Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Skadon afati, Dovrani i kërkon KLGj-së dhe tre ditë kohë

2020/04/29 at 5:18 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Skadon afati, Dovrani i kërkon KLGj-së dhe tre ditë kohë

Ardian Dvorani, kreu i Gjykatës së Lartë njëherazi kreu i KED, i ka kërkuar KLGJ-së edhe tre ditë kohë për t’iu përgjigjur në lidhje me mandatin e tij.


Dvorani shprehet se përgjigjet e tij për këtë çështje s’mund të bëhet brenda dy ditëve dhe ai do të ketë argumentet e tij së shpejti.

KLGJ ka marrë në shqyrtim një kërkesë të presidentit Meta për tu shprehur për mbarimin e mandatit të Dvoranit. Kjo çështje rikthen përplasjen e presidentit Meta me kreun e KED, Dvorani për të cilin edhe SPAK ka hapur një hetim.

“Sipas relacionit të Komisionit të Zhvillimit të Karrierës kuptoj se, në mbledhjen e datës 16.04.2020, Këshilli i Lartë Gjyqësor vendosi të përfshijë në rendin e ditës të kësaj mbledhje, për diskutim, këtë shkresë të Presidentit të Republikës.

Ndërkohë, nëpërmjet njoftimit tuaj të datës 27.04.2020 kuptoj se Komisioni i Zhvillimit të Karrierës ka përgatitur një relacion dhe madje Këshilli i Lartë Gjyqësor ka zhvilluar një mbledhje në datën 27.04.2020, në rendin e ditës së të cilës ka qenë edhe diskutimi dhe/ose vendimmarrja lidhur me problemet që ngre Presidenti i Republikës në shkresën e Tij. Në këtë mbledhje Këshilli vlerësoi të respektojë edhe të drejtën time për tu dëgjuar mbi çështjen objekt shqyrtimi, duke vendosur një afat 2 ditor për të përcjellë mendimin dhe qëndrimet e mia. 

Së pari, vlerësoj faktin që, ndonëse vetëm pas një mbledhje të dytë, Këshilli ka marrë parasysh faktin thelbësor se nuk mund të diskutohet dhe të vendoset për çështje të karrierës së një gjyqtari, pa u dëgjuar më parë dhe pa pasur paraprakisht mendimin dhe qëndrimin e tij.

Së dyti, sikurse rezulton qartë edhe nga vetë Relacioni i Komisionit të Zhvillimit të Karrierës, nuk kuptohet dhe nuk gjendet se çfarë natyre ka kjo çështje dhe bazuar në cilën dispozitë ligjore dhe kompetencë është investuar KLGJ për të diskutuar dhe marrë vendim.

Së treti, pavarësisht nga sa më sipër, duke qenë se duket qartë se është një çështje që lidhet me statusin dhe karrierën e një gjyqtari, mbetem me shpresën që KLGJ të mbajë parasysh se duhet të garantojë që gjyqtarit, si në rastin tim, duhet ti mundësohet koha e nevojshme dhe afati i arsyeshëm për të shprehur mendimin dhe qëndrimin e tij.

Në këtë kuptim, duke pasur parasysh se, ndonëse nuk tregohet mbi bazën e cilit rast, procedurë dhe kompetencë po realizohet ky proces diskutimi dhe vendimmarrje, gjithsesi çështja lidhet me elementët më thelbësore kushtetues e ligjorë të statusit të një gjyqtari.

Gjithashtu, në këtë rast, përtej interesit tim konkret si gjyqtar, diskutimi dhe vendimmarrja eventuale e KLGJ duhet të kuptohet se nuk lidhet aspak vetëm me statusin tim, por lidhet me vetë kuptimin, interpretimin dhe zbatimin e drejtë të Kushtetutës dhe të ligjit mbi procesin e shpalljes së konkurrimit, përzgjedhjes, propozimit dhe emërimit të anëtarëve të Gjykatës së Lartë. Po kështu, ky diskutim duket se lidhet pashmangshmërisht edhe me faktin nëse vetë KLGJ dhe Presidenti kanë respektuar Kushtetutën dhe ligjin në procesin që kanë ndjekur dhe përmbushur deri në emërimin e 3 gjyqtarëve të rinj të Gjykatës së Lartë.

Kështu që çdo veprim i nxituar nga ana ime në dhënien e mendimit për çështjen dhe, në vlerësimin tim, çdo vendim eventual i KLGJ i marrë si në kushte të emergjencës, përveç problemeve të tjera të mundshme që mund të krijonte, do të përbënte edhe një precedent për të ardhmen.”, shkruhet në letër./ Opinion.al



Ju sugjerojmë

Vrasja e komandantit të marinës iraniane, Netanyahu: Kishte shumë gjak në duar
Bota

Netanyahu: Sulmi ndaj Iranit është si heqja e kancerit nga trupi

10 Korrik, 2026 8:18 am
Rriten temperaturat në vendin tonë, ja sa pritet të shënojë termometri sot
Kryesore

Rriten temperaturat në vendin tonë, ja sa pritet të shënojë termometri sot

10 Korrik, 2026 8:12 am
Horoskopi, 22 nëntor 2023
Kryesore

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

10 Korrik, 2026 8:11 am
18-vjeçarja vetëplagoset me armë zjarri, arrestohen 2 persona
Kronikë

Vritet me armë zjarri një person në Laç

9 Korrik, 2026 10:55 pm
Tërmeti shkatërrues, Venezuela i kërkon Britanisë kthimin e arit
Bota

Tërmeti shkatërrues, Venezuela i kërkon Britanisë kthimin e arit

9 Korrik, 2026 10:25 pm
“Parlamentarët e pakicës votuan kundër në Strasburg”, Rama: Ikën për fotoprotestë
Politikë

“Parlamentarët e pakicës votuan kundër në Strasburg”, Rama: Ikën për fotoprotestë

9 Korrik, 2026 9:51 pm
Samiti i NATO-s në Ankara, Trump: Të zhgënjyer nga Aleanca
Kryesore

Rama: Ja pse Samiti i ardhshëm i NATO në Shqipëri nuk u përfshi në deklaratën finale

9 Korrik, 2026 8:44 pm
Qeveria miraton vendimin: Përmirësohet trajtimi financiar për zjarrfikësit
Aktualitet

Qeveria miraton vendimin: Përmirësohet trajtimi financiar për zjarrfikësit

9 Korrik, 2026 8:42 pm
Dita e 40-të e protestës, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Rama
Aktualitet

Dita e 40-të e protestës, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Rama

9 Korrik, 2026 8:40 pm
Koncerti i Kanye West, policia njofton bllokimin e disa akseve rrugore
Aktualitet

Koncerti i Kanye West, policia njofton bllokimin e disa akseve rrugore

9 Korrik, 2026 7:14 pm
Para
Rama: Do të zgjerojmë “zonat e gjelbërta”, të premten vendimi

Rama: Do të zgjerojmë "zonat e gjelbërta", të premten vendimi

Rama jep njoftimin për nxënësit dhe studentët lidhur me hapjen e shkollave

Deklarata e Beqajt për ulje pensionesh, Rama sqaron qëndrimin e qeverisë

Hapja e klinikave dentare dhe lokaleve, flet kryeministri Rama

Hapja e klinikave dentare dhe lokaleve, flet kryeministri Rama
















TE FUNDIT

Netanyahu: Sulmi ndaj Iranit është si heqja e kancerit nga trupi

Vrasja e komandantit të marinës iraniane, Netanyahu: Kishte shumë gjak në duar
10 Korrik, 2026

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka krahasuar sulmet ndaj Iranit me trajtimin e një sëmundjeje të rëndë, duke deklaruar se eliminimi...

Lexo më shumë

Rriten temperaturat në vendin tonë, ja sa pritet të shënojë termometri sot

Rriten temperaturat në vendin tonë, ja sa pritet të shënojë termometri sot
10 Korrik, 2026

Shqipëria do të vijojë të jetë me mot të kthjellët dhe temperatura të larta në pothuajse të gjithë territorin. Vlerat...

Lexo më shumë

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Horoskopi, 22 nëntor 2023
10 Korrik, 2026

Dashi Një taktikë e mirë për ju sot do të ishte të shndërroni frikën në motivim për veprim pozitiv. Keni...

Lexo më shumë

Vritet me armë zjarri një person në Laç

18-vjeçarja vetëplagoset me armë zjarri, arrestohen 2 persona
9 Korrik, 2026

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e sotme në qytetin e Laçit. Si pasojë e të shtënave ka...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}