Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Sindroma “Havana”/ Shteti rus akuzohet se po sëmur agjentët dhe diplomatët amerikanë

2024/04/01 at 12:42 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Sindroma “Havana”/ Shteti rus akuzohet se po sëmur agjentët dhe diplomatët amerikanë

Një sëmundje misterioze që ka prekur diplomatët amerikanë vitet e fundit është lidhur me një njësi të inteligjencës ruse.


Personeli i stacionuar anembanë globit me “Sindromin Havana” ka raportuar simptoma të pashpjegueshme si marramendje.

Ata mund të jenë shënjestruar nga armët zanore ruse, sipas një hetimi të përbashkët nga The Insider, Der Spiegel dhe 60 Minutes të CBS.

Moska i ka mohuar akuzat. Zyrtarët amerikanë thanë më parë se nuk kishte gjasa që një fuqi e huaj të ishte fajtore.

Por në vlerësimin e tyre për “incidentet anormale shëndetësore”, të bëra vitin e kaluar ata nuk dhanë asnjë shpjegim alternativ, duke i frustruar ata që janë prekur.

Fenomeni e ka marrë emrin nga kryeqyteti i Kubës, Havana ku rasti i parë u zbulua në vitin 2016, megjithëse raporti i ri sugjeron se rastet e para mund të kenë ndodhur në Gjermani dy vjet më parë.

Personeli amerikan i goditur nga kjo gjendje përfshirë Shtëpinë e Bardhë, CIA dhe stafin e FBI-së, janë ankuar për marramendje, dhimbje koke, vështirësi në përqendrim dhe një tingull intensiv dhe të dhimbshëm në veshët e tyre.

Janë bërë më shumë se 1000 raporte për sëmundjen misterioze, me dhjetëra raste që ende zyrtarisht konsiderohen të pashpjegueshme.
Ligjvënësit amerikanë kanë miratuar legjislacionin që synon mbështetjen e viktimave dhe njerëzit me lëndime të konfirmuara të trurit nga sëmundja kanë të drejtë për pagesa.

Prej kohësh ekziston dyshimi se të prekurit janë goditur nga energjia e drejtuar ose mikrovalët e shkrepura nga pajisjet e fshehura, një mundësi që u pranua në një raport të mëparshëm të inteligjencës amerikane.

Hetimi i medias së re pretendon se operativë nga një njësi e inteligjencës ushtarake ruse, e njohur si 29155, mund të kenë shënjestruar trurin e diplomatëve amerikanë me armë “energji të drejtuar”.

Si pjesë e hetimit, The Insider gjithashtu raportoi se oficerët në njësinë 29155 ishin shpërblyer për punën e tyre në lidhje me zhvillimin e “armëve akustike jo-vdekjeprurëse”.

Një hetues ushtarak amerikan që ekzaminonte raste të sindromës tha për 60 Minutes se lidhja e përbashkët mes viktimave të sindromës ishte një “lidhje e Rusisë”.

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov mohoi se kishte ndonjë provë për përfshirjen ruse dhe tha se akuzat në raport ishin të pabaza.

Duke iu përgjigjur raportit, zyrtarët amerikanë i thanë CBS News, partnerit amerikan të BBC-së, se ata do të “vazhdonin të shqyrtonin nga afër incidentet anormale shëndetësore”./Opinion.al



Ju sugjerojmë

39 ditë protestë në Tiranë, qytetarët thirrje kundër klasës politike
Aktualitet

39 ditë protestë në Tiranë, qytetarët thirrje kundër klasës politike

8 Korrik, 2026 8:47 pm
Auto-Skicë
Politikë

Bardhi në PE: Kuvendi nuk kontrollon më qeverinë, kjo dëmton rrugën drejt BE

8 Korrik, 2026 7:06 pm
Komiteti Olimpik Ndërkombëtar heq kufizimet për Rusinë, Ukraina: Vendim i turpshëm
Sport

Komiteti Olimpik Ndërkombëtar heq kufizimet për Rusinë, Ukraina: Vendim i turpshëm

8 Korrik, 2026 5:45 pm
Samiti i ardhshëm i NATO në Tiranë, Rama: Ka ikur koha kur të tjerët…
Aktualitet

Samiti i ardhshëm i NATO në Tiranë, Rama: Ka ikur koha kur të tjerët…

8 Korrik, 2026 4:15 pm
OKB dënon komentet raciste të senatores paraguaiane ndaj Kylian Mbappe
Sport

OKB dënon komentet raciste të senatores paraguaiane ndaj Kylian Mbappe

8 Korrik, 2026 3:45 pm
Rutte: Samiti i radhës i NATO-s do të mbahet në Shqipëri
Aktualitet

Rutte: Samiti i radhës i NATO-s do të mbahet në Shqipëri

8 Korrik, 2026 3:32 pm
Brazili ngre alamin për kërcënimin e pushtimit nga SHBA
Bota

Brazili ngre alamin për kërcënimin e pushtimit nga SHBA

8 Korrik, 2026 3:30 pm
Rutte për mosmarrëveshjet me Trump: Debatet s’më shqetësojnë, ruajmë unitetin
Bota

Rutte për mosmarrëveshjet me Trump: Debatet s’më shqetësojnë, ruajmë unitetin

8 Korrik, 2026 3:28 pm
Tjetërsimi i pronave, arrestohet nga policia zëvendësdrejtori i Kadastrës në Dibër
Kronikë

Tjetërsimi i pronave, arrestohet nga policia zëvendësdrejtori i Kadastrës në Dibër

8 Korrik, 2026 1:44 pm
Atletet e bardha të Ramës tërheqin vëmendjen e Rutte, Trump asnjë reagim
Aktualitet

Atletet e bardha të Ramës tërheqin vëmendjen e Rutte, Trump asnjë reagim

8 Korrik, 2026 1:00 pm
Para
Keni një vizë amerikane? Ambasada e SHBA jep lajmin e rëndësishëm: Mund të udhëtoni drejt Shteteve të Bashkuara pa pasur… 

15 vite nga anëtarësimi i Shqipërisë në NATO, Ambasada Amerikane: Së bashku, ne qëndrojmë më të fortë  

13 minatorë të bllokuar në minierën e arit, Rusia ndërpret kërkimet për ta: Rrezikohet… 

13 minatorë të bllokuar në minierën e arit, Rusia ndërpret kërkimet për ta: Rrezikohet… 

Bardhi kërkoi diskutimin e mandatit të Olta Xhaçkës në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve, i përgjigjet Nikolla 

Shqipëria 15 vite në NATO, Lindita Nikolla: Anëtare aktive, e vendosur dhe e besueshme e Aleancës 
















TE FUNDIT

39 ditë protestë në Tiranë, qytetarët thirrje kundër klasës politike

39 ditë protestë në Tiranë, qytetarët thirrje kundër klasës politike
8 Korrik, 2026

Mbahet sot në Tiranë protesta e 39-të. Protestuesit janë grumbulluar si çdo mbrëmje në sheshin “Skëndërbej”, e më pas kanë...

Lexo më shumë

Bardhi në PE: Kuvendi nuk kontrollon më qeverinë, kjo dëmton rrugën drejt BE

Auto-Skicë
8 Korrik, 2026

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, deklaroi në takimin e përbashkët BE–Shqipëri në Parlamentin Europian se Kuvendi...

Lexo më shumë

Komiteti Olimpik Ndërkombëtar heq kufizimet për Rusinë, Ukraina: Vendim i turpshëm

Komiteti Olimpik Ndërkombëtar heq kufizimet për Rusinë, Ukraina: Vendim i turpshëm
8 Korrik, 2026

Komiteti Olimpik Ndërkombëtar hoqi përkohësisht pezullimin e Komitetit Olimpik Rus të martën duke shënuar një hap të rëndësishëm drejt riintegrimit të...

Lexo më shumë

Samiti i ardhshëm i NATO në Tiranë, Rama: Ka ikur koha kur të tjerët…

Samiti i ardhshëm i NATO në Tiranë, Rama: Ka ikur koha kur të tjerët…
8 Korrik, 2026

Samiti i ardhshëm i NATO-s do të jetë në Shqipëri. Nga Samiti i NATO-s në Turqi, kryeministri Edi Rama ka...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}