Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Si të kujdesemi që të mos sëmuremi në qendrat estetike?

2018/06/27 at 8:00 AM
në -Jetë dhe Stil, -Shëndeti
Kohë leximi: 3 min
A A
Si të kujdesemi që të mos sëmuremi në qendrat estetike?

Të gjithëve na pëlqen të vizitojmë sallonet e bukurisë dhe të relaksohemi ndërsa njerëz të tjerë kudesen për pamjen tonë. Megjithatë, për disa, kjo eksperiencë mund të mos rezultojë kaq shplodhëse. Në sallonet e thonjve dhe të flokëve, shumë kliente raportojnë se kanë pasur probleme shëndetsore pasi kanë vizituar një qendër estetike. Këto probleme mund të jenë sëmundje kërpudhore të lëkurës, reaksione në lëkurë dhe probleme me rrugët e frymëmarrjes.


Sëmundjet kërpudhore më të shpeshta janë ato të thonjve, qofshin të duarve apo të këmbëve. Kërpudhat kërkojnë mjedise të ngrohta dhe të lagështa për t’u zhvilluar dhe nëse mjetet e punës së estetisteve nuk janë të dizinfektuara, kërpudhat mund të kalojnë nga një kliente te tjetra. Simptomat mund të jenë njolla të verdha apo të bardha, thonj të trashë ose të thërrmuar apo me ngjyrë të errët.

Fatkeqësisht kërpudhat mund të jenë rezistente nga mjekimi. Nëse vini re këto simptoma vizitoni mjekun dhe merrni një recetë që do të rrisë thoin tuaj nga fillimi pa infeksion. Deri në shërimin e tij tëplotë mund të duhen më shumë se 4 muaj, ndaj kini durim.

Reaksionet e lëkurës dhe të skalpit nuk mbesin pas. Sallonet e flokëve janë si një laborator kimik pasi çdo procedurë kërkon përdorimin e tyre. Reaksionet më të shpeshta vijnë nga bojërat e flokëve. Edhe pse mund të mos jetë hera e parë që lyeni flokët, mos jini kurrë të sigurtë që nuk do të ndodhë. Shumë femra kanë pësuar reaksione të cilat kanë enjtur kokën, kanë shkaktuar skuqje, kruarje dhe plagë.

Një tjetër simptomë që mund të vijë nga sallonet mund të jetë dermatitis. Kontakti me manikyr, açeton apo produkte të tjera shkakton alergji te njerëzit me lëkurë të ndjeshme.

Mund të hyni në një sallon e të mos përftoni asnjë shërbim; kjo s’do të thtë që do të dilni pa probleme. Kimikatet e produkteve çlirohen edhe në ajër ndaj mos u çudisni nëse do të keni rrjedhje hundësh, vështirësi në frymëmarrje, kruarje sysh, lotim apo edhe dhimbje koke. Këto probleme me shumë gjasa ndodhin te sallonet e thonjve më shumë se te flokët.

Si t’i shmangim?

  1. Kur zgjidhni një sallon thonjsh, kontrolloni më parë ambientin ku punohet nëse është i pastër. Vini re nëse estetistet punojnë me doreza dhe me mjete të dizinfektuara. Shihni nëse i lajnë duart e tyre dhe veglat e punës. Kërkoni për një pajisje që mund të duket si sobë apo mikrovalë, – ajo është pajisja dizinfektuese.
  2. Përdorni bojëra flokësh natyrale. Mund të mos jenë efektive te thinjat por nuk do të keni probleme me lëkurën. E njëjta gjë vlen edhe për manikyrin. Në ambalazhin e saj kërkoni shkrimin “5-free”, që do të thotë nuk përmban 5 elementët e rrezikshëm kimik.
  3. Mos i prisni kutikulat por shtyjini pas. Prerja e kutikulave mund të shkaktojë çarje të lëkurës dhe kjo lejon bakteret dhe kërpudhat të hyjnë në organizëm.
  4. Nëse keni imunitet të dobët apo po kaloni një sëmundje si kanceri e cila ju bën më vunerabël ndaj infeksioneve, merrni mjetet tuaja personale.
  5. Bëni një test alergjie te salloni i flokëve. Stilisti do të vendosë pak bojë pas veshit ose në pjesën e brendshme të brrylit. Pasi boja të thahet shihni nëse shkakton një reaksion në lëkurë. Nëse po, atëherë shmangeni lyerjen.
  6. Mos u depiloni përpara se të shkoni. Bakteret ndodhen në qelizat e sipërfaqes së lëkurës dhe te qimet. Nëse ju depiloheni përpara se të shkoni në sallonin e thonjve hapni rrugët për bakteret
  7. Shkoni në mëngjes. Në fund të ditës të gjitha veglat pastrohen ndaj sa më herët të vizitoni sallonin të nesërmen aq më pak të rrezikuar jeni.
  8. Kur të mbaroni tajtimin gjithmonë lani duart, këmbët dhe fytyrën. Bakteret që mund të keni marrë do të hyjnë në organizëm nëse nuk laheni./Opinion.al
Etiketa: keshillakujdesiqendra estetikesemundje


Ju sugjerojmë

Instrumentet muzikore mbajnë trurin aktiv
-Shëndeti

Instrumentet muzikore mbajnë trurin aktiv

18 Korrik, 2025 1:59 pm
“Konflikte dhe tradhti në fund të korrikut”, astrologia paralajmëron shenjat
-Jetë dhe Stil

“Konflikte dhe tradhti në fund të korrikut”, astrologia paralajmëron shenjat

18 Korrik, 2025 1:57 pm
Horoskopi, 2 maj 2022
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 18 korrik 2025

18 Korrik, 2025 8:17 am
Horoskopi, 2 maj 2022
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 17 korrik 2025

17 Korrik, 2025 8:17 am
Aktiviteti fizik parandalon sëmundjet tumorale
-Shëndeti

Aktiviteti fizik parandalon sëmundjet tumorale

15 Korrik, 2025 11:18 am
Horoskopi, 2 maj 2022
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 15 korrik 2025

15 Korrik, 2025 8:16 am
Planetët sjellin trazira!Meri Shehu:Javë me shpërthime emocionale dhe përplasje në..
-Jetë dhe Stil

Planetët sjellin trazira!Meri Shehu:Javë me shpërthime emocionale dhe përplasje në..

14 Korrik, 2025 7:02 pm
Horoskopi, 2 maj 2022
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 14 korrik 2025

14 Korrik, 2025 8:13 am
Horoskopi, 2 maj 2022
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 13 korrik 2025

13 Korrik, 2025 8:27 am
Mërkuri në prapavijë/Chrysanthi Kalogeri zbulon shenjat që ’shkunden’ nga ndryshimet
-Jetë dhe Stil

Mërkuri në prapavijë/Chrysanthi Kalogeri zbulon shenjat që ’shkunden’ nga ndryshimet

11 Korrik, 2025 12:02 pm
Para
Ja si t’i mbani këmbët të bukura në plazh

Ja si t’i mbani këmbët të bukura në plazh

Lojtarët e Anglisë përgatiten për ndeshjen kundër Belgjikës, të dashurat e tyre gati për jetë nate

Lojtarët e Anglisë përgatiten për ndeshjen kundër Belgjikës, të dashurat e tyre gati për jetë nate

“Libération”: Në Shqipëri, parate e drogës janë shndërruar në para të politikës

“Libération”: Në Shqipëri, parate e drogës janë shndërruar në para të politikës
















TE FUNDIT

Donald Trump: Ne kemi rigjallëruar SHBA-në, tani jemi më të respektuarit

Ekipi i Presidentit Trump pritet të fillojë bisedimet e paqes me negociatorët rusë dhe ukrainas në Arabinë Saudite
20 Korrik, 2025

Donald Trump ka shënuar ditën e sotme gjashtë muaj në krye të presidencës së SHBA-së. “Sot shënohet gjashtëmuaj nga mandati...

Lexo më shumë

Rrëfimi i vrasësit të profesorit të Berkeley në Athinë: E bëra për ish-gruan dhe …

Rrëfimi i vrasësit të profesorit të Berkeley në Athinë: E bëra për ish-gruan dhe …
20 Korrik, 2025

Një ngjarje e rëndë me përmasa ndërkombëtare ka tronditur Athinën dhe komunitetin akademik të Universitetit të Kalifornisë në Berkeley. Profesori...

Lexo më shumë

Italia përfshihet nga vala e të nxehtit ekstrem, temperaturat arrijnë në 48.8 gradë

Italia përfshihet nga vala e të nxehtit ekstrem, temperaturat arrijnë në 48.8 gradë
20 Korrik, 2025

Një valë e re e të nxehtit, e treta që nga fillimi i verës, ka goditur Italinë që prej së...

Lexo më shumë

Kosova cakton një muaj paraburgim për zyrtarin e qeverisë serbe

Kosova cakton një muaj paraburgim për zyrtarin e qeverisë serbe
20 Korrik, 2025

Gjykata Themelore në Prishtinë i ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji zëvendësdrejtorit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com