Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Skandali në maternitetin e Vlorës, humb foshnjën për mjekim të gabuar

2016/11/24 at 9:24 PM
në Aktualitet, Sociale, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Skandali në maternitetin e Vlorës, humb foshnjën për mjekim të gabuar

Emisioni “Stop” që transmetohet në Televizionin Klan, ka trajtuar rastin e një qytetareje nga Vlora, e cila rreth një vit më parë ka humbur foshnjën në javën e 39-40 të shtatzënisë.

Marsela Zako denoncon në “Stop”, se për shkak të neglizhencës në mjekim nga ana e mjekëve, fëmija i parë i saj, ka humbur jetën në maternitetin e Vlorës. Ajo ka kërkuar të bëjë një eko, por mjekët i kanë thënë se nuk është e nevojshme, duke i bërë vetëm vizita të thjeshta dhe matje trupore.

“Jam Marsela Zako. Në datën 26 janar të vitit 2015 kam qenë në javën e 39 – 40 të shtatzënisë time dhe prisja fëmijën e parë. Jam drejtuar Spitalit Rajonal Vlorë. Aty më kanë pritur dy mjekët Marie Taboraj dhe Remzi Haxhiu. Kur kam kërkuar që të bëja një eko, ata më kanë thënë që nuk është e nevojshme. Më kanë bërë vetëm vizitat dhe matjen e peshës trupore. Në momentin që është mbledhur konsulta, askush nuk vendosi që unë të bëja operacionin çezarian, ndërkohë që duhet t’a kisha bërë sapo isha shtruar. Edhe të rrahurat e bebit janë ndjekur jo në frekuencën e duhur dhe kohën e duhur, por me vonesa. Mamia ka qenë ajo që ka konstatuar mos rrahjen e zemrës së bebit dhe ka lajmëruar mjekët. Kur kanë ardhur mjekët kanë parë, që bebi kishte vdekur në bark. Shkaku i vdekjes, pretendojnë mjekët, ka qenë kordoni i rrethuar rreth qafës së bebit dhe trupit të tij. E gjitha kjo ka ardhur për faj të mjekëve, për një mjekim të pakujdesshëm dhe një neglizhencë nga të gjithë. Unë kërkoj që të vihet një drejtësi, jo vetëm nga spitali, por edhe nga prokuroria, e cila po e mban pezull çështjen nuk po e kalon për në gjykatë.”

Pas kësaj fatkeqësie, zonja ka denoncuar rastin në prokurorinë e rrethit. Mjekimi i pakujdesshëm i bluzave të bardha të maternitetit të Vlorës, ka qenë një nga shkaqet kryesore, që i ka marrë jetën foshnjës së Marsela Zakos, por prokurori Saimir Smaka kërkon riekspertim të rastin. Në bazë të një ekspertize mjekoligjore thuhet se:

“Gjatë pritjes dhe trajtimit mjekësor të shtetases Marsela Zako, (nënë e bebes së vdekur në barkun e saj) vërehen elementë të mjekimit të pakujdesshëm, të formës së “nënvlerësimit” nga ana e stafit mjekësor, që ka asistuar në lindjen e foshnjës së vdekur, ku konstatojmë: moskryerjen e ekzaminimit ekografik në momentin e paraqitjes së Marsela Zako, në shtëpinë e lindjes dhe mos konstatimin e kordonit përreth qafës së bebit; mos ndjekja e dinamikës së frekuencës së RZF, ku do të evidentohej në kohë vuajta fetale, e cila do të sillte marrjen në kohë të masave të nevojshme mjekësore dhe jo në aplikimin e gabuar të uterotonikëve, të cilët e thelluan gjendjen e vuajtjes së bebit dhe në mos evidentimin në momentin e shtrimit të disproporcionit feto – pelvik, por me shumë vonesë kur është konstatuar vdekja e bebit, masa të nevojshme këto, të cilat do të indikonin qysh në momentin e shtrimit  të ndërhyrjes “sectio cezarea”; mos aplikimin e uterotonikëve dhe parandalimin e pasojës së ardhur për vdekjen e fëmijës në barkun e nënës.”

Më pas gazetarja është drejtuar drejt Prokurorisë së Vlorës për të marrë një shpjegim më të detajuar në lidhje me problemin në fjalë, por ky institucion i kishte dyert e mbyllura.

Dosja ka zënë pluhur, duke e mbajtur peng prokurori Saimir Smaka,pa e çuar atë në gjykatë,  por investigimet e emisionit “Stop” nuk mbyllen me kaq, ato do të vazhdojnë deri në momentin, që kjo dosje të shkojë në gjykatë.

Ju sugjerojmë

Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA dhe si funksionon?
Bota

Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA dhe si funksionon?

8 Qershor, 2025 9:22 pm
“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur…
Aktualitet

“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur…

8 Qershor, 2025 8:45 pm
Fundjava “mbush” Shëngjinin, kthimi i pushuesve shkakton trafik në rrugët e Lezhës
Aktualitet

Fundjava “mbush” Shëngjinin, kthimi i pushuesve shkakton trafik në rrugët e Lezhës

8 Qershor, 2025 8:25 pm
I nxehti afrikan përfshin Italinë, temperatura deri në 40°C në disa rajone
Bota

I nxehti afrikan përfshin Italinë, temperatura deri në 40°C në disa rajone

8 Qershor, 2025 7:59 pm
“Ec mi xhuxhmaxhuxhe!” Me fyerje e urdhra, kunati bën ‘ligjin’ në shtëpinë e çiftit
Aktualitet

“Ec mi xhuxhmaxhuxhe!” Me fyerje e urdhra, kunati bën ‘ligjin’ në shtëpinë e çiftit

8 Qershor, 2025 7:53 pm
“Krenarë që jemi një qytet emigrantësh”, kryebashkiakja e Los Angeles sfidon Trump
Bota

“Krenarë që jemi një qytet emigrantësh”, kryebashkiakja e Los Angeles sfidon Trump

8 Qershor, 2025 7:31 pm
Pse vendimi i Trump për të përdorur Gardën Kombëtare është i pazakontë
Bota

Pse vendimi i Trump për të përdorur Gardën Kombëtare është i pazakontë

8 Qershor, 2025 7:01 pm
Natron, liqeni i kuq në Tanzani që i kthen kafshët në “gur”
-Jetë dhe Stil

Natron, liqeni i kuq në Tanzani që i kthen kafshët në “gur”

8 Qershor, 2025 6:27 pm
Demenca e hershme, faktorët që mund të ndikojnë në shëndetin e trurit
-Jetë dhe Stil

Demenca e hershme, faktorët që mund të ndikojnë në shëndetin e trurit

8 Qershor, 2025 5:56 pm
Mashtrim duke përdorur emrin e Postës, Autoritetet: Ju vjedhin të dhënat bankare
Kronikë

Mashtrim duke përdorur emrin e Postës, Autoritetet: Ju vjedhin të dhënat bankare

8 Qershor, 2025 5:27 pm
Para
Majlinda Bregu: Reforma në drejtësi do të pastrojë politikën

Bregu: Mos prisni datën e çeljes së negociatave para zgjedhjeve!

Video/ Avioni i Donald Trump Boing 757 më luksozi i llojit të vet në botë

Video/ Avioni i Donald Trump Boing 757 më luksozi i llojit të vet në botë

Çfarë po ndodh me  Ermal Mamaqin dhe Dafina Zeqirin?!

Çfarë po ndodh me Ermal Mamaqin dhe Dafina Zeqirin?!

TE FUNDIT

Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA dhe si funksionon?

Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA dhe si funksionon?
8 Qershor, 2025

Çfarë është Garda Kombëtare dhe si funksionon? Garda Kombëtare është një forcë ushtarake e veçantë e Shteteve të Bashkuara që...

Lexo më shumë

“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur…

“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur…
8 Qershor, 2025

Lavdia ka sjellë në “Shihemi në Gjyq” bashkëshortin, Klitin për shkak të një mosmarrëveshjeje pronësie.  Ajo thotë se jetonnë të...

Lexo më shumë

Fundjava “mbush” Shëngjinin, kthimi i pushuesve shkakton trafik në rrugët e Lezhës

Fundjava “mbush” Shëngjinin, kthimi i pushuesve shkakton trafik në rrugët e Lezhës
8 Qershor, 2025

Fundjava solli një numër të madh pushuesish në bregdetin e Shëngjinit, por kthimi i tyre drejt qyteteve shkaktoi trafik të...

Lexo më shumë

I nxehti afrikan përfshin Italinë, temperatura deri në 40°C në disa rajone

I nxehti afrikan përfshin Italinë, temperatura deri në 40°C në disa rajone
8 Qershor, 2025

Duke filluar nga e diela dhe veçanërisht gjatë javës së ardhshme, në Itali do të mbërrijë vala e dytë e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com