Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Skandal në burgun e Fierit/ I dënuari rrihet në qeli, drejtuesit e burgut pengojnë hetimet

2016/09/13 at 9:42 PM
në Aktualitet, Kronikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Skandal në burgun e Fierit/ I dënuari rrihet në qeli, drejtuesit e burgut pengojnë hetimet

Burgu i Fierit është përfshirë në një skandal, pasi një i burgosur që vuante dënimin aty është rrahur brutalisht dhe është bërë për spital.


Nuk dihet nëse është rrahur nga gardianët e burgut apo nga të dënuarit e tjerë, por Avokati i Popullit, që ka bërë rastin publik nuk është lejuar ta marrë në pyetje dhe ta hetojë rastin.

Kështu, në një deklaratë për mediat, Avokati i Popullit thotë se i dënuari me inicialet P.P. është dërguar në Spital për kurim dhe është marrë në pyetje vetëm nga SHÇBA­ja.

Ndërsa drejtuesit e burgut dhe Policia e Burgjeve kanë penguar avokatin që të ndjekë rastin.

DEKLARATA E AVOKATIT TE POPULLIT

Avokati I Popullit: Ekspertët e Mekanizmit Kombëtar të Parandalimit të Torturës pengohen në mënyrë të paligjshme të hetojnë një rast dhune në IEVP Fier Totozani: Drejtuesit e IEVP Fier dhe punonjësit e policisë së burgjeve Fier I ndaluan ekspertëve të fotografonin shenjat e dhunës në trupin e të dënuarit P.P. i dhunuar në qelinë e tij Totozani: Kjo është një ngjarje e rëndë, antiligjore dhe e dënueshme Totozani: Prokuroria të nisë menjëherë hetimin për këtë ngjarje dhe personat e përfshirë që janë përgjegjës.

Ekspertët e Mekanizmit Kombëtar të Parandalimit të Torturës (MKPT) pranë Avokatit të Popullit po pengohen të ushtrojnë detyrën e tyre në IEVP­në Fier, nga drejtuesit e këtij institucioni dhe Policia e Burgjeve, Fier.

Ekspertët e MKPT janë ndaluar fizikisht të ushtrojnë detyrat e tyre funksionale, ndërsa po zhvillonin një hetim administrativ për një të dënuar, ndaj të cilit është ushtruar dhunë fizike. Ekspertët e MKPT kanë qenë duke kryer një kontroll periodik në IEVP­ Fier, me synim parandalimin e dhunës në qendrat e vuajtjes së dënimit. Fillimisht ekspertët e Avokatit të Popullit monitoruan ambientet e Vecim ­ Observimit në IEVP Fier. Aty konstatuan se një person sapo ishte dhunuar në qelinë e tij dhe ishte dërguar në spitalin e IEVP Fier. Ekspertët e Avokatit të Popullit në përputhje me detyrat e tyre ligjore pezulluan inspektimin e programuar dhe nisën menjëherë hetimin e thelluar për zbardhjen e ngjarjes.

Ata kërkuan të intervistonin personin e dhunuar në spitalin e burgut, por aty ndodhej Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve që e kishin marrë në pyetje te denuarin P. P. ndaj të cilit ishte ushtruar dhunë. Ndërkohë ekspertët e Avokatit të Popullit kërkuan fotokopjet e regjistrave që ndihmës mjekët shënuan për këtë rast dhune, si dhe morën dëshmitë e policëve që ishin prezent në turn. Ekspertët e Mekanzimit Kombëtar për Parandalimin e Torturës insistuan dhe zhvilluan një takim në spitalin e burgut me të dënuarin P.P. I cili konfirmoi dhunën e ushtruar ndaj tij nga punonjësit e policies së IEVP Fier. Gjithashtu, si pjesë e hetimit të ekspertëve ishte edhe ekzaminimi fizik I të dënuarit P.P I cili rezultonte me shenja të dukshme dhune, dëmtime në kokë, shpinë dhe gjymtyrë, si rezultat i goditjeve.

Më tej ekspertët e AP kërkuan që të merrnin aparatin fotografik në makinë për të dokumentuar dhunën përmes fotove, të cilat janë provë kryesore në hetime të tilla administrative. Por sapo kanë dalë nga ambientet e brendshme të IEVP­së Fier ata nuk janë lejuar të hyjnë më brenda me aparat fotografik me pretendimin se është objekt i paligjshëm. Edhe pas insistimit për disa orë me radhë të ekspertëve të MKPT , sërish drejtuesit e IEVP Fier nuk I kanë lejuar të ushtrojnë detyrën e tyre funksionale në kundërshtim të plotë me ligjin. Drejtuesit e IEVP Fier dërguan të dënuarin P.P për mjekim në spitalin e Bashkisë Fier.

Sërish Ekspertët e AP kërkuan që të kryejnë në këtë spital civil fotografimin e shenjave të dhunës tek ky person, por nuk u lejuan. Në momentet që I dënuari mbërriti në spitalin e Fierit i shoqëruar nga dy punonjës policie, si dhe tre civilë, këta të fundit I kanë dalë përpara ekspertëve të AP duke u thënë se nuk i njohin dhe duhet të largoheshin .

Avokati i Popullit e konsideron pengimin e ekspertëve të Mekanizmit Kombëtar të Parandalimit të Torturës si një ngjarje shumë të rëndë, antiligjore dhe të dënueshme. Avokati I Popullit z. Igli Totozani I kërkon drejtuesve të IEVP Fier, si dhe punonjësve të Policisë së Shtetit të përfshirë në këtë ngjarje që të tërhiqen menjëherë nga ky veprim I paligjshëm. Gjithashtu, Avokati i Popullit i kërkon Prokurorisë që të nisë menjëherë hetimin për personat përgjegjës që po pengojnë në mënyrë të paligjshme ekspertët e mekanizmit të dokumentojnë një rast dhune fizike, një tjetër shkelje flagrante e ligjit.

Etiketa: avokati i popullitBURGUdhunefieri burgosuriskandali


Ju sugjerojmë

Aeroporti i Vlorës, Pacolli: Valon Ademi më ka fyer dhe kërcënuar
-U tha në Opinion

Aeroporti i Vlorës, Pacolli: Valon Ademi më ka fyer dhe kërcënuar

6 Nëntor, 2025 10:58 pm
Aeroporti i Vlorës, Pacolli: Jam pala e tradhtuar
-U tha në Opinion

Aeroporti i Vlorës, Pacolli: Jam pala e tradhtuar

6 Nëntor, 2025 10:53 pm
Kuvendi miraton projektligjin për barazinë gjinore
Politikë

Kuvendi miraton projektligjin për barazinë gjinore

6 Nëntor, 2025 10:21 pm
Miliona euro investim, Pacolli tregon si ndahen aksionet me Valon Ademin
-U tha në Opinion

Miliona euro investim, Pacolli tregon si ndahen aksionet me Valon Ademin

6 Nëntor, 2025 10:15 pm
Pacolli: Aeroporti i Vlorës do të kryhet, por fluturimet nuk nisin nga 1 marsi
-U tha në Opinion

Pacolli: Aeroporti i Vlorës do të kryhet, por fluturimet nuk nisin nga 1 marsi

6 Nëntor, 2025 9:58 pm
Aeroporti i Vlorës, Pacolli:S’kam përfituar, projektin e nisa për ta lënë trashëgimi
-U tha në Opinion

Aeroporti i Vlorës, Pacolli:S’kam përfituar, projektin e nisa për ta lënë trashëgimi

6 Nëntor, 2025 9:27 pm
Deklaratat ndaj Gonzatos, Berisha: Nëse ambasadori i quan fyerje i kërkoj falje
Kryesore

Deklaratat ndaj Gonzatos, Berisha: Nëse ambasadori i quan fyerje i kërkoj falje

6 Nëntor, 2025 9:08 pm
Deklarata e Berishës ndaj ambasadorit të BE, Rama i kërkon ndjesë Marta Kos
Kryesore

Deklarata e Berishës ndaj ambasadorit të BE, Rama i kërkon ndjesë Marta Kos

6 Nëntor, 2025 8:21 pm
BE paralajmëron për një garë të re të armatimeve bërthamore
Bota

BE paralajmëron për një garë të re të armatimeve bërthamore

6 Nëntor, 2025 8:12 pm
Nancy Pelosi largohet nga kongresi pas 40 vitesh
Bota

Nancy Pelosi largohet nga kongresi pas 40 vitesh

6 Nëntor, 2025 7:13 pm
Para
Flet mjeku që i hoqi plumbin Noizy­t: Ja ku u qëllua reperi

Flet mjeku që i hoqi plumbin Noizy­t: Ja ku u qëllua reperi

ON-OFF RECORD 1!

Sonte në Opinion flasim për maturantët

Video-“Opinion”/ Pedagogu Qorri: Kaosi me maturantët është i qëllimshëm

Video-"Opinion"/ Pedagogu Qorri: Kaosi me maturantët është i qëllimshëm
















TE FUNDIT

Aeroporti i Vlorës, Pacolli: Valon Ademi më ka fyer dhe kërcënuar

Aeroporti i Vlorës, Pacolli: Valon Ademi më ka fyer dhe kërcënuar
6 Nëntor, 2025

Behgjet Pacolli në një intervistë për emisionin “Opinion” në Tv Klan ka rrëfyer se çfarë po ndodh me aeroportin e...

Lexo më shumë

Aeroporti i Vlorës, Pacolli: Jam pala e tradhtuar

Aeroporti i Vlorës, Pacolli: Jam pala e tradhtuar
6 Nëntor, 2025

Biznesmeni Behgjet Pacolli, në një intervistë me gazetarin Blendi Fevziu, në emisionin “Opinion” foli për konfliktin që ka pasur me...

Lexo më shumë

Kuvendi miraton projektligjin për barazinë gjinore

Kuvendi miraton projektligjin për barazinë gjinore
6 Nëntor, 2025

Me 77 vota pro dhe 36 kundër është miratuar në seancën e kësaj të enjteje në Kuvend projektligji i shumë...

Lexo më shumë

Miliona euro investim, Pacolli tregon si ndahen aksionet me Valon Ademin

Miliona euro investim, Pacolli tregon si ndahen aksionet me Valon Ademin
6 Nëntor, 2025

Behgjet Pacolli, i ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan, tha se kompania e tij ka investuar 71 milionë euro...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com