Te Fundit

Skandali. Ja lista e ish sigurimsave që janë dekoruar një vit më parë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:31 - 29/11/15 |
b.f

Gaetari Tedi Blushi ka botuar sot ne Gazetën Shqiptare listën e të dekoruarve për këtë vit. Në të mund te shihen qartë emrat e shumë ish funksionarëve të lartë te diktaturës komuniste.

LISTA E TË DEKORUARVE: FUNKSIONARË TË LARTË TË PPSH, DREJTUES TË LARTË DHE BASHKËPUNËTORË TË SIGURIMIT TË SHTETIT, PROKURORË, GJYKATËS

RAKIP BEQAJ
Zv/Drejtor i Përgjithshëm i Sigurimit të Shtetit
GANI KODRA
Shefi i Sigurimit të Byrosë Politike
XHAFER PEÇI
Drejtor i Drejtorisë së Kufirit në Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe që nga viti 1972 deri në vitin 1982, ka kryer detyrën e Komandantit të Gardës së Republikës
MARK DODANI
Figura emblematike e Sigurimit të Shtetit me pseudonimet “Xhakoni” e “Studenti”, i cili mbante lidhje direkte me Mehmet Shehun e Kadri Hazbiun, aktiv në goditjen e disa grupeve diversante siç i cilësonte regjimi.
MURAT KAMANI
Prokurori ushtarak i Beqir Ballukut, Petrit Dumes, Hito Çakos e Rrahman Parllakut, e vlerësoi grupin “komplotist” duke kërkuar dënimin e tyre me vdekje.
ANASTAS KOROVESHI
Gjyqtar i Gjykatës së Lartë Ushtarake në Tiranë
QEMAL HYSENAJ
Kryetari i Degës së Punëve të Brendshme të Fierit
ERNESTO JAKOVA
Zëvendësdrejtori i Institutit të Studimeve Ushtarake, Ish-Gjeneral Major, i dënuar me grupin e të ashtuquajturit “Puçi ushtarak ‘74″
JANI PASKO
Kryetar i rrethit Berat
MUSTAFA BEQARI
Oficer i Degës së Punëve të Brendshme
ISA MILOTI
Oficer i Sigurimit të Shtetit (Shkodër)
SHYQYRI ÇOKU
Hetuesi i At Zef Pllumit (“Rrno vetëm për me tregue”)
RAHMAN PARLLAKU
Kandidat i Komititetit Qendror të PPSH, deputet i PPSH, ish-zv/ministër i Mbrojtjes, ish-Gjeneral Major i dënuar me grupin e të ashtuquajturit “Puçi ushtarak ‘74″
GANI KEÇI
Sekretar i Komitetit të Partisë për Tiranën
MELEQ BABANI
Kryetar i Komitetit Ekzekutiv te Bilishtit
VITO KAPO
Ministre e Industrisë së Lehtë, ish- Sekretarja e Parë e Bashkimit të Grave të Shqipërisë, bashkëshortja e Hysni Kapos
NJAZI JAHO
Sekretar i Komitetit të Partisë për rrethin Tiranë
HAMIT MYHYRDARI
Kryetari i Degës së Punëve të Brendshme Laç
ILO KODRA
Shefi i kabinetit të Sekretarit të Komitetit Qendror të PPSH-së
KADRI BALLA
Fillimisht shoqëruesi i Enver Hoxhës. Vite më vonë emërohet Zv/Drejtori i Kuadrit të Ministrisë së Brendshme
DHIMITRA JAKOVA
Dëshmitare në gjyqin kundër grupit armiqësor të Mehmet Shehut, Kadri Hazbiut, Llambi Peçinit, etj
XHOXHI KONOMI
Kreu i Hetuesisë në rrethin e Lushnjës, hetues në
Prokurorinë e Përgjithshme, më pas ka punuar si këshilltar në Presidiumin e Kuvendit Popullor
LIRI BELISHOVA
Anëtare e Byrosë Politike dhe e Komitetit Qendror të PPSH-së. Themeluese e PKSH-së. Në vitin 1960 përjashtohet nga PPSH, internohet 21 vjet.
MANE ALIAJ
Vëllai i agjentit sekret të Kundërzbulimit shqiptar, Shemsi Aliaj pranë ambasadës shqiptare në Romë, i cili konsiderohet si një nga rekrutuesit më të mirë të Shërbimit Sekret Shqiptar në komunizëm.
LLAMBI GEGENI
Hetues në Drejtorinë e Hetuesisë në MPB
FAHRI KRAJA
Oficer i Sigurimit të Shtetit, Hetues, ish-drejtues i lartë në Sigurimin e udhëheqjes komuniste.
EMRO KONDI
Zv/kryetari i Degës Punëve të Brendshme Librazhd
AGIM BEJLERI
Oficer i Sigurimit të Shtetit
DURO SHEHU
Vëllai i kryeministrit, Mehmet Shehu.
SADUSH KUMBARO
Agjent i Sigurimit të Shtetit
STOLI LIPIVANI
Dëshmitare, pjesëmarrëse në gjyqin e Ramize Gjebreas
EQEREM BECI
Dëshmitar në gjyqin e Koço Theodhosit, Kiço Ngjelës, etj.
DEMIR PRODANI
Hetues i prokurorisë në disa rrethe
DHIMITËR BRISKU
Deputet i PPSH-së për Beratin, kryetari i Komitetit Ekzekutiv të Këshillit Popullor të Rrethit Berat
NONDA BAKA
Sekretar i Parë i Komitetit të Partisë e rrethit të Durrësit
KARAFIL KALEMI
Zv/Kryetar i Degës të Punëve të Brendëshme për mbi 20 vjet

KOMENTO (3)

Shkruaj nje koment

  1. Ju flitni per demokraci ne shqiperi.
    jo kurre. Per aq kohe qe dekoroni edhe persekutoret dhe diktatore te rregjimit kundrejte popullsise se thjeshte.
    Turp I madh per shqiperin.
    Dhe turp I madh edhe per boten demokratike qe nuk ua tregon rrugen klases tone politike.
    l ndjeri at gjergj fishta
    ka shkruar disa vargje per europen.
    Dhe jane ma se te verteta.

Pas