Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Sido që të jetë, shqiptarët i shprehin mirënjohje të përjetshme De Biasit

2016/06/22 at 2:18 PM
në Aktualitet, Sport, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Sido që të jetë, shqiptarët i shprehin mirënjohje të përjetshme De Biasit

Tre milionë shqiptarë kanë një idhull të ri, më mirë të themi ndoshta e kishin prej kohe: Quhet Gianni de Biasi, falë tij futbolli shqiptar njohu fitoren e tij të parë në fazën finale të Europianit dhe golin e parë, të shënuar nga Armando Sadiku, prej të cilit u vendos sfida kundër Rumanisë. Tani, duke shpresuar edhe tek Italia e në kombinime të ndryshme të rezultateve, Shqipëria e tretë në grupin e saj, me 3 pikë, ka akoma mundësi që të jetë pjesë e 16 skuadrave të kualifikuara. Gianni de Biasi festoi 60-vjetorin para pak ditësh, më 16 qeshor:  “Djemtë më bënë një dhuratë të bukur, por do të më kishte pëlqyer një dhuratë edhe disa ditë më parë, kur luajtëm kundër Francës… Humbëm në minutën e fundit prej një goli të Griezmann, por e jona ishte një paraqitje e jashtëzakonshme. Kundër Rumanisë pashë skuadrën që doja, konkrete në momentin e duhur, shfrytëzuam rastet kur duhej, u mbrojtëm me përpikmëri.

Ka lumturi, ka shumë krenari: “Jam entuziast për këtë fitore e për këtë mbrëmje: të organizuar, të fortë në mbrojtje, të pamëshirshëm në kundërsulm. Në ndeshjen e tretë arritëm të hiqnim pak “ndryshkun”, pak frikën e tepërt të dy ndeshjeve të para, ku vuajtëm emocionet  e debutantëve. Tani jemi gati për të ardhmen, qoftë ai vazhdimi i Europianit, ose, nga shtatori, kualifikimet për “Botërorin 2018”. Skuadra është gati, tani jam i sigurtë”.

Por jashtë është një popull në festë, në stadium ishin afërsisht 30.000 tifozë shqiptarë, të apasionuar, entuziastë. Nuk kishin përjetuar kurrë një mbrëmje të tillë në jetën e tyre. Asnjëri nuk kishte parë kurrë një fitore të Shqipërisë kundër Rumanisë, e cila është kombëtarja kundër së cilës shqiptarët kanë luajtur më shumë herë, por nuk regjistrohej një fitore kundër rivalëve të mëdhenj, madje që në vitin 1948. “Në fakt, lejomëni të them një gjë: çka më bën më të lumtur  sesa fitorja mbi Rumaninë është gëzimi i pamasë që u dhamë tifozëve tanë. Na ndjekin në çdo vend. Edhe kur nuk na ndjekin, gjejmë shqiptarë në çdo vend të Europës. Kurrë nuk na lënë të na mungojë dashamirësia e mbështetja. Këto 3 pikë , të parat në historinë e Shqipërisë në një fazë finale të një turneu të tillë, ua dedikoj atyre.

Tani Shqipëria po pret në dritare, ndeshjet e fundit të fazës së grupeve. Për t’u kualifikuar në 16-she, duhet që të jetë njëra nga 4 më të mirat midis të klasifikuarave të treta. Diferenca negative e golaverazhit (-2) mundet të jetë një pengim serioz, por është e drejtë të pritet deri në fund. Mbajmë mend se, kur formula e turneut me 24 skuadra dhe 4 të tretat më të mira është përdorur në një turne të madh ndërkombëtar (Botërori i viteve 1986, 1990 dhe 1994), vetëm një herë, një skuadër e klasifikuar e treat, me 3 pikë, është eliminuar. Ishte Rusia, në “Botërorin 1994”.

Statistika, të paktën është në favor të Gianni De Biasit. Të cilit, sidoqë të jetë, populli shqiptar do t’i shprehë mirënjohje të përjetshme, pavarësisht si do të përfundojë Europiani. “Conte, më ndihmo të çoj Shqipërinë në 16-she: ta them si italiani-ialianit” – është mesazhi që Gianni De Biasi, trajneri i kombëtares nga Tirana, i jep kombëtares bojëqielli italiane. – Duke mundur Rumaninë, kemi bërë historinë. Për të kaluar si skuadra e tretë më e mirë, një ndihmë mund të na e japë grupi D dhe grupi i Italisë: tifo ime në ndeshjen kundër Irlandës dyfishohet, një fitore do të na jepte shpresë. E duke njohur Conten,  jam i bindur që Italia do të japë maksimumin”.

Shkruan Andrea Sorrentino (La Repubblica)

bias1

bias2

biasi3

bias4

biasi5

Ju sugjerojmë

Demenca e hershme, faktorët që mund të ndikojnë në shëndetin e trurit
-Jetë dhe Stil

Demenca e hershme, faktorët që mund të ndikojnë në shëndetin e trurit

8 Qershor, 2025 5:56 pm
Mashtrim duke përdorur emrin e Postës, Autoritetet: Ju vjedhin të dhënat bankare
Kronikë

Mashtrim duke përdorur emrin e Postës, Autoritetet: Ju vjedhin të dhënat bankare

8 Qershor, 2025 5:27 pm
Protestat, 2 mijë ushtarë vendosen në Los Angeles me urdhër të Trump
Bota

Protestat, 2 mijë ushtarë vendosen në Los Angeles me urdhër të Trump

8 Qershor, 2025 5:11 pm
Babai i Elon Musk në Moskë, flet për debatin e të birit: Bëri një gabim me Trump
Bota

Babai i Elon Musk në Moskë, flet për debatin e të birit: Bëri një gabim me Trump

8 Qershor, 2025 5:06 pm
Spanjë/ Protesta kundër qeverisë së “Sanchez”, thirrje për zgjedhje të parakohshme
Bota

Spanjë/ Protesta kundër qeverisë së “Sanchez”, thirrje për zgjedhje të parakohshme

8 Qershor, 2025 4:56 pm
Tom Cruise futet në Librin e Rekordeve Guinness
InstaBIZ

Tom Cruise futet në Librin e Rekordeve Guinness

8 Qershor, 2025 4:53 pm
VIDEO/ Ndeshja ndaj Serbisë, çfarë ndodhi mes tifozit shqiptar dhe gazetarit serb
Sport

VIDEO/ Ndeshja ndaj Serbisë, çfarë ndodhi mes tifozit shqiptar dhe gazetarit serb

8 Qershor, 2025 4:45 pm
Skandali seksual, Elon Musk: Trump është në dosjet e Epstein
Bota

Musk flet për krijimin e një partie të re në SHBA, Trump: Do ketë pasoja të rënda

8 Qershor, 2025 4:38 pm
Rritja e çmimeve fundos turizmin në Kroaci, braktiset masivisht nga vizitorët
Bota

Rritja e çmimeve fundos turizmin në Kroaci, braktiset masivisht nga vizitorët

8 Qershor, 2025 4:30 pm
Luciano Spalletti shkarkohet nga kombëtarja italiane
Sport

Luciano Spalletti shkarkohet nga kombëtarja italiane

8 Qershor, 2025 4:22 pm
Para
Video/ E pabesueshme këngëtarja turke di fjalët e “T’ka lali shpirt”

Video/ E pabesueshme këngëtarja turke di fjalët e "T'ka lali shpirt"

Skandali në Jetimoren e Shkodrës/ Eksperti: Vajza u abuzua seksualisht

Skandali në Jetimoren e Shkodrës/ Eksperti: Vajza u abuzua seksualisht

Edhe Ledri Vula në…

Edhe Ledri Vula në...

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Demenca e hershme, faktorët që mund të ndikojnë në shëndetin e trurit

Demenca e hershme, faktorët që mund të ndikojnë në shëndetin e trurit
8 Qershor, 2025

Një bel i hollë nuk shërben vetëm për të ulur rrezikun e diabetit apo sëmundjeve kardiovaskulare, por edhe për të...

Lexo më shumë

Mashtrim duke përdorur emrin e Postës, Autoritetet: Ju vjedhin të dhënat bankare

Mashtrim duke përdorur emrin e Postës, Autoritetet: Ju vjedhin të dhënat bankare
8 Qershor, 2025

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK) ka ndërmarrë menjëherë masa për të bllokuar një skemë mashtruese që synonte vjedhjen e...

Lexo më shumë

Protestat, 2 mijë ushtarë vendosen në Los Angeles me urdhër të Trump

Protestat, 2 mijë ushtarë vendosen në Los Angeles me urdhër të Trump
8 Qershor, 2025

Forcat e Gardës Kombëtare u vendosën në Los Angeles të Shteteve të Bashkuara, pas urdhrit të presidentit amerikan, Donald Trump,...

Lexo më shumë

Babai i Elon Musk në Moskë, flet për debatin e të birit: Bëri një gabim me Trump

Babai i Elon Musk në Moskë, flet për debatin e të birit: Bëri një gabim me Trump
8 Qershor, 2025

Errol Musk, babai i sipërmarrësit miliarder të teknologjisë Elon Musk, udhëtoi për në Moskë për të marrë pjesë në “Forumin...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com