Franca ka deklaruar se situata e krijuar nga koronavirusit po shkon drejt përmirësimit. Në 24 orët e fundit në Francë kanë humbur jëtën 218 persona, ndërsa në total numri i viktimave është 24,594.
Edhe pse ky numër tregon një rritje të lehtë krahasuar me një ditë më parë, numri i vdekjeve ditore është ulur gradualisht në këto dy javë.
Franca mban vendin e katërt me bilancin më të lartë të të vdekurve në Europë pas Italisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe Spanjës.
Duke nisur nga data 11 maj, Franca do të nisë lehtësimin e kufizimeve, por maskat e fytyrës do të jenë të detyrueshme gjatë përdorimit të transportit publik dhe në shkolla./ Opinion.al