Siria ka goditur me raketa Turqinë.
Raportohet nga mediat se dhjetra persona kanë mbetur të plagosur, por ende nuk dihet numri i saktë.
Raketat kanë goditur qytetin kufitar juglindor Kilis, kanë thënë burimet e sigurisë.
Thuhet se raketat erdhën nga zonat e kontrolluara nga militantët e të ashtuquajturit Shteti Islamik (ISIS), apo nga qeveria siriane, shkruan RT.
Mësohet se Kilis është qyteti me numrin më të madh të refugjatëve sirianë.