-Shëndeti

Si të dallojmë simptomat e Covid-19 tek fëmijët?


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 22:35 - 15/08/20 |
el ida

Teksa OBSH ngriti alarmin se një numër gjithnjë e më i lartë fëmijësh po infektohet me Covid-19, lind pyetja cilat janë simptomat më të zakonshme tek ta.

Sipas ekspertëve, simptomat e koronavirusit tek fëmijët janë të njëjta me ato tek të rriturit, kryesisht kollë, temperaturë, humbje e nuhatjes apo shijes.

Shenja të tjera të shpeshta përfshijnë çdo lloj vështirësie në frymëmarrje, mungesë energjie, skuqje e lëkurës, veçanërisht ato skuqje që përhapen shpejt në trup, përgjumje.

Sipas CNN, pediatrët rekomandojnë që prindërit të njoftojnë sa më parë mjekët nëse fëmijët kanë probleme me energjinë, me të ndjenjurit zgjuar, nëse ankohen se janë të lodhur e të përgjumur shumicën e kohës apo nëse ata nuk hanë e nuk pijnë.

Sipas mjekëve, prindërit janë gjithsesi “detektivët” më të mirë sepse ata e dinë se si sillet zakonisht fëmija i tyre.

Pavarësisht këtyre këshillave, mjekët thotë se ka shumë gjasa që shumica e fëmijëve të mos kenë asnjë simptomë të dukshme. Në këto raste, mjekët këshillojnë prindërit që të kujdesen për vendet ku fëmija i tyre kalon kohën dhe personat me të cilët ka kontakte, si dhe të mundohen t’i shpejgojnë atyre për higjienën personale dhe mos afrimin e tepert me të tjerët./Opinion.al

Pas