Kjo zonjë nuk zotëron asnjë objekt, por OSHE e ka faturuar atë sikur të kishte një të tillë.
Atika Lagji nga Rradhima ka denoncuar atë që ajo e quan vjedhje nga OSHE, duke e çuar çështjen në gjykatë, ku ka fituar të drejtën për tu dëmshpërblyer nga OSHEE në shumën e bllokuar prej 360 mijë lekë të reja.
Pavarësisht vendimit të dhënë nga gjykata e shkallës së parë, prej dhjetorit 2015, sërish OSHEE nuk ka bërë likujdimin e shumës.
Veç kësaj, OSHE i mban të bllokuara edhe llogaritë e saj në bankë.
Bëhet fjalë për një objekt të dhënë vite më parë me qera nga Lagji, kur të gjitha detyrimet janë paguar nga zotëruesit e objektit në atë kohë.
Por OSHEE ka vijuar faturimin dhe kur objekti nuk kryente asnjë funksion.