Duket se situata e zjarreve në Elbasan ka marrë përmasa edhe më të frikshme. Sipas raportimeve, zjarri që nisi mbrëmjën e djeshme në fshatin Derstilë është përhapur me shpejtësi duke rrezikuar edhe banesat. Aktualisht janë djegur 5 hektarë tokë, ndërsa banorëve u është bërë thirrje të evakuohen nga zona. Deri më tani është bërë e mundur evakuimi i 6 familjeve.