Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Skandali/ Qeveria i jep licencë për terminal djalit të kryeministrit

2016/04/04 at 2:00 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Skandali/ Qeveria i jep licencë për terminal djalit të kryeministrit

Ministria e Infrastrukturës, në të njejtën kohë kur është licencuar “City Park”, ka pajisur me licencë për terminal të mallrave edhe kompaninë e drejtuar nga Arben Mustafa, djali i kryeministrit Mustafa.

Insajderi ka zbuluar se Qeveria Mustafa ka pajisur me licencë për biznesin e terminaleve kompaninë e drejtuar nga djali i kryeministrit Isa Mustafa. Kompania “INTEREUROPA KOSOVA L.L.C”, bazuar në të dhënat e regjistrimit të biznesit është në pronësi të kompanisë sllovene “Intereuropa D.D”, dhe  Hazbi Hasanit.

Ndërsa Arben Mustafa dhe  Andrej Karl figurojnë si persona të autorizuar në këtë biznes.  Emri i kësaj kompanie figuron edhe në deklarimin e pasurisë së kryeministrit Mustafa. Kur kishte deklaruar pasurinë më 2010, në cilësinë e kryetarit të Prishtinës, kishte shënuar se pesë përqind të aksioneve në këtë kompani i ka djali i tij.

Burim Krasniqi, ushtrues detyre i drejtorit të Departamentit të Transportit Tokësor, në Ministrinë e Infrastrukturës ka konfirmuar për Insajderin licencimin e kësaj kompanie.

“Terminali i mallrave “INTEREUROPA KOSOVA”L.L.C. Prishtine (viti i lëshimit 2016- afati i vlefshmërisë deri më 2021)”, ka thënë shkurt Krasniqi.

Insajderi ka gati dy javë që ka dërguar pyetje në Ministrinë e Infrastrukturës lidhur me licencimin e kësaj kompanie. Ministria nuk ka dhënë përgjigje se cilat kanë qenë kriteret që ka plotësuar kjo kompani për tu pajisur me licencë për terminal të mallrave. Ministri Lutfi Zharku ka refuzuar kërkesën e Insajderit për intervistë lidhur me çështjen e terminaleve.

Insajderi para disa ditësh i ka dërguar pyetje edhe Arben Mustafës. Zyrtarë të kësaj kompanie kanë thënë se Arben Mustafa momentalisht gjendet jashtë vendit.

Autoritetet doganore ende nuk janë të njoftuar për pajisjen me këtë licencë të kësaj kompanie. “Dogana nuk ka informatë  nëse ka marrë licencë për  terminal”, ka thënë Adriatik Stavileci, zëdhënës i Doganës së Kosovës. Ka shtuar se kjo kompani operon që nga viti 2006 si zyre e brendshme e zhdoganimit që ka ndryshim prej operimit si terminal.

Kompania e drejtuar nga Arben Mustafa është licencuar në të njejtën kohë me kompaninë “City Park”, në pronësi të Ruzhdi Kadriut, babait të Margarita Kadriut.

Insajeri ka zbuluar se ministri Zharku ka nënshkruar udhëzimin e ri administrativ për licencimin e terminaleve që ka kritere më të lehta. Ka shfuqizuar të vjetrin që ishte më rigoroz. Kur Ministria e Infrastrukurës, më 17 dhjetor  2015, kishte njoftuar për hyrjen në fuqi të udhëzimit të ri administrativ për licencimin e terminaleve të mallrave kishte treguar edhe arsyen e ndërmarrjës së këtij vendimi.

Nëpërmjet një kumtese për media kishte treguar se ky udhëzim administrativ, i nënshkruar nga ministri Zharku, ka për qëllim krijimin  e lehtësive administrative, teknike dhe ligjore për operatorët ekonomik që ushtrojnë veprimtarinë e terminaleve të mallrave.

Njoftimi i Ministrisë shtonte se “ky udhëzim administrativ i krijon bizneseve që merren me terminale mundësi të qasjes së barabartë e jodiskriminuese dhe treg liberal në baza konkurrente”. Por ky pohim bie ndesh me deklarimin e ministrit Zharku, bërë para deputetëve më 24 shkurt të vitit 2015, që thoshte tregu i biznesit të terminaleve është liberal dhe konkurrues./ Marrë nga Insajder

Ju sugjerojmë

Natron, liqeni i kuq në Tanzani që i kthen kafshët në “gur”
-Jetë dhe Stil

Natron, liqeni i kuq në Tanzani që i kthen kafshët në “gur”

8 Qershor, 2025 6:27 pm
Demenca e hershme, faktorët që mund të ndikojnë në shëndetin e trurit
-Jetë dhe Stil

Demenca e hershme, faktorët që mund të ndikojnë në shëndetin e trurit

8 Qershor, 2025 5:56 pm
Mashtrim duke përdorur emrin e Postës, Autoritetet: Ju vjedhin të dhënat bankare
Kronikë

Mashtrim duke përdorur emrin e Postës, Autoritetet: Ju vjedhin të dhënat bankare

8 Qershor, 2025 5:27 pm
Protestat, 2 mijë ushtarë vendosen në Los Angeles me urdhër të Trump
Bota

Protestat, 2 mijë ushtarë vendosen në Los Angeles me urdhër të Trump

8 Qershor, 2025 5:11 pm
Babai i Elon Musk në Moskë, flet për debatin e të birit: Bëri një gabim me Trump
Bota

Babai i Elon Musk në Moskë, flet për debatin e të birit: Bëri një gabim me Trump

8 Qershor, 2025 5:06 pm
Spanjë/ Protesta kundër qeverisë së “Sanchez”, thirrje për zgjedhje të parakohshme
Bota

Spanjë/ Protesta kundër qeverisë së “Sanchez”, thirrje për zgjedhje të parakohshme

8 Qershor, 2025 4:56 pm
Tom Cruise futet në Librin e Rekordeve Guinness
InstaBIZ

Tom Cruise futet në Librin e Rekordeve Guinness

8 Qershor, 2025 4:53 pm
VIDEO/ Ndeshja ndaj Serbisë, çfarë ndodhi mes tifozit shqiptar dhe gazetarit serb
Sport

VIDEO/ Ndeshja ndaj Serbisë, çfarë ndodhi mes tifozit shqiptar dhe gazetarit serb

8 Qershor, 2025 4:45 pm
Skandali seksual, Elon Musk: Trump është në dosjet e Epstein
Bota

Musk flet për krijimin e një partie të re në SHBA, Trump: Do ketë pasoja të rënda

8 Qershor, 2025 4:38 pm
Rritja e çmimeve fundos turizmin në Kroaci, braktiset masivisht nga vizitorët
Bota

Rritja e çmimeve fundos turizmin në Kroaci, braktiset masivisht nga vizitorët

8 Qershor, 2025 4:30 pm
Para
Gjendet trupi i pajetë i një këngëtareje në Serbi

Gjendet trupi i pajetë i një këngëtareje në Serbi

Ja çfarë shkruan Paolo për të atin Cesare

Ja çfarë shkruan Paolo për të atin Cesare

Djali i Madonnës: Jam biri i një të përdale

Djali i Madonnës: Jam biri i një të përdale

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Natron, liqeni i kuq në Tanzani që i kthen kafshët në “gur”

Natron, liqeni i kuq në Tanzani që i kthen kafshët në “gur”
8 Qershor, 2025

Liqeni Natron ndodhet përgjatë Sistemit të Rifteve të Afrikës Lindore, një kufi pllakash tektonike divergjente që po e copëton Pllakën...

Lexo më shumë

Demenca e hershme, faktorët që mund të ndikojnë në shëndetin e trurit

Demenca e hershme, faktorët që mund të ndikojnë në shëndetin e trurit
8 Qershor, 2025

Një bel i hollë nuk shërben vetëm për të ulur rrezikun e diabetit apo sëmundjeve kardiovaskulare, por edhe për të...

Lexo më shumë

Mashtrim duke përdorur emrin e Postës, Autoritetet: Ju vjedhin të dhënat bankare

Mashtrim duke përdorur emrin e Postës, Autoritetet: Ju vjedhin të dhënat bankare
8 Qershor, 2025

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK) ka ndërmarrë menjëherë masa për të bllokuar një skemë mashtruese që synonte vjedhjen e...

Lexo më shumë

Protestat, 2 mijë ushtarë vendosen në Los Angeles me urdhër të Trump

Protestat, 2 mijë ushtarë vendosen në Los Angeles me urdhër të Trump
8 Qershor, 2025

Forcat e Gardës Kombëtare u vendosën në Los Angeles të Shteteve të Bashkuara, pas urdhrit të presidentit amerikan, Donald Trump,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com