Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Skenari dhe aktorët e rinj të ERTV

2018/02/02 at 8:33 PM
në Kryesore, Unë shkruaj
Kohë leximi: 3 min
A A
Trio opozitare pa kauzë!

Nga Desada Metaj 


Ministri i Brendshëm dhe kryeprokurorja që vetëm e përkohshme nuk duket të jetë nga vendimet që ka marrë deri më sot, kanë finalizuar të premten një bashkëpunim të ri, që më së paku konfirmon agoninë e reformës në drejtësi dhe të vetting-ut të famshëm. Pa hyrë në detajet burokratike të një marrëveshjeje që në thelb rrit kompetencën e drejtuesit të organit të akuzës të kontrollojë prokuroritë e rretheve, përfshirë dhe atë të krimeve të rënda, qartas qëllimi është i dukshëm. Çdo hetim do të jetë i centralizuar dhe “bekuar” nga dora jo dhe aq e padukshme e kryeministrit.

Ky i fundit u shfaq mbrëmë në një intervistë televizive dhe meqë e pati të vështirë të prodhojë lajme me retorikën e zakonshme, menjëherë pas show-t të radhës, arriti të tërheqë vëmendjen e publikut me lajme për arrestime pas mesnate të disa ish-drejtuesve të Ministrisë së Transporteve. Sado abuzive të kenë qenë tenderat për një aks periferik të Elbasanit, ndalimi i disa ish-drejtorëve ( për të cilët dihej e qartë vendndodhja) në orët e vona të natës dhe me stilin e sigurimit të shtetit të çon të mendosh se skenari ka për autor një ish hetues të asaj periudhe, ose më së paku një nostalgjiku të regjimit.

Në harkun kohor të një ore në media qarkulloi dhe lajmi se Shkëlzen Berisha kishte qenë në prokurori për çështjen e Dia-s. A thua se ditët e shkurtra të dimrit nuk mjaftonin që këto veprime të prokurorisë të kryheshin brenda orarit zyrtar. Asnjë nga të sipërpërmendurit nuk është person që ka paraqitur rrezikshmëri për largimin nga Shqipëria. Dhe për më shumë, hetimet për ta kanë kohë që kanë nisur dhe palët kanë qenë në dijeni në mos dhe të paralajmëruar për zhvillimin e tyre.

Më moderne duket përpjekja për të trafikuar në media detaje të të vetmit aksion policor të kohëve të fundit për ndalimin e një vrasësi me pagesë. Kaq shumë hollësira kanë dalë në portale gjatë 24 orëve të fundit për një larje hesapesh mes bandave në Tiranë, sa jemi të qartë edhe për ngjyrat e tatuazhit të shtetasit grek që shërbente si vrasës me pagesë. Të gjitha sa më lart duken të jenë strategji e qartë e mënyrës se si Edi Rama drejton marrëdhëniet me publikun edhe të  institucioneve që të paktën formalisht nuk janë nën varësinë e tij. Tërheqja e vëmendjes nga skandali i madh i ekstradimit të Nezar Seitajt është lëvizja tipike e kryeministrit që ende nuk i është përgjigjur pyetjes: a mban përgjegjësi kreu i ekzekutivit për një veprim antiligjor si ekstradimi i Nezar Seitajt, për të cilin ministri i brendshëm thotë se “ndoshta ka qenë i nxituar” dhe ministrja e Drejtësisë justifikohet duke ja ngjeshur fajin Prokurorisë së Përgjithshme?

A mund të konsiderohet normale dhe jo përdorim marrëveshja e sotme që do i çojë prokurorët “de facto” në zyrat e Fatmir Xhafës? Kush institucion mund të garantojë sot se dresjtësia në duart (jo të pastra) të kryeministrit nuk mund të përdoret si gjueti shtrigash për motive politike duke lënë në detin e korrupsionit peshkaqenët e vërtetë dhe duke i servirur publikut dhe ambasadorëve cironka?

Çdo manovër për të shmangur këtë përgjegjësi apo trafikimi i lajmeve për gjatësine dhe peshën e vrasësve me pagesë është thjesht një lojë e dalë boje dhe strategji demode e Edi Ramës. Ndoshta studiot e reja të ERTV dhe intervistat e bëra nga vartësit e tij janë frymëzimi i ri i një kryeministri, që në përpjekje për të qenë zot dhe i transmetimeve televizive ndoshta do të na ofrojë së shpejti dhe spektakle me këngë e valle nga zyrat e kryeministrisë. Edhe pse në fakt i vetmi zhanër ku mund të shkëlqejë është skenari i ndonjë telenovele me banditë dhe trafik droge, aq të njohur dhe të afërt për të.

 

Etiketa: desada metaj


Ju sugjerojmë

Tentoi të vriste vjehrrën, arrestohet 28-vjeçari në Lezhë
Kronikë

Tentoi të vriste vjehrrën, arrestohet 28-vjeçari në Lezhë

27 Qershor, 2026 10:55 am
Rama publikon pamjet e Muzeut të Lundrimit në Shkodër: Destinacion i ri kulturor
Aktualitet

Rama publikon pamjet e Muzeut të Lundrimit në Shkodër: Destinacion i ri kulturor

27 Qershor, 2026 8:54 am
Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë
Bota

Agjencia detare e OKB: Evakuohen 115 anije nga Ngushtica e Hormuzit

27 Qershor, 2026 8:18 am
Temperatura mbi 40 gradë, ja parashikimi i motit për këtë të hënë
Kryesore

Parashikimi i motit, temperaturat rriten deri në 38 gradë celsius

27 Qershor, 2026 8:14 am
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
Kryesore

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

27 Qershor, 2026 8:13 am
“Çohuni nga kafja”, protestuesit marshojnë në rrugët e Tiranës
Aktualitet

“Çohuni nga kafja”, protestuesit marshojnë në rrugët e Tiranës

26 Qershor, 2026 10:16 pm
Dita e 27, nis protesta e qytetarëve
Aktualitet

Dita e 27, nis protesta e qytetarëve

26 Qershor, 2026 7:28 pm
Plazhet publike me pagesë, Gonxhja: Disa prej tyre janë tarifuar 1 mijë lekë të reja
Kryesore

Plazhet publike me pagesë, Gonxhja: Disa prej tyre janë tarifuar 1 mijë lekë të reja

26 Qershor, 2026 4:37 pm
Miratohet VKM-ja për kreditë e buta për punonjësit e administratës
Aktualitet

Miratohet VKM-ja për kreditë e buta për punonjësit e administratës

26 Qershor, 2026 4:21 pm
Helmimi i 64 kursantëve në Akademinë e Sigurisë, Salla: Janë izoluar ambientet
Aktualitet

Helmimi i 64 kursantëve në Akademinë e Sigurisë, Salla: Janë izoluar ambientet

26 Qershor, 2026 1:01 pm
Para
Si u veshën të ftuarit këtë javë në ‘Opinion’? Ja kush u duk më simpatik

Si u veshën të ftuarit këtë javë në ‘Opinion’? Ja kush u duk më simpatik

Video/ Krimba në llokume… dhe jo vetëm!

Video/ Krimba në llokume… dhe jo vetëm!

Një tjetër portret i veçantë i Gergj Kastriotit Skënderbeut

Një tjetër portret i veçantë i Gergj Kastriotit Skënderbeut
















TE FUNDIT

BE kundërshton kërcënimin e Trump për tarifa 100%

BE kundërshton kërcënimin e Trump për tarifa 100%
27 Qershor, 2026

Komisioni Evropian ka dënuar kërcënimin e presidentit amerikan Donald Trump për vendosjen e tarifave deri në 100% ndaj importeve nga...

Lexo më shumë

Tërmeti në Venezuelë, bilanci i viktimave shkon mbi 900

Tërmeti në Venezuelë, bilanci i viktimave shkon mbi 900
27 Qershor, 2026

Rritet ndjeshëm bilanci i viktimave në Venezuelë nga tërmeti shkatërrues. Më shumë se 900 persona janë vrarë dhe 3,360 të...

Lexo më shumë

Tentoi të vriste vjehrrën, arrestohet 28-vjeçari në Lezhë

Tentoi të vriste vjehrrën, arrestohet 28-vjeçari në Lezhë
27 Qershor, 2026

Specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Personit në DVP Lezhë, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit...

Lexo më shumë

SHBA godet objektiva ushtarake në Iran

Trump njofton vrasjen e numrit dy të ISIS-it që fshihej në Nigeri
27 Qershor, 2026

Ushtria e Shteteve të Bashkuara ka ndërmarrë sulme ndaj objektivave ushtarake në Iran, në përgjigje të një sulmi me dron...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}