Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Skandali 30 milionë euro me tenderat e OST, hetimi shtrihet deri në SHBA 

2018/12/16 at 5:59 PM
në Aktualitet, Kryesore
Kohë leximi: 2 min
A A
Skandali 30 milionë euro me tenderat e OST, hetimi shtrihet deri në SHBA 

Hetimi i dy tenderave me vlerë 30 milionë euro të fituara nga kompania “DH Albania” është shtrirë deri në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku është regjistruar kompania mëmë e saj “Danëell Haberman”.  Grupi hetimor ka nisur drejt SHBA-ve letër-porosi ku kërkon informacione nga autoritetet ligjzbatuese të shtetit të Delaëerit mbi mënyrën e regjistrimit të firmës “ Dunëell Haberman” atje.

Kjo pas konfirmimit se kompania  ka falsifikuar firmën e sekretarit te shtetit te Delaëer, për datën e themelimit si dhe të dhëna të tjera që kanë të bëjnë me bilancet e saj ndër vite dhe gjendjen financiare të saj. Skandali mund të jetë akoma më i madh pasi Prokuroria ka dyshime se edhe noterizimi i dokumenteve në shtetit e Delaëerit të jetë i falsifikuar. Ky proces sipas burimeve nga grupi i hetimit mund të jetë totalisht fiktiv dhe kjo pritet të verifikohet nga informacioni që do të mbërrijë nga shtetet e bashkuara. Këto dokumente janë përdorur nga përfaqësuesit e “DH Albania” fillimisht ne fitimin  e tenderit të OST për ndërtimin e linjës 220 kilovolt Burrel-Peshkopi me vlere 12 milionë euro. I njëjti dokumentacion thonë burimet është përdorur edhe në tenderin e ndërtimit të lotit të parë të unazës së re, me vlerë 18 milionë euro.

Prokuroria amerikane nga ana e saj është duke kryer një hetim për rastin pasi falsifikimi i firmës së sekretarit te shtetit te Delaëerit dhe ajo e një noteri është krim fedaral dhe ndëshkohet rendë. Prokuroria e Tiranë regjistroi procedimin penal për 4 vepra shpërdorim detyre, shkelje e barazisë në tendera, falsifikim dokumentesh dhe mashtrim. Hetuesit janë duke verifikuar edhe veprimet e Autoritetit Rrugor dhe Operatorit të Sistemit të Transmetimit dhe disa prej tyre do të merren në pyetje. Para hetuesve do të japin deponimet e tyre të gjithë personat e përfshirë në dy tenderat.

Deri tani, ne dokumentet e kompanisë rezultojnë emrat e përfaqësuesit ligjor, Avdjol Dobi, të noteres Xhevahire Brahja dhe përkthyeses Shenda Kruja. Kjo e fundit nuk  figuron në listën e përkthyesve zyrtare të Ministrisë së Drejtësisë, çka do të thotë se përkthimi i saj nuk është ligjërisht i vlefshëm dhe që sipas Zërit e Amerikës është specialiste e kompanisë ‘Gener2’ të biznesmenit Bashkim Ulaj.  Zëri Amerikës raporton së është pikërisht ‘Gener2’ e Ulajt pas skandalit me dy tenderat me vlere 30 milionë euro, se Avdjol Dobi ka lidhje familjare me biznesmenin dhe se e ka transferuar adresën e tij në kullën “ABA Business Center”, në pronësi të Zotit Ulaj.

Tv Klan

Etiketa: DHOSTskandali

Ju sugjerojmë

Humbja e thellë në zgjedhje, Berisha: Ishin farsë
Kryesore

Aksioni opozitar, PD mbledh nesër Kryesinë

9 Janar, 2026 8:52 pm
Përmbytjet në Durrës/ Protestë para bashkisë, qytetarët kërkojnë dëmshpërblim
Aktualitet

Përmbytjet në Durrës/ Protestë para bashkisë, qytetarët kërkojnë dëmshpërblim

9 Janar, 2026 8:22 pm
Përmbytjet,Ministria e Mbrotjes:Mbi 155 efektivë në terren për të ndihmuar qytetarët
Aktualitet

Përmbytjet,Ministria e Mbrotjes:Mbi 155 efektivë në terren për të ndihmuar qytetarët

9 Janar, 2026 4:46 pm
Moti i keq/ Bashkia e Durrësit thirrje qytetarëve: Shmangni lëvizjet e panevojshme
Aktualitet

Moti i keq/ Bashkia e Durrësit thirrje qytetarëve: Shmangni lëvizjet e panevojshme

9 Janar, 2026 3:53 pm
Goditja e grupeve kriminale/ SPAK, operacion të përbashkët me autoritetet finlandeze
Kronikë

Tenderat/ SPAK dërgon për gjykim disa zyrtarë, mes tyre Benet Beci

9 Janar, 2026 3:43 pm
Qarqet më problematike, ja si paraqitet situata nga moti i keq
Aktualitet

Qarqet më problematike, ja si paraqitet situata nga moti i keq

9 Janar, 2026 2:31 pm
Berisha me aleatët: Narkoshteti është kthyer në rrezik për Europën
Kryesore

Berisha me aleatët: Narkoshteti është kthyer në rrezik për Europën

9 Janar, 2026 12:19 pm
Përmbytjet në Fier, 80 familje të prekura dhe rreth 700 ha tokë bujqësore nën ujë
Aktualitet

Përmbytjet në Fier, 80 familje të prekura dhe rreth 700 ha tokë bujqësore nën ujë

9 Janar, 2026 9:40 am
Përmbytjet, Rama: Do dëmshpërblehen banesat dhe gjëja e gjallë
Kryesore

Përmbytjet, Rama: Do dëmshpërblehen banesat dhe gjëja e gjallë

9 Janar, 2026 9:30 am
Rama shpjegon arsyet e përmbytjeve: Ndryshimi i klimës, realitet
Aktualitet

Rama shpjegon arsyet e përmbytjeve: Ndryshimi i klimës, realitet

9 Janar, 2026 9:04 am
Para
Video/Historia e Arkelit, dashuroi një grua të divorcuar me dy fëmijë

Video/Historia e Arkelit, dashuroi një grua të divorcuar me dy fëmijë

Ky është parfumi që përdorte Lady Diana – ikona më e famshme e modës

Ky është parfumi që përdorte Lady Diana - ikona më e famshme e modës

Basha paralajmëron daljen e dokumentave, “aferë kriminale tek Unaza e re”

Basha paralajmëron daljen e dokumentave, “aferë kriminale tek Unaza e re”

TE FUNDIT

Qeveria e Venezuelës nis lirimin e të burgosurve politikë

Qeveria e Venezuelës nis lirimin e të burgosurve politikë
9 Janar, 2026

Qeveria e Venezuelës ka nisur lirimin e të burgosurve politikë, në një hap që zyrtarët e përshkruan si një “gjest...

Lexo më shumë

Kapja e Maduros, zyrtarët amerikanë “zbarkojnë” në Venezuelë

Kapja e Maduros, zyrtarët amerikanë “zbarkojnë” në Venezuelë
9 Janar, 2026

Personeli diplomatik dhe i sigurisë nga njësia për Çështjet e Venezuelës në Departamentin e Shtetit të SHBA-së, kanë udhëtuar sot...

Lexo më shumë

Aksioni opozitar, PD mbledh nesër Kryesinë

Humbja e thellë në zgjedhje, Berisha: Ishin farsë
9 Janar, 2026

Partia Demokratike do të mbledhë nesër Kryesinë në ora 13:00. Kjo mbledhje do të fokusohet në aksionin opozitar dhe sesi...

Lexo më shumë

Përmbytjet në Durrës/ Protestë para bashkisë, qytetarët kërkojnë dëmshpërblim

Përmbytjet në Durrës/ Protestë para bashkisë, qytetarët kërkojnë dëmshpërblim
9 Janar, 2026

U mbajt këtë mbrëmje protesta e tretë radhazi para Bashkisë së Durrësit, ku u mblodhën dhjetëra qytetarë që akuzojnë pushtetin vendor...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com