Sport

Simona Halep dominon në finalen e Wimbledon kundër Serena Williams


               Publikuar në : 17:34 - 13/07/19 |
Al Do

Simona Halep ka mundur Serena Williams në finalen e Wimbledon-it duke siguruar kështu fitoren e parë në Grand Slamin më prestigjioz të tenisit.

Tenistja nga Rumunia fitoi finalen me rezultatin 6-2, 6-2 duke rikuperuar pothuajse çdo shërbim të Williams.

“Kjo ishte ndeshja ime më e mirë”, tha 27-vjeçarja Halep, duke shtuar se nuk ishte nën presion dhe se e dinte si do të luante që nga fillimi. Ajo fiton kështu Grand Slam-in e dytë në karrierë pas suksesit në 2018 në French Open.

Nga ana tjetër, kjo humbje ka shuar shpresat e Serena Williams për të barazuar rekordin e fitores së 24 titujve Grand Slam. Ashtu si në finale e vitit të shkuar ndaj Angelique Kerber, ajo ishte larg pritshmërive të saj dhe të publikut duke humbur të 4 game-t e para që në setin hapës.

Nesër do të zhvillohet finalja e turneut për meshkuj mes Roger Federer dhe Novak Djokovic. /Opinion.al

Pas