Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Simpatizantët e tij sërish poshtë banesës, Berisha del në dritare dhe mban fjalim të parapërgatitur

2024/01/04 at 6:21 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Simpatizantët e tij sërish poshtë banesës, Berisha del në dritare dhe mban fjalim të parapërgatitur

Teksa dhjetëra mbështetës të Berishës janë mbledhur sërish poshtë banesës së tij, ish-kryeministri ka dalë në dritare dhe ka mbajtur një fjalim të parapërgatitur.

Berisha, i cili ndodhen nën masën e sigurisë ‘arrest shtëpie’ është shfaqur në dritaren e banesës dhe ka folur me mikrofon.

“Faji i Sali Berishës është se ndërhyri për të shpëtuar opozitën e Shqipërisë kur ajo u kap peng nga Edi Rama.

Së pari, një falenderim nga zemra dhe i përulur për secilin nga ju, sa herë që unë dal në këtë dritare dhe ju shoh ju këtu, ndjej një erë të fuqishme që fryn.

Kjo nuk është era stinore e janarit, kjo nuk është era e ftohtë e dimrit, por kjo është era e shpresës, era e fitores, era e të ardhmes për PD-në dhe shqiptarët.

Kjo pra është era e ndryshimit, e cila buron nga shpirti, zemra, idealet tuaja dhe ka të gjithë fuqinë për të ndryshuar fatet e shqiptarëve dhe Shqipërisë.

Grumbullimi juaj këtu lëshon rrezet e para të dritës që ndriçojnë një Shqipëri, e cila ishte e zhytur në errësirë.
Ju po ringjallni shpresën, ju po ringjallni besimin, prandaj dhe falënderimin tim më të madh për ju demokratë dhe demokrate të mbledhur sot në këtë rrugë.

Kurrë ndonjëherë në historinë e perëndimit nuk është bërë një luftë kaq e egër kundër një partie si ajo që na është bërë ne si PD.

Kurrë nuk është bërë ndonjë luftë ndaj një partie si kjo që i është bërë PD, e cila ndau historinë, ndau epokat, përmbysi diktaturën më të egër, më staliniste që Europa kishte njohur. Nxori Shqipërinë dhe shqiptarët nga honet më të thella të historisë në dritën e rrugës drejt BE, e anëtarësoi atë në NATO dhe ia doli që shqiptarët, kombi më i varfër i Europës, i treti më i varfër i planetit, të renditet në grupin e vendeve me të ardhura të mesme të larta.
Në vitet e përpjekjeve të përbashkëta, PD bëri më shumë se të gjithë paraardhësit e saj në 110 vite pavarësi të marrë së bashku.

Me gjithë këto, këtë 10-vjeçar, demokratët janë persekutuar, janë trajtuar si qytetarë të dorës së dytë dhe të tretë, janë diskriminuar, janë mohuar, janë luftuar egërsisht si armiq nga Edi Rama, narkoregjimi i tij, mafia ndërkombëtare me në krye monstrën e njerëzimit, Xhorxh Sorosin.

Pse kjo luftë kundër demokratëve? Një përgjigje do merrni kudo: fajin e ka Saliu. Por përgjigjen e vërtetë e di çdo shqiptar. Faji i Sali Berishës është se ndërhyri për të shpëtuar opozitën e Shqipërisë kur ajo u kap peng nga Edi Rama.

Faji i Sali Berishës është se ndërhyri kur të tjerët donin t’i caktonin asaj kryetarin dhe u tha jo, kreu i PD do përcaktohet përjetë vetëm nga shqiptarët, nga demokratët.

Faji i Saliut ishte se denoncoi çdo ditë aferat e shekullit, inceneratorët, sterilizatorët, vjedhjet në Portin e Durrësit, lidhjet e tmerrshme të Edi Ramës dhe qeveritarët me bandat, me trafikantët e drogës”, tha Berisha.

Ju sugjerojmë

Kongresi miraton projektligjin e Trumpit për shpenzimet dhe taksat
Bota

Kongresi miraton projektligjin e Trumpit për shpenzimet dhe taksat

3 Korrik, 2025 10:33 pm
Mikpritja shqiptare, Fevziu ndan episodin me të bijën: S’më kishte ndodhur kurrë!
-U tha në Opinion

Mikpritja shqiptare, Fevziu ndan episodin me të bijën: S’më kishte ndodhur kurrë!

3 Korrik, 2025 10:14 pm
Çfarë ndodhi me “Bankers Petroleum”? Gazetarja Daci: 110 mln euro janë taksat e…
Kryesore

Çfarë ndodhi me “Bankers Petroleum”? Gazetarja Daci: 110 mln euro janë taksat e…

3 Korrik, 2025 10:00 pm
Babai abuzoi me vajzën e mitur, Daci në Opinion:Pritet akt-ekspertimi i detajuar…
-U tha në Opinion

Babai abuzoi me vajzën e mitur, Daci në Opinion:Pritet akt-ekspertimi i detajuar…

3 Korrik, 2025 9:44 pm
‘Merrte’ pension nga varri, i vdekuri çregjistrohet pas 6 vjetësh
Aktualitet

‘Merrte’ pension nga varri, i vdekuri çregjistrohet pas 6 vjetësh

3 Korrik, 2025 9:33 pm
“Po më doli emri në televizion, s’jemi më shokë”,qytetari s’merr paratë për 61 delet
Aktualitet

“Po më doli emri në televizion, s’jemi më shokë”,qytetari s’merr paratë për 61 delet

3 Korrik, 2025 9:20 pm
Fundi i karrierës parlamentare për disa politikanë/Korreshi:Do më marrë malli për…
Aktualitet

Fundi i karrierës parlamentare për disa politikanë/Korreshi:Do më marrë malli për…

3 Korrik, 2025 9:11 pm
Tabaku: Shqipëria ka nevojë për ligj serioz për investimet e huaja, jo për…
Aktualitet

Tabaku: Shqipëria ka nevojë për ligj serioz për investimet e huaja, jo për…

3 Korrik, 2025 9:00 pm
Po transportonte 17 emigrantë nga vendet e treta, arrestohet 25-vjeçari
Aktualitet

Durrës/ Plagoset me armë zjarri një 30-vjeçar

3 Korrik, 2025 8:58 pm
Osmani vazhdon konsultimet për zhbllokimin e Kuvendit
Rajoni

Osmani vazhdon konsultimet për zhbllokimin e Kuvendit

3 Korrik, 2025 8:06 pm
Para
Sergio Ramos rezultoi me doping, por UEFA mbuloi rastin

Sergio Ramos rezultoi me doping, por UEFA mbuloi rastin

Dan Hutra tenton të arratiset nga burgu i Fierit, detajet e para

“Shtypi tenxheret dhe krijoi…”, si e organizoi Dan Hutra planin e arratisjes nga burgu i sigurisë së lartë

VIDEO/ I mohoi lirinë me kusht, i dënuari dhunon me grushte gjyqtaren dhe rojet e sigurisë

VIDEO/ I mohoi lirinë me kusht, i dënuari dhunon me grushte gjyqtaren dhe rojet e sigurisë

TE FUNDIT

Kongresi miraton projektligjin e Trumpit për shpenzimet dhe taksat

Kongresi miraton projektligjin e Trumpit për shpenzimet dhe taksat
3 Korrik, 2025

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, e ka arritur të enjten një fitore të madhe politike, pasi Kongresi e...

Lexo më shumë

Mikpritja shqiptare, Fevziu ndan episodin me të bijën: S’më kishte ndodhur kurrë!

Mikpritja shqiptare, Fevziu ndan episodin me të bijën: S’më kishte ndodhur kurrë!
3 Korrik, 2025

Për shqiptarët, mikpritja ka qenë gjithnjë zakon për të respektuar këdo që troket. Por një ngjarje e pakëndshme duket se...

Lexo më shumë

Çfarë ndodhi me “Bankers Petroleum”? Gazetarja Daci: 110 mln euro janë taksat e…

Çfarë ndodhi me “Bankers Petroleum”? Gazetarja Daci: 110 mln euro janë taksat e…
3 Korrik, 2025

Në emisionin “Opinion”, në Tv Klan, gazetarja Glidona Daci, ka sqaruar se çfarë ka ndodhur me kompaninë “Bankers Petroleum Albania”,...

Lexo më shumë

Babai abuzoi me vajzën e mitur, Daci në Opinion:Pritet akt-ekspertimi i detajuar…

Babai abuzoi me vajzën e mitur, Daci në Opinion:Pritet akt-ekspertimi i detajuar…
3 Korrik, 2025

Një ngjarje e rëndë tronditi opinionin publik dy ditë më parë, ku një vajzë 12 vjeçe ka rënë pre e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com