Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Si të përshtatemi gjatë seksit?

2017/12/13 at 6:40 PM
në -Jetë dhe Stil, Life Style
Kohë leximi: 3 min
A A
Si të përshtatemi gjatë seksit?

Në shumë vende të botës morali është i barabartë me uljen apo jo të pantallonave për mos të thënë hapjen e këmbëve. Shpesh herë një gabim tjetër është asocimi i moralit me fenë. Por e vërteta është që ka katolikë, muslimanë, jewish, etj etj të cilët janë të moralshëm, nga ana tjetër ka kristianë, muslimanë, ateistë të cilët janë thjeshtë imoralë. E njëjta gjë vlen dhe për njerëzit që janë seksualisht aktivë dhe për ata të cilët nuk janë. Morali, të paktën nga perspektiva personale, është aftësia për të respektuar dhe për t’u kujdesur për qëniet njerëzore që na rrethojnë. Morali ka shumë pak të bëjë me mënyrën se si ne e përjetojmë seksualitetin, ka të bëjë vetëm nëse  me të thyejme një pakt apo një marrëveshje që kemi me dikë tjetër.


Sa herë që shkruaj diçka për blogun bëj kërkimë në internet rreth seksit apo se si ai përjetohej në të kaluarën. Nuk ke si mos habitesh me këshillat që jepeshin në të kaluarën  rreth numrit të marrëdhënieve seksuale, apo këshillave për masturbimin, disa prej tyre vërtetë absurde. Por, nga ana tjetër për kohën e tyre, të gjithë këta mjekë apo shkrimtarë ishin ekspertë. Ata ishin të bindur që kishin përgjigjet e duhura. Ajo që dua të them është që kohërat ndryshojnë shumë shpejt, ashtu dhe zakonet apo veprimet e njerëzve duke bërë që ajo ç’ka themi sot, ndoshta të behët démodé apo e pakuptimtë në të ardhme. Pra, nuk jam duke u munduar të shkruaj “ Dhjete rregullat e seksit “, sepse librat apo shkrimet janë një reflektim i kohës sonë dhe nuk i dihet kurrë se si do të ndryshojnë kohët në të ardhme.

Ka shumë arsye të ndryshme se pse njerëzit bëjnë seks, disa prej tyre kanë të bëjnë me dashurinë ndërsa disa prej tyre jo. Shume prej nesh bëjnë seks sepse është gallatë dhe kënaqësi, sidomos me dike që dhe duam. Seksi është gjithashtu një aktivitet që njerëzit e bëjnë kur kanë nevojë urgjente të kenë shkëmbime fizike ose të çlirojnë energji erotike . Disa njerëz nga ana tjetër bëjnë seks për t’i bërë qejfin partnerit ndërsa të tjerë sepse duan të fitojnë siguri. Ka dhe shume çifte që bëjnë seks sepse duan fëmijë dhe ky lloj seksi i bën partnerët që të afrohen akoma më shumë më njëri –tjetrin.

Seksi pra ka kuptime të ndryshme sipas situatave.  Shpesh herë mund ta gjejmë  veten në një situatë ku seksi na ndihmon të rregullojmë marrëdhënien,  ndërsa ndonjëherë seksi mund të krijojë ankth dhe vetmi. Edhe në një marrëdhënie, seksi ka kuptime të ndryshme, shpesh herë në fillim të saj ai mund të japë energji ndërsa më vonë në kohë  të japë siguri dhe qetësi. Në pjesën më të madhe të marrëdhënieve afatgjata seksi mund të bëhet pak i mërzitshëm, shpesh herë ai përmirësohet vetë ndërsa herë të tjera duhet anagazhim nga të dyja palët.

Një tjetër fenomen të cilin e praktikoj dhe vetë, është paragjykimi kur vjen puna te ndjenjat sidomos te të rinjtë, duke i konsideruar ato si dashuri fëminore dhe romantike. Kjo në fakt është absurde sepse ndjenjat më të fuqishme në jetë shpesh herë ( bazuar në çifte reale ) janë dashuria dhe ana romantike e saj. Edhe kur jemi të rinj dhe të dashuruar seksi mund të jetë i mirë apo i keq, fizik apo sentimental. Për shumë njerëz diferencën midis një seksi të mirë dhe të keq e bën kujtimi i miqësisë, dashurisë dhe argëtimi.

Është e rëndësishme dhe të kuptojmë që kur rritemi në moshë pritshmëritë tona për seksin mund të ndryshojnë. Për shembull kur je 17 ose 18 vjeç thjeshtë akti ose shtrirja me dikë në krevat është një arritje e madhe, ndërkohë që kur je 34 vjeç dhe ke eksperience prêt që jeta seksuale të të çojë në vende të ndryshme nga ato ku ke qenë.  Kur je më i rritur mund  dhe  të kërkosh disa cilësi specifike në një partner.  Lajmi i mirë është që në çdo moshë njeriu kërkon që seksi të jetë special./Nga Zhaklin Lekatari



Ju sugjerojmë

Rrebeshe shiu dhe temperatura 42 gradë C, njihuni me parashikimin e motit për sot 
-Jetë dhe Stil

Si do të jetë moti sot

1 Nëntor, 2025 11:16 am
Hëna e re në dhjetor, ja cilat shenja preken më shumë 
-Jetë dhe Stil

Horoskopi 1 Nentor 2025, zbuloni shenjat me fat

1 Nëntor, 2025 10:58 am
Ky është avioni më i shpejtë në botë
Life Style

Ky është avioni më i shpejtë në botë

31 Tetor, 2025 5:18 pm
7 vendet më të frikshme në botë
Life Style

7 vendet më të frikshme në botë

28 Tetor, 2025 4:59 pm
Zbulohet tuneli i mbushur me makina të vjedhura
Life Style

Zbulohet tuneli i mbushur me makina të vjedhura

26 Tetor, 2025 1:36 am
Horoskopi ditor, e diel 6 gusht 2023
-Jetë dhe Stil

Horoskopi 25 Tetor 2025

25 Tetor, 2025 11:09 am
Hëna e re në dhjetor, ja cilat shenja preken më shumë 
-Jetë dhe Stil

Horoskopi 19 Tetor, zbuloni shenjat me fat

19 Tetor, 2025 10:49 am
Policë robotë në rrugë? Propozimi për qytetin e “pushtuar” nga krimi ngjall reagime
Life Style

Policë robotë në rrugë? Propozimi për qytetin e “pushtuar” nga krimi ngjall reagime

18 Tetor, 2025 5:00 pm
“Emri im është Manchester United”, tifozi që ndryshoi identitetin e tij
Life Style

“Emri im është Manchester United”, tifozi që ndryshoi identitetin e tij

17 Tetor, 2025 6:01 pm
Horoskopi ditor, e diel 6 gusht 2023
Kryesore

Horoskopi 12 Tetor, zbuloni shenjat me fat

12 Tetor, 2025 10:53 am
Para
opinion lajm i fundit

Gjendet pajetë 23 vjeçari, ja ku dyshon policia

Çifti i famshëm rikthehen sërish bashkë, arrijnë të tejkalojnë krizën mes tyre

Çifti i famshëm rikthehen sërish bashkë, arrijnë të tejkalojnë krizën mes tyre

Super spektakël në qiell! Edhe pak ore nga shiu i meteorëve, mos e humbisni

Super spektakël në qiell! Edhe pak ore nga shiu i meteorëve, mos e humbisni
















TE FUNDIT

SPAK me komunikatë zyrtare, zbardhen akuzat për kreun dhe ish-kreun e ARRSH

SPAK me komunikatë zyrtare, zbardhen akuzat për kreun dhe ish-kreun e ARRSH
3 Nëntor, 2025

SPAK ka dalë me komunikatë zyrtare, ku bën me dije akuzat që rëndojnë ndaj ish kreut të ARRSH, Ervis Berberi,...

Lexo më shumë

Trump: Kina dhe Rusia po kryejnë teste bërthamore sekrete

Bombardimet e SHBA/Trump flet për ndryshimin e mundshëm të regjimit në Iran
3 Nëntor, 2025

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka akuzuar Rusinë dhe Kinën për testimin e armëve bërthamore: "Rusia po bën teste, Kina po bën...

Lexo më shumë

Gjykata Kushtetuese vendos: Erion Veliaj nuk shkarkohet, nuk ka zgjedhje në Tiranë

Gjykata Kushtetuese vendos: Erion Veliaj nuk shkarkohet, nuk ka zgjedhje në Tiranë
3 Nëntor, 2025

Gjykata Kushtetuese ka vendosur se nuk do të ketë zgjedhje në Tiranë, duke rrëzuar kështu dekretin e Presidentit Begaj. Kushtetuesja...

Lexo më shumë

Zbulohen emrat kandidatëve për Avokatin e Popullit, nga Edri Shabani te…

Zbulohen emrat kandidatëve për Avokatin e Popullit, nga Edri Shabani te…
3 Nëntor, 2025

Njëzetetre janë kandidatët që do të garojnë për drejtimin e institucionit të Avokatit të Popullit, që aktualisht drejtohet nga Erinda...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com