Kryeministri Edi Rama është shprehur se një pjesë e kontrollorëve të trafikut ajror janë rikthyer në punë.
Në një intervistë televizive, Rama tha se rikthimi i tyre është bërë pas komunikimit me ministren e Infrastrukturës Belinda Balluku.
Kryeministri tha se është arritur që ti jepet drejtim ngërçit të krijuar një ditë më parë duke bërë që nesër të nisin normalisht fluturimet.
“Çështja mund të diskutohet por është një çështje e zgjidhshme tashmë dhe sot kanë filluar fluturimet esenciale dhe nesër vijojnë normalisht. Ne nuk jemi gjendur gafill kemi pasur informacion në lidhje me këtë dhe kemi bërë përpjekje për ti sjellë në vete ato që i hynë kësaj ndërmarrje marrëzire të shtyrë dhe të orkestruar. Ministrja deri në fund ka qenë në komunikim me të dhe ne menjëherë kemi vënë në zbatim planin e hartuar. Pas thirrjes së bërë nga unë dhe nga ministrja një pjesë e tyre janë rikthyer por kjo punë nuk mbaron me kaq pasi do të bëhet një proces i vëmenshëm. Kemi pasur përgjigje nga kontrollorët e Turqisë dhe kemi dhe një grup tjetër nga Greqia që pritet të vijë nesër në vendin tonë”, ka thënë Rama./ Opinion.al