Protesta e opozitës shqiptare përballë kryeministrisë në Tiranë është pasqyruar edhe ne mediat ndërkombëtare.
Agjencia Ndërkombëtare e Lajmeve, Associated Press, shkruan se disa mijëra mbështetës të opozitës morën pjesë në manifestimin para zyrës së kryeministrit, Edi Rama.
Në raportim, theksohen edhe thirrjet e opozitës se kabineti qeveritar i Ramës mund të manipulojë zgjedhjet e 18 qershorit. “Partitë politike të opozitës nuk janë regjistruar për zgjedhjet e 18 qershorit, por gjithashtu kanë paralajmëruar se nuk do të mbahen votime pa to”, shkruan Agjencia Ndërkombëtare e Lajmeve.
Ndërkohë, raportimi i Associated Press për protestën e opozitës shqiptare është pasqyruar edhe nga Fox News, Abc News, New York Times e shumë media të tjera ndërkombëtare. Gjithashtu manifestimi është raportuar edhe nga mediat e rajonit.