirrjen për mbledhjen. Këtu jemi përpara kushteve të zbatimit të ligjit të nenit 41, ku Prefekti i qarkut duhet të bënte me dije shkrirjen e këshillit, pasi është mbledhur dy herë dhe nuk realizoi të miratonte buxhetin e paraqitur nga Bashkia Skrapar”.

Naim Gogo, shefi i financës në Bashkinë e Skraparit: “Përsa i përket procedurave për miratimin e buxhetit, ka qenë shkelje flagrante sepse nuk janë ndjekur afatet dhe procedurat ligjore sipas ligjit për financat vendore. Këshilli vet ka dalë me propozimet e tij duke nxjerrë vendime dhe duke i çuar në Prefekturë për konfirmim”.

Hava Nurellari, Sekretare e Këshillit Bashkiak Skrapar: “Nuk kemi procesverbal për mbledhjen e këshillit bashkiak, nuk është mbajtur një e tillë. Është mbajtur procesverbali nga Prefekti dhe juristi i Prefekturës”.

Prefekti Harilla Dafa thotë se e ka për detyrë të mbledhë Këshillin Bashkiak pasi ka dështuar dy herë.

Harilla Dafa, Prefekti i qarkut Berat: “Unë kam për detyrë në bazë të ligjit të kërkoj mbledhjen e Këshillit të Bashkisë. Për rastin e buxhetit kam të drejtë. Ma jep ligji”.

Rudina Llango, nënkryetare e Bashkisë Skrapar: “Prefekti nuk ka të drejtë thirrjet për mbledhjen e këshillit për miratimin e buxhetit”.

Për të zgjidhur këtë interpretim të ligjit, emisioni Stop pyeti juristin e Prefekturës së Tiranës, i cili hodhi poshtë pretendimin e Prefektit të Beratit.

Juristi i Prefekturës së Tiranës: “Prefekti, referuar nenit 41 pika 4, i cili përcakton shprehimisht: “Prefekti i kërkon kryetarit të njësisë së vetëqeverisjes vendore thirrjen e një mbledhje të dytë të këshillit”, nëse këshilli nuk e ka miratuar buxhetin mbledhjen e parë, “mbledhje që duhet mbajtur jo më vonë se data 5 Janar e vitit pasardhës. Nëse dhe në këtë rast këshilli i njësisë së vetëqeverisjes vendore nuk arrin që të miratojë buxhetin, Këshilli i Ministrave vendos shpërndarjen para kohe të këtij këshilli”.

Harilla Dafa, Prefekti i qarkut Berat: “E mbledh edhe Prefekti. Prefekti i bën thirrje, unë kërkova të zhvillohej mbledhja”.

Përveç pjesës që mbledhja e Këshillit Bashkiak nga ana e Prefektit është e jashtëligjshme, janë falsifikuar edhe dokumente.

Rudina Llango, nënkryetare e Bashkisë Skrapar: “Mbledhja është e kundërligjshme, vendimet që kanë dalë janë të kundërligjshme. Asnjë nga këto vendime që kanë miratuar nuk mund të zbatohet nga Bashkia Skrapar”.

Harilla Dafa, Prefekti i qarkut Berat: Pasi janë miratuar 5 vendimet….

Gazetari: Jo, kanë qenë 4…Janë katër pika këtu.

Harilla Dafa, Prefekti i qarkut Berat: Vendimi numër 5 nuk ka vulën e Bashkisë.

Gazetari: Pse nuk u dërgua kjo pika 5 njëherësh me të gjitha?

Harilla Dafa, Prefekti i qarkut Berat: Mos ma bëni pyetjen mua, bëjani kryetarit të këshillit të bashkisë dhe sekretares.

Gazetari: Po ta ka sqaruar sekretarja e këshillit, dhe ju duhet ta dini!

Harilla Dafa, Prefekti i qarkut Berat: Ata e dinë!

Gazetar: Po pse nuk e dini ju?

Harilla Dafa, Prefekti i qarkut Berat: Jo unë nuk e di, mund ta kenë harruar, mundet…nuk e di…Unë ju inkurajoj, në qoftë se ka një falsifikim, shkoni bëni denoncim në Prokurori menjëherë.

Por cilat janë efektet negative për qytetarët e Skraparit nga mbledhja e parregullt për miratimin e buxhetit, e orkestruar nga Këshilli Bashkiak dhe Prefekti i Qarkut të Beratit? Në buxhet është përcaktuar heqja nga puna e 143 punonjësve të Bashkisë së Skraparit. Kjo do të thotë se në qytet do të mungojnë shërbime publike të tilla si çerdhet, qendra për fëmijët me aftësi ndryshe, pastrimi i qytetit etj.

Shefi i financës në Bashkinë Skrapar sqaron se vendimi i miratimit të buxhetit mungon në procesverbalin e mbledhjes së 4 Janarit dhe një tjetër vendim pa numër protokolli e vulën e bashkisë del në dritë 5 ditë më pas.

Naim Gogo, shefi i financës në Bashkinë e Skraparit: “Në projektvendimin e parë thuhet që të shkurtohet numri i punonjësve në 143. Ky është një pakësim drastik. E megjithatë, ky projektvendim nuk ka një relacion ose pasqyrë që të argumentojë këto shkurtime duke mos marrë në konsideratë impaktin që sjell për komunitetin, sepse në qoftë se ne do të shkurtojmë 143 punonjës, i bie që të ngelemi pa çerdhe, pa qendrën alternative për fëmijët me aftësi ndryshe”.

Çerdhja

Gazetari- Keni informacion, që do shkrihet…

Drejtoresha e Cerdhes- Na kanë thënë, që do mbyllet për buxhetin.

 Qendra për fëmijët me aftësi ndryshe

Gazetari: Keni informacion, që mund të mbyllet dhe kjo qendër për shkak të miratimit të buxhetit?

Punonjësja e Qendrës për Fëmijët me Aftësi Ndryshe: Deri tani, po jeni kështu as mish as peshk, asgjë s’dimë d.m.th…

Pastrim-Gjelbërimi

Punonjësja e Pastrim Gjelbërimit: Si punonjës, jemi të detyruar të shkurtojmë 56 nga 113.

Gazetari: D.m.th, gjysma? Por si do të pastrohet qyteti?

Punonjësja e Pastrim Gjelbërimit: Do mbetet pa pastruar…!

Përpos këtyre paligjshmërive të shumta në Këshillin Bashkiak të Skraparit, emisioni “Stop” ka informacione të besueshme se kryetari i këtij këshilli, z.Partizan Gorçe ka falsifikuar dëftesën e shkollës së mesme, duke ndryshuar numrin e Amzës. Në një bisedë telefonike me gazetarin e Stop, Partizan Gorçe e mohon diçka të tillë. Ndërsa shton se studimet e larta i ka përfunduar në vitin 2014.

Partizan Gorçe, kreu i Këshillit Bashkiak Skrapar: Nëse ke të dhëna, ti shikoje, merri regjistrat dhe verifikoji.

Gazetari: Po në qoftë se del kështu siç them unë? Ju e keni bërë vërtetë shkollën e mesme në Potom?

Partizan Gorçe, kreu i Këshillit Bashkiak Skrapar: Po!

Gazetari: Po arsimin e lartë kur e keni përfunduar?

Partizan Gorçe, kreu i Këshillit Bashkiak Skrapar: Në 2014, dega ekonomi administrim publik.

Megjithatë, Stop bëri kërkesë më shkrim në Drejtorinë Arsimore të Skraparit për të marrë një përgjigje zyrtare për dëftesën e gjimnazit të kryetarit të Këshillit Bashkiak të Skraparit.

Ëngjëllushe Makuçi, drejtoresha e ZA Skrapar: “Ne do të ngremë direkt grupin e punës, do të shkojmë vet si Zyrë Arsimore në shkollën e bashkuar në Potom të merremi me verifikimin e rastit dhe për këtë do t’ju kthejmë përgjigje zyrtare me firmën, me vulën e drejtorit të shkollës, e shoqëruar dhe nga Zyra Arsimore brenda afateve ligjore”.

Hijet e dyshimit në Këshillin Bashkiak të Skraparit bien edhe ndaj anëtarit Myqeret Hebibasi. Emisioni “Stop” ka zbuluar gjithashtu se z.Hebibasi është i punësuar edhe si shofer ambulance në qendrën shëndetësore të këtij qyteti. Por në këtë qendër shëndetësore nuk ka ambulancë. Pra, z. Myqeret Hebibasi merr dy rroga, edhe si anëtar i Këshillit Bashkiak të Skraparit, edhe si shofer ambulance edhe pse nuk ekziston një e tillë.

Gazetari: Kishim një pyetje të shkurtër! Myqeret Hebibasi punon këtu?

Drejtori i Qendrës Shëndetësore-Po! Eshtë shofer…

Gazetari: I ambulancës?

Drejtori i Qendrës Shëndetësore: I ambulancës…

Gazetari: Po s’ka ambulancë këtu. Si është shofer?

/tvklan.al

Etiketa: falsifikohetmiratimi i buxhetitSkrapar


Ju sugjerojmë

A rrezikon mandati yt nga rinumërimi? Shehaj: Çdo gjë është e mundur në Shqipëri
-U tha në Opinion

A rrezikon mandati yt nga rinumërimi? Shehaj: Çdo gjë është e mundur në Shqipëri

5 Qershor, 2025 9:52 pm
Belind Këlliçi në Opinion: Pretendojmë mandatin e 14 në Tiranë!
-U tha në Opinion

Belind Këlliçi në Opinion: Pretendojmë mandatin e 14 në Tiranë!

5 Qershor, 2025 9:36 pm
Sherr mes të rinjve në Konispol, dy prej tyre në gjendje të rëndë
Aktualitet

Aksident i rëndë në Burrel, 6 të lënduar nga përplasja e dy makinave

5 Qershor, 2025 8:23 pm
Vendosja e gabuar e tabelave të shpejtësisë, Islam Qibini: Shkak për aksidente
Aktualitet

Vendosja e gabuar e tabelave të shpejtësisë, Islam Qibini: Shkak për aksidente

5 Qershor, 2025 7:39 pm
Marrëveshja e sigurisë me Ukrainën,Hasani:Marrim përgjegjësitë në mbrojtje të rendit
Kryesore

Marrëveshja e sigurisë me Ukrainën,Hasani:Marrim përgjegjësitë në mbrojtje të rendit

5 Qershor, 2025 6:55 pm
Shteti rrezikon jetën e përdoruesve të makinave, vendosje e gabuar e tabelave
Aktualitet

Shteti rrezikon jetën e përdoruesve të makinave, vendosje e gabuar e tabelave

5 Qershor, 2025 4:32 pm
Goditja e grupeve kriminale/ SPAK, operacion të përbashkët me autoritetet finlandeze
Aktualitet

Shtyhet seanca për dosjen Metamorfoza, ja arsyeja

5 Qershor, 2025 4:15 pm
Mikrokreditë, PD: Të ngrihet një komision i posaçëm për të kontrolluar zbatimin e ligjit nga institucionet
Aktualitet

KAS “rrëzon” PD-në/Kërkoi përsëritjen e zgjedhjeve në Korçë, Lezhë dhe Gjirokastër

5 Qershor, 2025 3:56 pm
Festivali Ndërkombëtar i Arkitekturës/ Rrugët që bllokohen sot e nesër në Tiranë
Aktualitet

Festivali Ndërkombëtar i Arkitekturës/ Rrugët që bllokohen sot e nesër në Tiranë

5 Qershor, 2025 3:48 pm
Veliaj: Ashensor në pallatin ku banon, për të moshuarit 100% financim nga Bashkia
Aktualitet

Veliaj: Ashensor në pallatin ku banon, për të moshuarit 100% financim nga Bashkia

5 Qershor, 2025 3:45 pm
Para
Lira Gjika tregon si ia rrëmbyen dhe tentuan të përdhunonin të bijën

Lira Gjika tregon si ia rrëmbyen dhe tentuan të përdhunonin të bijën

Dritan Dajti rikthehet në gjykatë 7 vjet pas krimit të rëndë

Artan Hoxha rrëfen arratisjen e zhurmshme të Dritan Dajtit nga gjykata

Familja apo shoqëria? Këto janë shenjat që zgjedhin gjithmonë të parën

Familja apo shoqëria? Këto janë shenjat që zgjedhin gjithmonë të parën
















TE FUNDIT

Merz i thotë Trumpit se dëshiron më shumë presion ndaj Rusisë

Merz i thotë Trumpit se dëshiron më shumë presion ndaj Rusisë
5 Qershor, 2025

Kancelari gjerman, Friedrich Merz, ka ofruar të enjten gatishmërinë e tij për forcim lidhjesh me Shtetet e Bashkuara, teksa ka...

Lexo më shumë

A rrezikon mandati yt nga rinumërimi? Shehaj: Çdo gjë është e mundur në Shqipëri

A rrezikon mandati yt nga rinumërimi? Shehaj: Çdo gjë është e mundur në Shqipëri
5 Qershor, 2025

Agron Shehaj, kryetari i Partisë Mundësia, i pyetur nëse rrezikon mandati i tij si deputet në qarkun e Tiranës, pas...

Lexo më shumë

Skandali seksual, Elon Musk: Trump është në dosjet e Epstein

Skandali seksual, Elon Musk: Trump është në dosjet e Epstein
5 Qershor, 2025

Në një deklaratë të fundit publike që po bën bujë në rrjetet sociale, Elon Musk ka hedhur akuza të rënda...

Lexo më shumë

Belind Këlliçi në Opinion: Pretendojmë mandatin e 14 në Tiranë!

Belind Këlliçi në Opinion: Pretendojmë mandatin e 14 në Tiranë!
5 Qershor, 2025

Ditë e sotme, KAS vendosi që të rinumërohen votat e Tiranës, pas kërkesës së kandidatit të PD, Asllan Dogjani. Për...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com