Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

SKANDAL/ Edukatorja shpon me gjilpërë 3-vjeçarin: Më goditi me çantë

2016/11/24 at 9:21 PM
në Aktualitet, Sociale, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
SKANDAL/ Edukatorja shpon me gjilpërë 3-vjeçarin: Më goditi me çantë

Në emisionin “Fiks Fare” në “Top-Channel” u denoncua dhuna e ushtruar nga edukatorja Anila Samarxhi, ndaj një fëmije 3 vjeçar në kopshtin numër 1 të qytetit të Elbasanit.

shpimi

Ngjarja e rendë ka ndodhur në datë 14 nëntor, por edukatorja ka marrë vetëm një paralajmërim për pushim nga puna dhe vijonte mësimin normalisht.

Për të qetësuar situatën drejtoresha i kishte ndërruar vetëm grupin në të cilin do të jepte mësim.

Edukatorja Anila Samarxhi, fillimisht  u largua nga grupi që kishte në kujdestari  sapo u informua që kishte ardhur Fiksi. Më pas u rikthye dhe para  kameras  pranoi se e kishte shpuar fëmijën pasi ai i kishte gjuajtur me çantë.

edukatorja

Pranë emisionit “Fiks Fare” erdhi një ankesë nga prindi i një trevjeçari i cili frekuentonte kopshtin nr. 1, në qytetin e Elbasanit.

Sipas prindit me datë 14 nëntor, kishte vënë re një shenjë në kofshën e djalit 3 vjeçar. Ishte i gjakosur dhe sipas nënës dukej të ishte shpuar nga dikush  më gjilpërë. E alarmuar i kërkon llogari kujdestares së fëmijës së saj e cila e pohon dhunën e ushtruar ndaj djalit 3 vjeçar.

Madje në mesazhin që i  ka nisur nënës së 3 vjeçarit ajo shprehet: Si jeni ju. Më pyetët pse quka djalin me gjilpërë, po ai më rrafi tre kalamaj me çante kokës dhe mua më solli, kur i fola të mos rrihte fëmijët. Për ta trembur e quka pak me gjilpërë dhe e hodha jashtë.

Nëna e shokuar nga mesazhi, të nesërmen vendos të ankohet në drejtorinë e kopshtit. Sipas drejtoreshës së kopshtit, komisioni i disiplinës i cili ishte mbledhur menjëherë kishte marrë vetëm masën e paralajmërimit për pushim nga puna. Pas kësaj mase ishte njoftuar edhe drejtoria e koordinimit të Kopshteve pranë bashkisë. Bashkia Elbasan ka nisur një inspektim lidhur me këtë ngjarje.

Para kameras së Fiksit drejtoresha deklaroi “E gjendur fillimisht si nënë para kësaj situate u trondita, por si drejtuese e institucionit duhet të ngrija një komision disipline që të shqyrtohej ankesa.

Komisioni i Disiplinës u mblodh 24 orë pas ankesës dhe mori si masë vërejtje më paralajmërim për pushim nga puna. Kjo është masa më e madhe që ne mund të japim. Përpos kësaj ne kemi njoftuar edhe bashkinë. Drejtorinë përkatëse të cilët kanë bërë një inspektim për këtë çështje.

Pavarësisht se është pranuar dhuna nga ana e edukatores  që në ballafaqimin e parë me prindin, edukatorja nuk u  pëzulluar por vazhdonte të kujdesej për një tjetër grup fëmijësh.  Sipas drejoreshës për të qetësuar gjendjen dhe prindin ajo është hequr nga grupi që mësonte dhe i është caktuar një tjetër.

Gazetarët e Fiksit kërkuan ta intervistonin edukatoren, por Anila Samarxhiu sapo ishte informuar për kameran e Fiksit ishte larguar nga grupi që kishte nën përkujdesje dhe kishte lënë vetëm njërën nga edukatoret.

Pas këmbënguljes së drejtoreshës dhe gazetarëve ajo lajmërohet në telefon dhe rikthehet në kopsht. Në fillim ajo refuzoi të përgjigjej për ngjarjen duke nxjerrë përpara dorën deri në momentin që shpërthen dhe tregon arsyen.

” Më gjuajti me çantë” – tha ajo. “Fëmijët e tjerë nuk më qëllojnë ai po”. Ndërsa vet drejtoresha e kopshtit, pasi dëgjoi këtë konfirmim tha për kameran e fiksit se kjo edukatore nuk mund të qëndroj më në këtë kopsht. Megjithatë sipas saj është bashkia Elbasan që duhet të marri masën e pezullimit.

Pavarësisht se ngjarja ka ndodhur më datë 14 dhe denoncuar me datë 15, u deshën plot 5 ditë që të pezullojë një edukatore që kishte ushtruar dhunë ekstreme ndaj një fëmije vetëm tre vjeç. Bashkia Elbasan reagoi në të njëjtën ditë që u interesua për rastin  emisioni Fiks Fare.

Me anë të zëdhënësit të kësaj bashkie deklaroi se “Bashkia e Elbasanit është njohur me një rast të pretenduar dhune në kopshtin Nr.1 nga një ankesë, drejtuar Drejtorisë së këtij kopshti, nga prindi Marjeta Bici në datë 15.11.2016.Theksojmë se kësaj ankese nuk i është bashkëngjitur asnjë fakt, e megjithatë Bashkia Elbasan dërgoi specialistët e saj pranë kopshtit nr.1 të cilët, së bashku me drejtorinë e kopshtit thirrën komisionin disiplinor, ku ndaj edukatores Anila Samarxhi,  u mor masa  “paralajmërim për pushim nga puna”.

Me këtë masë ka rënë dakord edhe prindi, e cila ka qenë prezente dhe e ka firmosur atë.

Në datë 21.11.2016, e protokolluar po në këtë datë, pra pas 5 ditësh për të cilat nuk kemi asnjë reagim të prindit, në Bashkinë e Elbasanit vjen një tjetër ankesë nga prindi, drejtuar Kryetarit të Bashkisë edhe në këtë kërkesë prindi nuk ka paraqitur fakte, por nisur nga shqetësimi i tij Kryetari i Bashkisë mori masën e “pezullimit nga detyra”, deri në shqyrtimin përfundimtar të ankesës së paraqitur ndaj edukatores Anila Samarxhi.

Gjithashtu me urdhër të Kryetarit të Bashkisë është marrë masë disiplinore “paralajmërim për pushim nga puna” për drejtoreshën e kopshtit nr.1 dhe edukatoren tjetër e cila pretendohet se ka dijeni për ngjarjen.

Ju sugjerojmë

Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA dhe si funksionon?
Bota

Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA dhe si funksionon?

8 Qershor, 2025 9:22 pm
“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur…
Aktualitet

“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur…

8 Qershor, 2025 8:45 pm
Fundjava “mbush” Shëngjinin, kthimi i pushuesve shkakton trafik në rrugët e Lezhës
Aktualitet

Fundjava “mbush” Shëngjinin, kthimi i pushuesve shkakton trafik në rrugët e Lezhës

8 Qershor, 2025 8:25 pm
I nxehti afrikan përfshin Italinë, temperatura deri në 40°C në disa rajone
Bota

I nxehti afrikan përfshin Italinë, temperatura deri në 40°C në disa rajone

8 Qershor, 2025 7:59 pm
“Ec mi xhuxhmaxhuxhe!” Me fyerje e urdhra, kunati bën ‘ligjin’ në shtëpinë e çiftit
Aktualitet

“Ec mi xhuxhmaxhuxhe!” Me fyerje e urdhra, kunati bën ‘ligjin’ në shtëpinë e çiftit

8 Qershor, 2025 7:53 pm
“Krenarë që jemi një qytet emigrantësh”, kryebashkiakja e Los Angeles sfidon Trump
Bota

“Krenarë që jemi një qytet emigrantësh”, kryebashkiakja e Los Angeles sfidon Trump

8 Qershor, 2025 7:31 pm
Pse vendimi i Trump për të përdorur Gardën Kombëtare është i pazakontë
Bota

Pse vendimi i Trump për të përdorur Gardën Kombëtare është i pazakontë

8 Qershor, 2025 7:01 pm
Natron, liqeni i kuq në Tanzani që i kthen kafshët në “gur”
-Jetë dhe Stil

Natron, liqeni i kuq në Tanzani që i kthen kafshët në “gur”

8 Qershor, 2025 6:27 pm
Demenca e hershme, faktorët që mund të ndikojnë në shëndetin e trurit
-Jetë dhe Stil

Demenca e hershme, faktorët që mund të ndikojnë në shëndetin e trurit

8 Qershor, 2025 5:56 pm
Mashtrim duke përdorur emrin e Postës, Autoritetet: Ju vjedhin të dhënat bankare
Kronikë

Mashtrim duke përdorur emrin e Postës, Autoritetet: Ju vjedhin të dhënat bankare

8 Qershor, 2025 5:27 pm
Para
Skandali në maternitetin e Vlorës, humb foshnjën për mjekim të gabuar

Skandali në maternitetin e Vlorës, humb foshnjën për mjekim të gabuar

Majlinda Bregu: Reforma në drejtësi do të pastrojë politikën

Bregu: Mos prisni datën e çeljes së negociatave para zgjedhjeve!

Video/ Avioni i Donald Trump Boing 757 më luksozi i llojit të vet në botë

Video/ Avioni i Donald Trump Boing 757 më luksozi i llojit të vet në botë

TE FUNDIT

Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA dhe si funksionon?

Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA dhe si funksionon?
8 Qershor, 2025

Çfarë është Garda Kombëtare dhe si funksionon? Garda Kombëtare është një forcë ushtarake e veçantë e Shteteve të Bashkuara që...

Lexo më shumë

“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur…

“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur…
8 Qershor, 2025

Lavdia ka sjellë në “Shihemi në Gjyq” bashkëshortin, Klitin për shkak të një mosmarrëveshjeje pronësie.  Ajo thotë se jetonnë të...

Lexo më shumë

Fundjava “mbush” Shëngjinin, kthimi i pushuesve shkakton trafik në rrugët e Lezhës

Fundjava “mbush” Shëngjinin, kthimi i pushuesve shkakton trafik në rrugët e Lezhës
8 Qershor, 2025

Fundjava solli një numër të madh pushuesish në bregdetin e Shëngjinit, por kthimi i tyre drejt qyteteve shkaktoi trafik të...

Lexo më shumë

I nxehti afrikan përfshin Italinë, temperatura deri në 40°C në disa rajone

I nxehti afrikan përfshin Italinë, temperatura deri në 40°C në disa rajone
8 Qershor, 2025

Duke filluar nga e diela dhe veçanërisht gjatë javës së ardhshme, në Itali do të mbërrijë vala e dytë e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com