Një grua, nënë e 12 fëmijëve, sot në mëngjes ka vrapuar e shqetësuar drejt Qendrës Rezidenciale të Fëmijëve në Shkodër ku ka strehuar 3 vajzat e saj. Në pamundësi për ti mbajtur ekonomikisht ajo i kishte dërguar në këtë qendër.
Gruaja me inicialet N. B thotë se edhe më parë kishte përcjellë shqetësimin se fëmijët dhunoheshin brenda në qendër, por kjo ishte mohuar nga ish drejtoresha e qendrës.
Tashmë është e shqetësuar pasi nuk di gjëndjen shëndetësore të vajzave të saj. Nuk e di nëse edhe ato janë bërë viktima të keqtrajtimeve fizike apo abuzimit seksual.
Ajo kërkon që 3 vajzat t’i nënshtrohen një ekspertize mjeko ligjore por dhe psikologjike.