Paradoksale mund të tingëllojë, por që të jesh pjesë e kongresit të PS-së duhet të jesh një duatrokitës me eksperiencë. Faqja në FB e zyrës që ka për qëllim punësimin e njerëzve, këtë radhë është vënë në funksion të duartrokitjeve të Kongresit. Ja çfarë shkruhet në postimin e bërë në këtë faqe një ditë më parë:
“Kerkohen njerez per te mbushur rradhet e kongresit te partise diten e neserme. Personat te jene te afte te duartrokasin dhe te brohorasin. Te interesuarit te dergojne nje mesazh ku te detajohen eksperiencat e meparshme. Faleminderit!”
Nuk dime nese PS vertet ka mungesa delegatesh, apo dikush ka vjedhur faqen e FB te kesaj zyre pune, sepse nese shihen postimet e mesiperme, kupton qe ato jane te lidhura me aktivitetin e zyres se punes.