Sport

Skëndërbeu rrëmben 3 pikë, Partizani dhe Tirana e mbyllin me barazim


               Publikuar në : 20:02 - 05/10/19 |
el ida

Ndeshja mes Partizanit dhe Teutës, e vlefshme për javën e shtatë të Kategorisë Superiore është mbyllur në barazim 1-1.

Goli i parë i ndeshjes që u zhvillua pa tifozë në shkallët e stadiumit për shkak të dënimit që morën “Të kuqtë” u shënua nga Avdyli në minutën e 35 të takimit për t’u barazuar disa minuta më vonë nga Trashi.

Pjesa e dytë nuk shënoi raste të shumta, teksa të dyja ekipet ishin të vendosura mirë në mbrojtje për të mos humbur pikën e marrë.

Ndërsa Tirana humbi 3 pikë të rëndësishme në transfertën përballë Flamurtarit në minutat e fundit të takimit. Teksa bardheblutë menduan se po fitonin me rezultatin 1-2 ndaj vlonjatëve erdhi dhe goli i barazimit në minutën e 92-të me anë të Hoxhaj.

Në Korçë, Skënderbeu fitoi me rezultatin 2-0 ndaj Luftëtarit me dy gola që erdhën pikërisht në fund të takimit. Korçarët tashmë renditen në vend të parë dhe janë në pritje të ndeshjeve të nesërme të Bylisit dhe Kukësit./Opinion.al

Pas