Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Skënder Gega rrëfen arsyen përse u largua nga Partizani

2019/06/01 at 9:50 PM
në Sport, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Skënder Gega rrëfen arsyen përse u largua nga Partizani

Skënder Gega është larguar nga drejtimi i Partizanit. Mësohet se Gega së bashku me drejtuesit e Partizanit kanë vendosur që të mbyllin bashkëpunimin me njëri-tjetrin.

Lajmi është konfrimuar nga klubi i Partizanit, nëpërmjet një postimi në Facebook. Të kuqtë shprehen se ndërprerja e kontratës ka ardhur me mirëkuptimin e të dy palëve, për arsye personale të trajnerit Gega.

“Klubi i Futbollit Partizani falenderon trajnerin Skënder Gega për arritjen e fitimit të titullit të 16 Kampion të Shqipërisë, i cili u rikthye në shtëpi pas 26 vitesh. Trajneri Gega ka një meritë të padiskutueshme në arritjen e këtij suksesi fantastik. Falë kontributit, punës, sakrificës, përkushtimit dhe disiplinës, Gega arriti të krijonte një grup triumfues, duke fituar respektin e lojtarëve, stafit drejtuesve dhe tifozëve të shumtë të Partizanit. Klubi saktëson se për arsyet e tij personale, trajneri Gega ka vendosur të ndërpresë me mirkuptim kontratën mes dy palëve, për të mos vijuar të jetë në drejtimin e ekipit edhe në sezonin e ardhshëm. Presidenti Gazment Demi dhe Drejtori Olsi Rama dëshirojnë të falënderojnë trajnerin Skënder Gega, i cili pas suksesit si lojtar, arriti ti dhuroj klubit një tjetër trofe kampioni edhe si trajner i Partizanit. Klubi falënderon trajnerin Skënder Gega për emocionet dhe performancën e shkëlqyer që ekipi rregjistroi në drejtim e tij.”-thuhet në njoftimin e klubit.

Po ashtu, të njëjtin version ka dhënë dhe vet Gega, i cili thekson se e ndërpreu bashkëpunimin për arsye personale. Ai ka falënderuar të gjithë, nga presidenti Demi, deri te tifozët për mbështetjen që i kanë dhënë.

“Prej një viti pata nderin dhe privilegjin të drejtoj Partizanin, ekipin ku unë fillova dhe e mbylla karrierën si futbollist. Këtë sezon, në krye të pankinës së ekipit Partizani ka qenë periudha më e bukur që unë kam përjetuar si trajner, e mbushur me plot emocione dhe kënaqësi. Pas 26 vitesh ia arritëm të rikthejmë trofeun kaq të munguar. Për arsye personale kam vendosur të mos të jem më në krye të pankinës. Dua të falënderoj klubin e Partizanit, presidentin Demi për besimin dhe mbështetjen e tij gjatë të gjithë kohës, drejtorin Olsi Rama për bashkëpunimin, të gjithë stafin, ekipin për punën dhe mbështetjen, për kënaqësinë që më dhuruan. Por, edhe tifozët e mrekullueshëm të Partizanit për mbështetjen”, shkruan Gega në një deklaratë të publikuar po ashtu nga faqja zyrtare e Partizanit në Facebook.

Trajneri 55-vjeçar erdhi në drejtim të Partizanit në verën e vitit 2018, dhe që në vitin e parë arriti të rikthejë në shtëpinë e kuqe titullin kampion, pas plot 26 vitesh mungesë. Partizani nën drejtimin e Gegës arriti plot 20 fitore, 10 barazime dhe 6 humbje./ Opinion.al E.Xh.

Ju sugjerojmë

Disa ditë më parë i përjashtoi, Trump kërcënon me tarifa të reja për telefonat inteligjentë
Bota

Trump planifikon tarifë 200% për produktet farmaceutike, për bakrin e importuar 50%

8 Korrik, 2025 10:31 pm
VIDEO/ 7 të plagosur nga demi në festivalin famëkeq në Spanjë
Bota

VIDEO/ 7 të plagosur nga demi në festivalin famëkeq në Spanjë

8 Korrik, 2025 10:04 pm
Macron: Evropa nuk do ta braktisë kurrë Ukrainën
Bota

Macron: Evropa nuk do ta braktisë kurrë Ukrainën

8 Korrik, 2025 9:36 pm
“Ke 4 vjet që më çan…”, shqiptari s’i shlyen italianit huanë e 50 mijë eurove
Aktualitet

“Ke 4 vjet që më çan…”, shqiptari s’i shlyen italianit huanë e 50 mijë eurove

8 Korrik, 2025 9:10 pm
Trump tha se u çmend, Musk: Pa mua do t’i kishe humbur zgjedhjet
Bota

Elon Musk kundër administratës Trump: Ata arrestuan një ketër, jo klientët e Epstein

8 Korrik, 2025 9:07 pm
Zjarri në Dukat, ndërhyrje edhe nga ajri për shuarjen e flakëve
Aktualitet

Zjarri në Dukat, ndërhyrje edhe nga ajri për shuarjen e flakëve

8 Korrik, 2025 8:45 pm
Aksidenti që i mori jetën futbollistit Jota, policia spanjolle zbulon detaje të reja
Sport

Aksidenti që i mori jetën futbollistit Jota, policia spanjolle zbulon detaje të reja

8 Korrik, 2025 8:25 pm
Bizneset në Vlorë, takim me kryebashkiakun. Kundërshtojnë aksionin në Lungomare
Aktualitet

Bizneset në Vlorë, takim me kryebashkiakun. Kundërshtojnë aksionin në Lungomare

8 Korrik, 2025 7:58 pm
Islam Dudaev fiton medaljen e artë për Shqipërinë në mundje
Sport

Islam Dudaev fiton medaljen e artë për Shqipërinë në mundje

8 Korrik, 2025 7:40 pm
Kabuli mund të bëhet kryeqyteti i parë në botë pa ujë
Bota

Kabuli mund të bëhet kryeqyteti i parë në botë pa ujë

8 Korrik, 2025 7:40 pm
Para
Pas tërmeteve në Korçë, përmbyten disa banesa në Elbasan

Pas tërmeteve në Korçë, përmbyten disa banesa në Elbasan

Fotot/ Një vajzë futet në fushë, ndërpret finalen e Champions League

Fotot/ Një vajzë futet në fushë, ndërpret finalen e Champions League

Zhduken 8 alpinistë në Himalaje

Zhduken 8 alpinistë në Himalaje

TE FUNDIT

Trump planifikon tarifë 200% për produktet farmaceutike, për bakrin e importuar 50%

Disa ditë më parë i përjashtoi, Trump kërcënon me tarifa të reja për telefonat inteligjentë
8 Korrik, 2025

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, njoftoi sot se po shqyrton vendosjen e tarifave shtesë prej 200% për produktet farmaceutike të...

Lexo më shumë

VIDEO/ 7 të plagosur nga demi në festivalin famëkeq në Spanjë

VIDEO/ 7 të plagosur nga demi në festivalin famëkeq në Spanjë
8 Korrik, 2025

Një burrë është goditur me brirë nga një dem në festivalin famëkeq të ndeshjeve me dema në Pamplona, ​​ndërsa tetë...

Lexo më shumë

Macron: Evropa nuk do ta braktisë kurrë Ukrainën

Macron: Evropa nuk do ta braktisë kurrë Ukrainën
8 Korrik, 2025

“Evropa nuk do ta braktisë kurrë Ukrainën”, theksoi Presidenti francez Emmanuel Macron gjatë fjalimit të tij sot në parlamentin britanik,...

Lexo më shumë

“Ke 4 vjet që më çan…”, shqiptari s’i shlyen italianit huanë e 50 mijë eurove

“Ke 4 vjet që më çan…”, shqiptari s’i shlyen italianit huanë e 50 mijë eurove
8 Korrik, 2025

Leonardo Papi, një shtetas italian, është drejtuar në redaksinë e emisionit “Stop” në Tv Klan pasi thotë se është mashtruar...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com