A është e vërtetë që nuk ka amerikanë të përfshirë dhe se ky është një komplot kundër Putin i financuar nga Soros?
Në forume dhe rrjetet sociale janë të shumtë njerëzit që kanë menduar pse, në informacionet e para të publikuara, nuk ka emra të qytetarëve amerikanë. Për disa kjo mungesë nuk është e rastësishme, por e diktuar nga SHBA.
Këto teza argumentohen me faktin se një nga të përfshirët kryesorë është Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin.
Ndërsa shtojnë se mes financuesve të ICIJ është Fondacioni “Open Society Foundations” i George Soros, një financier i afërt me SHBA-të dhe armik i Putinit.
“Panama Papers” përmbajnë me të vërtetë mijëra emra të qytetarëve amerikanë, por asnjë prej tyre nuk ka dalë nga verifikimet e deritanishme.
Puna e mediave investiguese po vazhdon, ndërsa nuk përjashtohet dalja e emrave të amerikanëve në të ardhmen.
Mund të theksohet se shumë kompani offshore janë të regjistruara në SHBA, në shtetet e Delaware dhe Nevada, të njohura si streha e parajsës fiskale dhe se ICIJ si në rastin e Luxleaks ka zbuluar përfshirjen e shumë shtetasve amerikanë./ L’espresso