Një tjetër skandal që u zbulua këtë mbrëmje në Opinion është edhe zëvendësimi në mënyre abuzive të parmakëve në rrugën ku humbën jetën dy fëmijëve. Vetëm kompania e cila e kishte marrë përsipër të ndërtonte rrugën, pasi kishte fituar projektin, i kishte kërkuar Autoritetit të Rrugëve që të ndryshonte tipin e parmakëve, të cilat rezultojnë se janë të më të dobët se në projektin fillestar. Në një letër që Kontrolli i Lartë i Shtetit kishte dërguar bëhet e ditur kjo shkelje flagrante e sigurisë rrugore, çka tregon edhe njëherë për aferat skandaloze që kanë përfshirë rrugët shqiptare, ku nuk ka ditë që të mos ketë aksidente me pasojë humbje jetësh njerëzore.