Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Skandali/ “Biznesi” me të vdekurit, punonjësi i funeralit, ‘drejtor nate’ te Mjekësia Ligjore

2018/03/05 at 8:33 PM
në Aktualitet, Kryesore
Kohë leximi: 2 min
A A
Skandali/ “Biznesi” me të vdekurit,  punonjësi i funeralit, ‘drejtor nate’ te Mjekësia Ligjore

Biznesi me të vdekurit nuk ka lulëzuar vetëm në spitalet rajonale në rrethe, por edhe në mes të kryeqytetit. Fiks Fare denoncon sonte sesi një punonjës funerali sillet si “drejtor nate” në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Tiranë.


Emisioni investigativ tregon sesi punonjësi, është i punësuar pranë një agjencie funerale, por gjithashtu, autoritetet e Institutit të Mjekësisë Ligjore i kanë lënë çelësat e morgut për të administruar punën nga ora 20:00 e mbrëmjes deri në orën 8 të mëngjesit, kur rikthehet në detyrë personeli. IML pretendon se ka një kontratë shërbimi me agjencinë funerale, ku është i punësuar ky person, por në asnjë pikë të saj, nuk deklarohet se ai ka të drejtë të marrë viktimat nga ambulancat shtetërore, t’i fusë në morg, apo t’i nxjerrë prej tij, siç konstatohet nga Fiks Fare.

Investigimi i këtij rasti nisi pas një sërë ankesash nga qytetarët e Tiranës, që dërguan fotot e makinave të një agjencie funerale brenda ambienteve të morgut të Tiranës dhe foton e një personi, për të cilin pretendohet se është punonjës i agjencisë funerale, por punon edhe natën në morg.

Pas denoncimit, gazetarët e Fiks Fare shkuan në morgun e Tiranës për të verifikuar rastin, ku u konstatua se punonjësi i denoncuar është Besmir Isufi. Emisioni investigativ konstatoi se ai punon në agjencinë funerale Univers dhe gjatë natës hap dyert e morgut për viktimat që vijnë, qoftë nga agjenci private, por qoftë edhe nga ambulancat shtetërore. Madje, ai është i vetmi person që gjatë natës drejton punët në morgun e Tiranës.

Për këtë arsye, Fiks Fare pyeti edhe Institutin e Mjekësisë ligjore, lidhur me punësimin e tij. IML-ja vuri në dispozicion për Fiksin një kontratë shërbimi me agjencinë funerale “Univers”, ku kjo agjenci ngarkohet të transportojë mbetje kockore dhe kufoma të paidentifikuara nga vendngjarja për në morg sipas kërkesave të prokurorive në rrethe. Por, në asnjë pikë të kontratës nuk deklarohet se punonjësi i kësaj agjencie mund të mbajë çelësat e Mjekësisë Ligjore, të drejtojë punët gjatë natës në morg, duke pritur ambulancat shtetërore me viktima, duke u sjellë si “drejtor nate” pranë Institutit të Mjekësisë Ligjore.

 



Ju sugjerojmë

Kamera inteligjente në shkolla, Rama: Sinjalizim për rreziqet në kohë reale
Kryesore

Kamera inteligjente në shkolla, Rama: Sinjalizim për rreziqet në kohë reale

16 Korrik, 2026 2:54 pm
Smart City, Rama: Historia e makinave që kryejnë krime dhe gjenden të djegura nuk…
Kryesore

Smart City, Rama: Historia e makinave që kryejnë krime dhe gjenden të djegura nuk…

16 Korrik, 2026 2:52 pm
Balla: Berisha ka firmosur vetë për zhvillimin e Zvërnecit
Kryesore

Balla: Berisha ka firmosur vetë për zhvillimin e Zvërnecit

16 Korrik, 2026 1:56 pm
I riu plagos me thikë 32-vjeçarin në Shkodër, i vëllai tenton të vrasë autorin
Kronikë

I riu plagos me thikë 32-vjeçarin në Shkodër, i vëllai tenton të vrasë autorin

16 Korrik, 2026 1:55 pm
Zgjedhjet në PD/ Berisha: Lorenc Luka kërkoi të mos futej në garë, por mesazhin e…
Kryesore

Zgjedhjet në PD/ Berisha: Lorenc Luka kërkoi të mos futej në garë, por mesazhin e…

16 Korrik, 2026 1:51 pm
Censi i ri i Bujqësisë, Salla: Të dhëna të plota për fermat dhe blegtorinë
Kryesore

Censi i ri i Bujqësisë, Salla: Të dhëna të plota për fermat dhe blegtorinë

16 Korrik, 2026 1:17 pm
Vodhën 69 mln lekë nga pensionet, arrestohen 3 zyrtaret e Postës Shqiptare
Kronikë

Vodhën 69 mln lekë nga pensionet, arrestohen 3 zyrtaret e Postës Shqiptare

16 Korrik, 2026 9:18 am
Rama publikon pamje nga fushat me luledielli në Rrogozhinë: I shtojnë vlerë turizmit
Aktualitet

Rama publikon pamje nga fushat me luledielli në Rrogozhinë: I shtojnë vlerë turizmit

16 Korrik, 2026 8:57 am
Gara në PD/ Flamur Noka rizgjedhjet sekretar i Përgjithshëm, Këlliçi mposht Boçin
Kryesore

Gara në PD/ Flamur Noka rizgjedhjet sekretar i Përgjithshëm, Këlliçi mposht Boçin

16 Korrik, 2026 8:36 am
Gara në PD, Berisha: Kandidatët janë njoftuar më përpara, por jo publikisht
Kryesore

Gara në PD, Berisha: Kandidatët janë njoftuar më përpara, por jo publikisht

15 Korrik, 2026 10:34 pm
Para
Pasoja negative që shkakton ‘Selfie’

Pasoja negative që shkakton ‘Selfie’

Mesazh prekëse për prindërit që i ndërruan jetë, këngëtarja: Pjata ime është bosh, sepse unë jam ngopur me vetminë

Mesazh prekëse për prindërit që i ndërruan jetë, këngëtarja: Pjata ime është bosh, sepse unë jam ngopur me vetminë

Ismaili: Jemi afër ndarjes së Vetëvendosjes

Ismaili: Jemi afër ndarjes së Vetëvendosjes
















TE FUNDIT

Shkarkoi ministrin e Mbrojtjes pa dhënë arsye, Zelensky përballet me protesta

Shkarkoi ministrin e Mbrojtjes pa dhënë arsye, Zelensky përballet me protesta
16 Korrik, 2026

Protesta kanë shpërthyer në disa qytete të Ukrainës pas vendimit të presidentit Volodymyr Zelensky për të shkarkuar ministrin e Mbrojtjes,...

Lexo më shumë

Kamera inteligjente në shkolla, Rama: Sinjalizim për rreziqet në kohë reale

Kamera inteligjente në shkolla, Rama: Sinjalizim për rreziqet në kohë reale
16 Korrik, 2026

Kryeministri Edi Rama tha se instalimi i kamerave inteligjente në 20 shkollat më të frekuentuara të Tiranës është përgjigjja ndaj...

Lexo më shumë

Smart City, Rama: Historia e makinave që kryejnë krime dhe gjenden të djegura nuk…

Smart City, Rama: Historia e makinave që kryejnë krime dhe gjenden të djegura nuk…
16 Korrik, 2026

Kryeministri Edi Rama deklaroi se projekti Smart City do të ndryshojë rrënjësisht mënyrën e garantimit të sigurisë publike në Shqipëri,...

Lexo më shumë

Musk: Marine Le Pen është shpresa e fundit e Francës

Musk: Marine Le Pen është shpresa e fundit e Francës
16 Korrik, 2026

Në një postim në X të mërkurën, Elon Musk mbështeti Marine Le Pen përpara zgjedhjeve presidenciale të Francës, duke nxitur...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}