Aktualitet

Si transformohet Piramida, Veliaj: Për dy muaj nisin punimet


               Publikuar në : 10:19 - 25/04/19 |
b.f

Nga qendra COD në kryeministri, është prezantuar projekti i transformimit të Piramidës. Kryebashkiaku Erion Veliaj ka premtuar se punimet do të nisin brenda muajit qershor, ndërsa afati i tyre do të jetë 12 muaj.

Veliaj tha se Piramida do të kthehet në një qendër teknologjike për të rinjtë. Ai tregoi shembujt e Pazarit të Ri apo të Sheshit Skenderbej si raste suksesi të projekteve të bashkisë dhe të bashkëpunimit me pushtetin qendror.

Nga ana tjetër, kryeministri Edi Rama tha se godina do të kthehet në një godinë që i sjell njerëzit për të celebruar lirinë dhe jetën. Ai shtoi se përgjegjësia për përfundimin e punimeve brend afatit, i takoi Veliajt.

“Në këtë konfiguracion nuk mund të mungojë Lali Eri dhe ambicia e tij për ta bërë këtë godinë të gatshme për Samitin e dixhitalizimit të vitit të ardhshëm për të gjithë vendet që i përkasin formatit 16+1, që do të ishte një moment fantastik, ia lë Lali Erit që ta mbajë fjalën, nëse është djalë e kemi bashkë, nëse është vajzë e mban ai, edhe pse nuk më pëlqen fort ky krahasim, pasi vajzat janë më të mira se djemtë.Tani nuk na mbetet vetëm të presim përfundimin e projektit, që nis në qershor dhe përfundon pas 12 muajsh, kështu ka thënë kryetari i bashkisë”, tha Rama./Opinion.al

Pas